? ??????? ?? ????????, ?????̈???? ? ?????? ??̈ ???????

14 Shtatori është një nga të kremtet më të ndjera për besimtarët. Në këtë ditë të shënuar, ata kujtojnë me shpresëtari Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Në këtë ditë të shënuar, ata kujtojnë me shpresëtari gjetjen e Kryqit të Nderuar në Golgotha nga Shën Elena, dhe lartësimin e tij pasi u rimor nga perandori Irakli në shek. VII. Kryqin e kishin rrëmbyer persët. Pasi u rimor, ai u “lartësua” në Kishën e Ngjalljes në Jerusalem. Kjo ngjarje e rëndësishme filloi të kremtohej në të gjitha Kishat e perandorisë dhe më pas nga të gjitha kishat Orthodhokse.
Në këtë të kremte të shënuar, më 14 Shtator 2021, në Kishën Katedrale “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, Liturgjia Hyjnore u krye nga Kryepiskopi Anastas bashkë me Mitropolitin e Amantias, Nathanailin, Episkopin e Bylisit, Astin, dhe klerikë të Kryepiskopatës.
Në fund të Liturgjisë, Fortlumturia e Tij u foli besimtarëve për rëndësinë dhe simbolikën e së kremtes. Ndër të tjera, ai theksoi se: “Përsëri Kisha jonë na fton të ngremë brenda zemrës dhe mendjes sonë Kryqin e Zotit. Sot, ashtu si edhe në kohët e hershme ka nga ata për të cilët kryqi është skandal apo marrëzi. Por, për të krishterët orthodhoksë mbetet Zot i fuqisë dhe Zot i urtësisë. Me parakushtin që ky kryq të na frymëzojë gjithmonë; që të fuqizojmë dashurinë tonë për Perëndinë dhe për ikonat e Tij – njerëzit e tjerë… Për ne të krishterët orthodhokse, Liturgjia Hyjnore nuk është thjesht një kujtim i asaj çka ndodhur me Kryqin, por një përjetim i ri i kësaj ngjarjeje…
Gjithashtu, le të kujdesemi që në këtë periudhë dhimbjeje që ka sjellë pandemia, me anë të dhembshurisë, me lutjet, me dashurinë tonë, të lehtësojmë dhimbjen, vuajtjen e vëllezërve tanë që ndodhen nën goditjen e kësaj pandemie.”
Kjo festë u kremtua nga besimtarë të shumtë në kishat e Kryepiskopatës dhe të Mitropolive.

Lartësimi i Kryqit të Nderuar - 14 09 2021