Përvjetori I Ngritjes së Flamurit në Tiranë, në 26 nëntor 1912, u shënua nga disa veprimtari të organizuara nga Bashkia. Në fillim, kryetari i Bashkisë, Z. Erion Veliaj, priti përfaqësues të familjeve të atyre që morën pjesë në këtë ngjarje të shënuar dhe përfaqësues të komuniteteve fetare, klerikët e të cilave ishin po ashtu të pranishëm.
Në një bashkëbisedim të ngrohtë, ai u dorëzoi familjarëve dhe komuniteteve fetare Medaljen e falënderimit të Bashkisë së Tiranës. Për Komunitetin Orthodhoks Medalja iu dorëzua Episkopit të Bylisit, Hirësi Astit.
Më pas, të gjithë u drejtuan për tek Monumenti i Pavarësisë, në Parkun Rinia, për të përuruar restaurimin etij të kryer nga Bashkia, që mbaroi në prag të festave kombëtare.