Sot, në Selinë e Sinodit të Shenjtë, pjesë e Kompleksit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, erdhën personalitete e besimtarë, për të uruar për Pashkë. Ata u pritën nga Kryepiskopi Anastas, nga Mitropoliti i Amantias, Nathanaili, Episkopi i Bylisit, Asti etj.

Kështu, erdhën për të shprehur urimet më të ngrohta Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, Ministria e Arsimit, znj. Lindita Nikolla, Kryetari i PD, z. Lulzim Basha, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, Kryegjyshi, Baba Edmond Brahimaj, përfaqësues të komuniteteve fetare, ambasadorë e diplomatë, intelektualë të njohur etj.