Kryepiskopi Anastas, i shoqëruar nga episkop Asti dhe klerikë të tjerë, vizitoi dje, dt. 27 maj, në drekë, të dëmtuarit që u dogjën dhe që u dërguan në spitalin “Nënë Tereza”. Atje Kryepiskopi u prit nga Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqja, nga Drejtoresha znj. Manastirliu, dhe nga mjeku specialist z. Gjergji Belba, të cilët e informuan për gjëndjen e rëndë të të dëmtuarve nga djegia.
Me pas Kryepiskopi, i shoqëruar nga personeli specialist, i vizitoi një nga një, të njëmbëdhjetët, nga afër, duke u lutur për ta, duke i bekuar dhe duke i inkurajuar me shpresë dhe dashuri atërore. Edhe keta, ndonëse në gjëndje të vështirë e plot dhimbje nga djegiet në vende të ndryshme të trupit e të fytyrës, e njohën Kryepiskopin, e përshëndetën dhe u gëzuan për këtë vizitë atërore, duke e falenderuar së fundi edhe për mbështetjen në këtë gjendje të vështirë.
Më pas Kryepiskopi falenderoi Ministrin z. Beqja, drejtoreshën znj. Manastirliu, doktorin z. Belba dhe të gjithë personelin për kujdesjen maksimale që treguan dhe tregojnë për të dëmtuarit nga aksidenti tragjik.