UNGJILLI – Llukai 6:12-19.

Edhe ndodhi që në ato ditë, Jisui, doli në mal të lutej, edhe e kalonte tërë natën duke iu lutur Perëndisë.
Edhe kur u bë ditë, thirri nxënësit e tij, edhe zgjodhi nga ata dymbëdhjetë, edhe i quajti apostuj: Simonin, të cilin edhe e quajti Pjetër, dhe Andrean, vëllanë e tij, Jakovin dhe Joanin, Filipin e Bartolomeun, Matheun dhe Thomain, Jakovin e Alfeut, dhe Simonin, e quajtur Zeloti, Judën e Jakovit, dhe Juda Iskariotin, i cili edhe u bë tradhtar.

Edhe zbriti bashkë me ata e qëndroi në një vend të sheshtë; edhe ishin grumbulli i nxënësve të tij dhe një turmë e madhe populli nga gjithë Judea dhe nga Jerusalemi, edhe nga bregdeti i Tirit e i Sidonës, të cilët erdhën të dëgjonin atë, edhe të shëroheshin nga sëmundjet e tyre, edhe ata që mundoheshin prej frymëve të ndyra, dhe shëroheshin. Edhe gjithë turma kërkonte ta prekte; sepse dilte fuqi prej tij, edhe i shëronte të gjithë.