UNGJILLI – Llukai 5:12-16.

Edhe kur ai ishte në një nga qytetet, ja një njeri plot me lebër, i cili, kur pa Jisuin, ra përmbys, dhe iu lut, duke thënë: Zot, nëse do, mund të më pastrosh. Edhe ai ndeu dorën, dhe e preku e tha: Dua. Pastrohu.
Edhe menjëherë lebra iku prej atij. Edhe ai e porositi të mos i thotë asnjeriu; po shko, e rrëfe veten tënde tek prifti, edhe sill dhuratë për pastrimin tënd, siç ka urdhëruar Moisiu, për dëshmi për ata.
Po fjala për të përhapej më tepër. Edhe shumë turma mblidheshin për të dëgjuar e për t’u shëruar prej tij nga sëmundjet e tyre.
Po ai tërhiqej në vende të shkreta dhe lutej.