Marrim pjesë në dhimbjen për viktimat e zjarrit shkatërrimtar që preku krahinat e Atikës Lindore

 

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, z. Anastas, komunikoi në telefon me Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin e Athinës dhe të Gjithë Greqisë, z. Jeronimos, si edhe me Episkopin e krahinës së prekur nga zjarret, Hirësinë e Tij, Mitropolitin e Kifisias, z. Kirillos dhe u shprehu dhimbjen e thellë për sprovën e frikshme, e cila u kushtoi jetën dhjetëra njerëzve dhe plagosi rëndë me qindra të tjerë.

Marrim pjesë në dhimbjen e vëllezërve tanë dhe i lutemi nxehtësisht Perëndisë për shërimin sa më të shpejtë të plagëve të hapura.

Tiranë, 25 korrik 2018

Nga Kryepiskopata e Hirshme e Tiranës