APOSTULLI – Hebrenjve 9:11-14.
Por si erdhi Krishti, kryeprifti i të mirave të ardhshme me anë të tendës më të madhe e më të përsosur, që s’është bërë me dorë, domethënë, që s’është prej këtij krijimi.
As me anë gjaku cjepësh e viçash, po me anë të gjakut të tij hyri një herë e përgjithmonë në Shenjtëroren e Shenjtëroreve, edhe fitoi shpërblim të përjetshëm.
Sepse në qoftë se gjaku i demave e i cjepëve, edhe hiri i mëshqerrës që spërkat të ndoturit, shenjtëron për pastrimin e mishit, sa më tepër gjaku i Krishtit, i cili me anë të Frymës së përjetshme i blatoi veten e tij pa njollë Perëndisë, do të pastrojë ndërgjegjen tuaj nga punë të vdekura, që t’i shërbeni Perëndisë së gjallë?