APOSTULLI – Veprat e Apostujve 12:12-17.
Edhe pasi u mendua me vete, erdhi në shtëpinë e Marisë, të ëmës së Joanit që mbiquhej Mark, ku ishin mjaft veta mbledhur dhe po luteshin. Edhe kur trokiti ai në portën e avllisë, erdhi një shërbëtore që quhej Roda, për të dëgjuar.
Edhe kur njohu zërin e Pjetrit, nga gëzimi nuk hapi portën, po shkoi me vrap brenda e lajmëroi se Pjetri po rri përpara portës. Edhe ata i thanë asaj: Shkallove. Po ajo këmbëngulte se kështu është. Edha ata thoshnin se është engjëlli i tij.
Por Pjetri vazhdonte të trokiste, dhe si hapën derën, e panë atë dhe u mahnitën. Po ai u bëri atyre shenjë me dorë të mos bëjnë zë, e u tregoi si e nxori Zoti nga burgu. Dhe tha: Lajmëroni Jakovin dhe vëllezërit për këto. Edhe doli e shkoi në vend tjetër.