UNGJILLI – Mateu 10:23-31.
Edhe kur t’ju ndjekin ju në këtë qytet, ikni në tjetrin; sepse me të vërtetë po ju them juve: Nuk do t’i mbaroni dot qytetet e Izraelit, deri sa të vijë i biri i njeriut.
Nuk është nxënësi përmbi mësuesin, as shërbëtori përmbi të zotin. Mjafton për nxënësin të bëhet si mësuesi i tij, edhe shërbëtori si i zoti.
Në qoftë se të zotin e shtëpisë e quajtën Beelzebul, sa më shumë pjesëtarët e shtëpisë së tij? Mos u keni frikë pra atyre; sepse nuk ka asgjë të mbuluar që nuk do të zbulohet; edhe të fshehur që nuk do të njihet. Atë që po ju them juve në errësirë, thuajeni në dritë, edhe atë që dëgjoni në vesh, shpalleni mbi çati.
Edhe mos kini frikë nga ata që vrasin trupin, po shpirtin s’mund ta vrasin; por kini frikë më shumë nga ai që mund të humbasë në gjehenë edhe shpirtin edhe trupin. A nuk shiten dy harabel për një monedhë bakri? Por as edhe një nga ata nuk do të bjerë mbi dhe, pa lejen e Atit tuaj.
Po juve edhe të gjitha fijet e flokëve të kokës ju janë të numëruara. Mos kini frikë, pra; ju ndryshoni nga shumë harabel.