APOSTULLI – Hebrenjve 3:12-16
Vështroni, vëllezër, që të mos ketë asnjë prej jush zemër të ligë pabesie, që të ngrerë krye kundër Perëndisë së gjallë. Po nxitni njëri-tjetrin përditë, deri sa quhet “Sot”; që të mos ngurtësohet ndonjë prej jush me gënjeshtrën e mëkatit.
Sepse jemi bërë pjesëtarë të Krishtit, nëse mbajmë fort deri në fund besimin e fillimit, kur thuhet: “Sot, në dëgjofsh zërin e tij, mos i ashpërsoni zemrat tuaja si në hidhërimin”. Sepse, cilët, pasi dëgjuan, ngritën krye? A nuk ishin të gjithë ata që dolën prej Egjiptit me anë të Moisiut?