Ungjilli – Llukai 4:31-36.
Edhe zbriti në Kapernaum, qytet i Galilesë; e ishte duke i mësuar ata të shtunave. Edhe mahniteshin për mësimin e tij; sepse fjala e atij ishte me pushtet.
Edhe në sinagogë ishte një njeri që kishte frymë demoni të ndyrë, edhe bërtiti me zë të madh, duke thënë: Ah! Ç’ka mes nesh e teje, Jisu Nazaretasi? Erdhe të na humbasësh?
Të njoh cili je, Shenjti i Perëndisë. Po Jisui e qortoi, duke thënë: Pusho, dhe dil prej tij. Edhe demoni si e hodhi në mes, doli prej tij, pa e dëmtuar fare. Edhe të gjithë u shtangën, dhe flisnin njëri me tjetrin, duke thënë: Ç’është kjo fjalë, që me pushtet e me fuqi urdhëron frymët e ndyra, dhe dalin?