APOSTULLI – Romakëve 1:7-13.
Të gjithë juve që jeni në Romë, të dashur të Perëndisë, të thirrur shenjtorë, hir mbi ju dhe paqe prej Perëndisë, Atit tonë, edhe prej Zotit Jisu Krisht.
Më përpara falënderoj Perëndinë tim me anë të Jisu Krishtit për të gjithë ju, sepse besimi juaj po shpallet në gjithë botën; sepse dëshmitari im është Perëndia, të cilit i shërbej me shpirtin tim në ungjillin e Birit të tij, se pa pushim ju kujtoj ju, duke u lutur gjithnjë në faljet e mia, që të dojë Perëndia ndonjëherë të ma bëjë mbarë të vij tek ju. Sepse kam shumë mall t’ju shoh ju, që t’ju jap ndonjë dhunti shpirtërore që të forcoheni. Edhe kjo është të ngushëllohem bashkë me ju me anë të besimit të përbashkët, tuajit dhe timit.