Me rastin e 550-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Katriotit, Skënderbeut dhe Vitit Jubilar të shpallur me këtë rast, sot, 21 janar 2018, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, në fund të Liturgjisë Hyjnore, u krye një Shërbesë Përshpirtjeje. Ajo u drejtua nga Kryepiskopi Anastas, i cili foli edhe për figurën dhe veprën e tij madhore dhe të paharruar, i ndihmuar nga Mitropoliti i Amantias Nathanaili dhe Episkopi i Bylisit Asti, si dhe nga klerikë të Kryepiskopatës.