UNGJILLI – Llukai 16:1-9.
U thoshte edhe nxënësve të tij: Ishte një njeri i pasur që kishte një kujdestar, edhe i folën keq për të, se shpërdoronte pasurinë e tij. Edhe ai e thirri e i tha: Ç’është kjo që dëgjoj për ty? Jep llogarinë e kujdestarisë sate; sepse nuk mund të jesh më kujdestari im. Atëherë kujdestari tha me veten e tij: Ç’të bëj, se im zot po më heq kujdestarinë? Të gërmoj nuk mundem, të lyp kam turp. E mendova çfarë të bëj, që të më presin nëpër shtëpitë e tyre, kur të largohem nga kujdestaria.
Edhe thirri pranë një nga një huamarrësit e të zotit, e i thoshte të parit: Sa i detyrohesh tim zoti? Edhe ai i tha: Njëqind bucela vaji. Edhe ai i tha: Merr shkresën tënde dhe rri e shkruaj shpejt pesëdhjetë.
Pastaj i tha një tjetri: Po ti sa idetyrohesh? Edhe ai i tha: Njëqind masa gruri. Edhe i thotë atij: Merr shkresën tënde, dhe shkruaj tetëdhjetë. Edhe i zoti e lavdëroi kujdestarin e padrejtësisë, sepse punoi me mend; se bijtë e kësaj jete janë më të mençur në brezin e tyre, sesa bijtë e dritës.
Edhe unë po ju them juve: Bëni miq për veten tuaj nga mamonai i padrejtësisë, që t’ju presin ju në tendat e përjetshme, kur të ikni së këtejmi.