Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, në vijim të veprimeve për të ndihmuar ata që humbën gjithçka nga fatkeqësia e rëndë që ndodhi për shkak të tërmetit, u bën thirrje të gjithë besimtarëve për të mbledhur ndihma në çfarëdo mënyre që ata kanë mundësi: Ushqimore, në batanije, veshmbathje etj. Apo në vlerë monetare. Për këtë është ngritur një shtab i posaçëm, i drejtuar nga Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla dhe atë Gjersim Çakalli.
 
Ndihmat mund të dorëzohen në Manastirin e Shën Vlashit, Durrës:
Vlerat monetare mund të depozitohen në “Tirana Bank” SA, në Llogarinë “Skiti i Miroprurëseve të Shenjta”, në nr. e llogarisë të mëposhtëm, me përcaktimin “Për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti”:
 
Në euro: AL86 2061 2029 0000 3103 1624 0101
Në lekë: AL59 2061 2029 00003103 1624 0102
Në USD: AL32 2061 2029 00003103 1624 0103
 
Për çdo sqarim mund të kontaktoni në numrin: 0695746677