Fortlumturia Juaj,
Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë Anastas!
Hirësitë dhe Shkëlqesitë Tuaja!
E nderuar mbledhja e lartë!
Do të doja të falënderoja përzemërsisht Fortlumturinë Tuaj për ftesën Tuaj tëngrohtë për të vizituar Shqipërinë, si edhe për mikpritjen e Abrahamitqë Ju ofruat për mua dhe për bashkudhëtarët e mi. Të rrethuar nga dashuria Juaj, ne ndiejmë një gëzim të veçantë tani që vazhdojmëtë kremtojmë Pashkët dhe Ngjalljen e Krishtit dhe të shijojmë komunikimin me vëllezërit tanë shqiptarë.
Megjithëse vizita ime është vizita e parë në histori e kreut të Kishës Orthodhokse Ruse në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, delegacione të larta të Kishës Ruse kanë zhvilluaredhe më parë vizita në tokën shqiptare. Një nga delegacionet mori pjesë në hirotoninë në episkop të Imzot Paisit, Primatit të ardhshëm të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Por, mes atyre vizitave dhe kësaj të sotmeska një periudhë të gjatë kohore prej 70 vitesh, gjatë së cilave Kisha Shqiptare përjetoi persekutime të pashoqe për nga brutaliteti.
Përndjekjeve iu nënshtruan gjithashtu myslimanët, bektashinjtë dhe katolikët, pra të gjithë ata që besojnë në Zot. Çdo shprehje e ndjenjës fetare, çdo përdorim i simboleve fetare ishin rreptësisht të ndaluara. Lavdi Zotit, e gjitha kjo tashmë është lënë prapa. Në Shqipërinë e sotme liria fetare është rivendosur dhe përfaqësues të besimeve të ndryshme bashkëjetojnë në paqenë këtë vend shumëfetar.
Në këtë shërbesë të përbashkët që kryem sot në katedralen e re “Ngjallja e Krishtit” unë shoh një shenjë të mëshirës së Zotit, e cila u mishërua në ringjalljen e Kishës Shqiptare dhe në mundësinë e rikthyer për të zhvilluar jetën kishtare në vendin e vet dhe për të konsoliduar marrëdhëniet vëllazërore me Kishat Orthodhokse Lokale. Ju uroj me gjithë zemër që Zoti i Gjithëpushtetshëm t’i bekojë gjithmonë veprat Tuaja dhe të atyre që Ju ndihmojnë, t’Ju japë gjithnjëe më shumë forcë dhe t’i dhurojë Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë paqe dhe prosperitet.
KRISHTI U NGJALL!