Në 8 dhjetor 2019, gjatë Liturgjisë Hyjnore në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Kryepiskopi Anastas dorëzoi në dhjak Mihal (Ervin) Mihalin. Dhjaku i ri që i vogël u përfshi në veprimtaritë e të rinjve orthodhoksë dhe më pas kreu Akademinë Theologjike “Ngjallja e Krishtit” (2003-2007). Gjithashtu ka mbaruar edhe Universitetin në degën Gjeografi. Gjatë këtyre viteve ka punuar me përkushtim në Zyrën e Fëmijëve të Kryepiskopatës. Është i martuar dhe ka një fëmijë.