– Gjetja III e kokës së Joan Pagëzorit –

Koka e çmuar e Pagëzorit pasi humbi përsëri pas transferimit nga Emesi, u gjet nga një prift shumë vite më vonë në një vazo argjendi në një vend të shenjtë në Koman të Kapadokisë. Që andej u transferua me madhështi në Konstandinopojë, ku perandori dhe patriarku, të rrethuar nga populli, e pritën me devotshmëri dhe e vendosën në një vend të shenjt