APOSTULLI – Veprat e Apostujve 25:13-19.

Edhe si kaluan disa ditë, mbreti Agripa dhe Vernika erdhën në Qesari, për të përshëndetur Festin. Edhe si ndenjën atje shumë ditë, Festi i tregoi mbretit për Pavlin, duke thënë: Një njeri është lënë këtu i lidhur prej Feliksit; për të cilin, kur shkova në Jerusalem, u paraqitën kryepriftërinjtë dhe pleqtë e Judenjve dhe kërkuan dënim kundër tij.
Këtyre iu përgjigja se nuk është zakon ndër Romakët të jepet ndonjë njeri në vdekje, para se i akuzuari të ketë përballë ata që e akuzojnë, edhe para se të ketë rast të mbrohet për fajin e tij. Pasi pra ata u mblodhën këtu, pa vonuar fare, të nesërmen ndenja në gjykatë dhe urdhërova të sillet njeriu, për të cilin ata që e akuzonin, si dolën përpara meje, nuk prunë ndonjë akuzë nga ato që mendoja unë. Po kishin kundër tij ca çështje për besimin e tyre, edhe për njëfarë Jisui që kishte vdekur, për të cilin Pavli thoshte se rron.