UNGJILLI – Marku 5:24-34.

Edhe ai shkoi bashkë me të; edhe turmë e madhe i vinte pas dhe e shtrëngonte.

Edhe një grua që kishte rrjedhje gjaku dymbëdhjetë vjet, edhe që kishte hequr shumë nga shumë mjekë, edhe që kishte prishur gjithë ç’kishte pasur, edhe që s’kishte parë asnjë dobi, po ishte bërë edhe më keq, kur dëgjoi për Jisuin, erdhi në mes të turmës nga pas, edhe preku rrobën e tij.

Sepse thoshte me vete se edhe rrobat e atij në preksha, do të shpëtoj. Edhe përnjëherë u tha burimi i gjakut të saj, edhe e ndjeu në trup se u shërua nga sëmundja. Edhe Jisui përnjëherë, si e kuptoi në vete fuqinë që doli nga ai, u kthye nga turma, e thoshte: Kush më preku rrobat?

Edhe nxënësit e tij i thoshin: Sheh turmën që të shtrëngon, edhe thua kush më preku? Po ai vinte re përqark që të shohë atë që bëri këtë. Edhe gruaja duke u trembur e duke u dridhur, sepse e dinte se ç’ishte bërë tek ajo, erdhi e i ra ndër këmbë, edhe i tha gjithë të vërtetën. Edhe ai i tha: Bijë, besimi yt të shpëtoi; shko në paqe, edhe ji e shëndoshë nga sëmundja jote.