Përsëri tërmet, përsëri dhimbje dhe kësaj here edhe me viktima. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë lutet për ata që humbën jetën dhe u qëndron pranë të afërmeve, të plagosurve të shumtë dhe atyre që humbën gjithçka nga kjo fatkeqësi.

Eshtë e kuptueshme frika dhe hutimi, por ato duhen kapërcyer sa më parë, për t’u qëndruar afër e ndihmuar në çdo mënyrë të prekurit nga kjo ngjarje e rëndë.

Mbështesim gjithë ata që janë impenjuar për të bërë të mundur shpëtimin e atyre që janë nën rrënoja dhe shpresojmë se do gjendet një zgjidhje e shpejtë për të pastrehët e shumtë, që janë jashtë në këto ditë të ftohta, pasi kanë humbur gjithçka.

Zyra e Shtypit e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë