UNGJILLI – Llukai 11:23-26.
Kush nuk është me mua, është kundër meje; dhe kush nuk mbledh bashkë me mua, shpërndan.
Fryma e ndyrë, kur del prej njeriut, shkon nëpër vende pa ujë, dhe kërkon prehje; dhe duke mos gjetur, thotë: Do të kthehem në shtëpinë time nga dola. Edhe kur vjen, e gjen të fshirë e të stolisur. Atëherë shkon e merr me vete shtatë frymë të tjera më të liga se veten e saj, edhe hyjnë e banojnë atje; edhe gjendja e mëpasme e atij njeriu bëhet më e keqe se e para.