I menjëhershëm ka qenë dhe solidariteti i Kishave të tjera Orthodhokse dhe të krishtera, të cilat, nëpërmjet mesazheve drejtuar Kryepiskopit Anastas dhe autoriteteve, kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre.
Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike, i kryesuar nga Patriarku Ekumenik Vartholomeu, i dërgoi mesazh ngushëllimi Kryepiskopit Anastas dhe Presidentit të Republikës, Z. Ilir Meta , duke shprehur ngushëllimet e mbështetjen përballë këtij tërmeti shkatërrues.
Kryepiskopi Jeronimos i Athinës dhe i gjithë Greqisë i telefonoi Kryepiskopit Anastas, duke i shprehur për mbështetjen e plotë të Kishës së Greqisë për Kishën e Shqipërisë dhe popullin e saj, që u prek rëndë nga tërmeti vdekjeprurës që kushtoi jetën e dhjetëra njerëzve.
Kryeiskopi Jeronimos tha se “Apostoli Diakonia”, zyra e ndihmës sociale e Kryepiskopatës së Athinës, do të ndihmonte Kishën e Shqipërisë. Drejtori i Përgjithshëm i saj, tashmë ka kontaktuar me Kryepiskopin Anastas, për koordinimin e ndihmave përviktimat e tërmetit.
Gjithashtu, ndihmat më të domosdoshme dhe immediate po mblidhen edhe me nismën e kashave të zonave të ndryshme. Kështu, po në të gjithë kishat e Mitropolisë së Patras po mblidhen ndihma për vëllezërit shqiptarë të goditur nga tërmeti, ndërsa të dielën, 1.12.2019, dhisku do të shkojë në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti në Shqipëri.
Patriarku Kirill i Moskës dhe Gjithë Rusisë i shprehu ngushëllimet Kryepiskopit Anastas:
Ju lutemi pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta për fatkeqësinë që i ndodhi vendit tuaj. Në thellësi empatizuese me të gjithë ata që preken nga kjo fatkeqësi, veçanërisht me ata që humbën të afërmit dhe të dashurit e tyre në këtë tragjedi, unë i lutem Zotit të Mëshirshëm të dërgojë ngushëllim për ata që vajtojnë, të dhurojnë sa më shpejt shërimin e të plagosurve dhe t’u japë force njerëzve që punojnë për të kapërcyer pasojat e katastrofës natyrore.
Patriarku i Serbisë Irinej dërgoi një mesazh ngushëllimesh popullit shqiptar dhe Kryepiskopit Anastas me rastin e tërmetit fatal të 26 nëntorit. “U informuam për pasojat shkatërruese të tërmetit. Në emër të gjithë Kishës Orthodhokse Serbe, ju ngushëlloj juve, familjeve të viktimave dhe popullin shqiptar. Jam prekur thellësisht nga ky tërmet vdekjeprurës dhe e lus Zotin për ruajtjen e jetës së të plagosurve dhe fuqizimin e atyre që kanë humbur shtëpitë e tyre, ” theksoi ai në mesazh.
Zyra e Shtypit e Patriarkanës Rumune lëshoi një deklaratë të martën duke kërkuar për solidaritet me popullin shqiptardhe duke u bërë thirrje njerëzve me vullnet të mire të mbledhin para për ata që vuajnë dhe të lënë pa strehë. Në të thuhej: Si shenjë e dhembshurisë së sinqertë për të gjithë ata që preken nga tërmeti, që ndodhi sot, 26 nëntor 2019, në Shqipëri, Patriarkana Rumune i dërgon Kishës Orthodhokse Shqiptare dhe për të gjithë popullin shqiptar një mesazh solidariteti nga kleri dhe besimtarët e Kishës Orthodhokse Rumune. Përballë tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti që plagosi qindra njerëz, duke marrë shumë jetë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, i lutemi Zotit për shpirtrat e të ndjerëve dhe për shërimin e të plagosurve. Në të njëjtën kohë, ne i bëjmë thirrje të gjithëve të ndihmojnë ata që kanë mbetur pa strehë, duke dhënë numrat e llogarisë së Patriarkanës ku mund të kontribuohet për Shqipërinë.
Një mesazh ngushëllimi erdhi edhe nga Kisha Orthodhokse e Bullgarisë, nga Patriarku Neofit: “U trishtuam kur dëgjuam për tërmetin tragjik këtë mëngjes në Shqipëri, i cili vrau shumë njerëz dhe plagosi qindra të tjerë. Në këtë kohë, kur shpirtrat dhe zemrat tona janë të mbushura me pikëllim për fatkeqësinë, i lutemi Zotit Jisu Krisht që paqja dhe stabiliteti të vijnë në atë tokë. Zoti i qetësoftë shpirtrat e të humburve, për t’i fuqizuar të dashurit e tyre shpirtërisht dhe për të shëruar të plagosurit “.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Kishave (WCC), Rev. Dr Olav Fykse Tveit, në një letër drejtuar Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, përcolli ngushëllime në emër të WCC: “Ju shkruaj me trishtim të madh pas marrjes së lajmeve për tërmetin e forte që goditi Shqipërinë, ndërsa vazhdojnë operacionet e shpëtimit, të njerëzve që kanë humbur dhe shumë të plagosurve”, thuhet në letrën e Tveit për Kryepiskopin Anastas. “Imazhet tronditëse të shkatërrimit na hidhërojnë shumë, ashtu si edhe rrëfimet e familjeve të mbetura pa asgjë nga kjo ngjarje, veçanërisht tani që afrohet acari i dimrit.”
Tveit përcolli lutje dhe ngushëllime për popullin shqiptar dhe për të gjithë ata që kanë humbur familjarët e miqtë në këtë katastrofë. “Ju kërkojmë të ndani mesazhin tonë të mbështetjes dhe ngushëllimit me të krishterët dhe me të gjithë njerëzit me vullnet të mire në Shqipëri, përfshirë komunitetet fetare të besimeve të tjera me të cilët punoni kaq ngushtë,” përfundon letra.
Pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Shqipërinë, Presidenti i Konferencës Evropiane të Kishave, Rev. Christian Krieger, ka përcjellë ngushëllime dhe lutje: “Me trishtim të thellë kemi marrë lajme në lidhje me tërmetin në Shqipëri. Në emër të KEK, ju ofroj ngushëllime dhe lutje të sinqerta të gjithë njerëzve dhe komuniteteve, të cilët kanë humbur të dashurit e tyre në këtë incident tragjik,” shtoi ai.
Mesazhe ngushëllimi e mbështetjeje kanë dërguar edhe Patriarku i Aleksandrisë, Kryepiskopi i Qipros etj.