UNGJILLI – Joani 10:27-38.
Dhentë e mia dëgjojnë zërin tim, edhe unë i njoh; edhe më vijnë pas. Edhe unë u jap atyre jetë të përjetshme; edhe nuk do të humbasin për gjithë jetën, edhe nuk do t’i rrëmbejë njeri ato prej dorës sime.
Ati im, që m’i ka dhënë, është më i madh se të gjithë; edhe asnjë s’mund t’i rrëmbejë prej dorës së Atit tim. Unë dhe Ati jemi një.
Përsëri pra judenjtë morën gurë, që t’i binin me gurë.
Jisui iu përgjigj atyre: Shumë punë të mira ju rrëfeva juve prej Atit tim. Për ç’punë nga ato më bini me gurë? Judenjtë iu përgjigjën, duke thënë: Nuk të qëllojmë me gurë për punë të mirë, po për blasfemi, edhe sepse ti, ndonëse je njeri, e bën veten tënde Perëndi. Jisui iu përgjigj atyre: A nuk është shkruar në ligjin tuaj: “Unë thashë: Jeni perëndira”?
Në qoftë se quajti perëndira ata, tek të cilët u bë fjala e Perëndisë, edhe Shkrimi s’mund të bjerë poshtë, atij që e shenjtëroi Ati dhe e dërgoi në botë, ju i thoni se blasfemon, sepse thashë se jam Biri i Perëndisë? Në mos bëj punët e Atit tim, mos më besoni. Po nëse i bëj, edhe në mos më besoni mua, besojuni punëve; që të njihni e të besoni se Ati është tek unë, edhe unë tek ai.