Nga 21-23 shtator, në mjediset e Manastirit të Shën Vlashit, u organizua Konferenca kombëtare për priftëreshat e dhiakoneshat e Kishës sonë. Tema e veprimtarisë ishte: “Mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë, dhe shpirt të shëndoshë!” Qëllimi i veprimtarisë ishte ripërtëritja shpirtërore, rritja e rolit të tyre në kishë, forcimi i miqësisë dhe ndarja e përvojës.

Konferenca, që tashmë po kthehet në një traditë të përvitshme, organizohet nga një grup priftëreshash nga SHBA, të dërguara nga OCMC, organizata për hierapostullimin e Kishave Orthodhokse të Amerikës. Grupi drejtohej nga priftëresha Renne Ritsi, e cila ka shërbyer për shume kohë në vendin tonë, bashkë me bashkëshortin prift, Atë Martinin, ndërsa sot në Shqipëri, në Kishën tonë, shërben i biri, Stefanos dhe bashkëshortja, Aleksandra.

Të shtunën, 22 shtator, në veprimtari mori pjesë edhe Kryepiskopi Anastas, që pati një bashkë bisedim të ngrohtë me pjesëmarrëset.

 

 Veprimtari me bashkëshortet e klerikëve