– Oshënare dëshmore Theodhosia –
Ishte fëmijë të pasurish të krishterë në Konstandinopojë. Pas zhdukjes së babait të saj, vajza 7-vjeçare ndoqi nënën, e cila u tërhoq në një manastir të kryeqytetit. Aje u rrit me dashurinë dhe mëshirën e Perëndisë. Pas vdekjes së nënës, shpërndau pasurinë te të varfrit, duke ruajtur tri ikona ari: të Krishtit, të Nënës së Zotit dhe të shën Anastasisë dhe më pas u bë murgeshë.
Dy vjet më vonë, perandori Leoni III filloi persekutimin kundër ikonave dhe shkarkoi patriarkun, shën Gjermanin, i cili refuzoi t’u nënshtrohej dekreteve të tij. Urdhëroi të hiqte ikonën e Krishtit që gjendej mbi portën e Bronzit. Theodhosia, e cila ishte e pranishme me shumë të tjerë, u shty nga një indinjatë dhe e hodhi tutje shkallën, në të cilën po ngjitej agjenti i perandorit.
Grupi i besimtarëve u drejtua më pas drejt patriarkanës për të qëlluar me gurë patriarkun e ri Anastas. Me urdhër të perandorit, ushtarët i kapën që t’i ekzekutonin (martirët e parë të ikonoklazmës nderohen më 9 gusht). Një prej tyre e zvarriti brutalisht Theodhosinë në tokë deri në vendin e quajtur “Demi” dhe i ngulën një bri dashi në grykë.