UNGJILLI – Llukai 6:17-23
Edhe zbriti bashkë me ata e qëndroi në një vend të sheshtë; edhe ishin grumbulli i nxënësve të tij dhe një turmë e madhe populli nga gjithë Judea dhe nga Jerusalemi, edhe nga bregdeti i Tirit e i Sidonës, të cilët erdhën të dëgjonin atë, edhe të shëroheshin nga sëmundjet e tyre, edhe ata që mundoheshin prej frymëve të ndyra, dhe shëroheshin.
Edhe gjithë turma kërkonte ta prekte; sepse dilte fuqi prej tij, edhe i shëronte të gjithë. Edhe ai, si ngriti sytë mbi nxënësit e tij, thoshte: Lum ju të varfërit, sepse juaja është mbretëria e Perëndisë.
Lum ju që keni uri tani, sepse do të ngopeni.
Lum ju që qani tani, sepse do të qeshni. Të lumtur jeni ju, kur t’ju urrejnë njerëzit, edhe kur t’ju përjashtojnë, edhe t’ju përqeshin, edhe t’ju nxjerrin emrin për të keq, për shkak të Birit të njeriut.
Gëzohuni në atë ditë dhe kërceni; sepse ja paga juaj tek është e shumtë në qiell; sepse kështu ua bënin edhe profetëve etërit e tyre.