UNGJILLI – Marku 3:28-35
Me të vërtetë po ju them juve se bijve të njerëzve do t’u ndjehen gjithë mëkatet dhe gjithë blasfemitë që do të blasfemojnë. Por ai që të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë, nuk ka ndjesë për jetë, po është fajtor për dënim të përjetshëm; sepse thoshin: Ka frymë të ndyrë.
Vijnë pra e ëma dhe të vëllezërit, edhe si qëndruan jashtë, dërguan tek ai që ta thërresin.
Edhe turma rrinte rreth tij; edhe i thanë atij: Ja nëna jote dhe vëllezërit e tu po të kërkojnë jashtë. Po ai iu përgjigj atyre, duke thënë: Kush është nëna ime ose vëllezërit e mi? Edhe si hodhi sytë rrotull mbi ata që rrinin rreth tij, tha: Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi. Sepse ai që të bëjë vullnetin e Perëndisë, ky është im vëlla, edhe ime motër, edhe nëna.