UNGJILLI – Joani 3:13-17.

Edhe asnjë s’është ngjitur në qiell, veç ai që ka zbritur nga qielli, i Biri i njeriut, që është në qiell. Edhe sikurse Moisiu ngriti lart gjarpërin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart edhe Biri i njeriut; që të ketë jetë të përjetshme. Sepse Perëndia aq e deshi botën, sa dha Birin e tij të vetëm lindurin, që të mos humbasë kushdo që t’i besojë atij, po të ketë jetë të përjetshme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi të Birin në botë që të gjykojë botën, po që të shpëtojë bota me anë të tij.