APOSTULLI – Romakëve 6:18-23.
Edhe si u çliruat nga mëkati, u bëtë shërbëtorë të drejtësisë. Si njeri po flas, për dobësinë e mishit tuaj. Sepse siç i bëtë gjymtyrët e trupit tuaj shërbëtorë në papastërti dhe në paligjësi për paligjësinë, kështu tani bëjini gjymtyrët e trupit tuaj shërbëtorë të drejtësisë për shenjtërim. Sepse kur ishit shërbëtorë të mëkatit, ishit të çliruar nga drejtësia.
Çfarë fryti pra kishit atëherë nga ato punë, për të cilat tani keni turp? Sepse fundi i tyre është vdekje. Po tani që u çliruat nga mëkati, edhe u bëtë shërbëtorë tek Perëndia, keni frytin tuaj për shenjtërim; dhe për fund jetë të përjetshme. Sepse paga e mëkatit është vdekje, po dhurata e Perëndisë jetë e përjetshme me anë të Jisu Krishtit, Zotit tonë.