Kultivojnë dashurinë dhe lidhjen me tokën.

 

Nxenësit e Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Frymë Dashurie” Gjirokastër, në kuadër të aktiviteteve shkollore që ndërmarrin në lidhje me ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore, kanë krijuar edhe serën e tyre. Aty u jepet mundësia, nën koordinimin e mësuesve të shkollës, të mbjellin jo vetëm bimë të ndryshme, por kryesisht të kultivojnë dashurinë dhe lidhjen me tokën.

Gjithashtu, kopshti i shkollës pasurohet herë pas herë me pemë të ndryshme frutore, por edhe me bimë aromatike (p.sh. rigon, çaj, sherbelë). Nxënësit kanë krijuar me shumë përkujdesje produktet e tyre bio, te cilat i dhurojnë në kuadër të veprimtarive bamirëse që organizon shkolla.

 


Foto Album:

 

Kultivojnë dashurinë dhe lidhjen me tokën