UNGJILLI – Mateu 9:9-13
Edhe duke shkuar Jisui andej, pa një njeri të quajtur Matthe, duke ndenjur në doganë. Edhe i thotë: Eja pas meje. Edhe ai u ngrit e shkoi pas tij. Edhe ndodhi që tek po rrinte në shtëpi të Mattheut, ja tek erdhën shumë tagrambledhës e mëkatarë, edhe rrinin bashkë me Jisuin edhe me nxënësit e tij.
Edhe Farisenjtë kur panë, u thanë nxënësve të tij: Përse mësuesi juaj ha bashkë me tagrambledhës e me mëkatarë? Po Jisui kur dëgjoi, u tha atyre: Ata që janë të shëndoshë s’kanë nevojë për mjek, por ata që kanë keq. Edhe shkoni e mësoni ç’është “Dua përdëllim, e jo therore”, sepse s’kam ardhur të thërres të drejtë, por mëkatarë në pendim.