Katërmbëdhjetë letra, të quajtura gjithashtu epistola, të cilat i përcaktohen apostullit Pavël, përfshihen në shkrimet e shenjta të Kishës së Dhiatës së Re. Do t’i vërejmë këto sipas rendit në të cilën ato janë vendosur në Shkrimin e Shenjtë dhe lexuar në vitin liturgjik të Kishës.    

Letra drejtur Romanëve

{tab=Mbylle}

{tab=Hyrje}

    Letra e Romanëve u shkrua nga Shën Pavli prej Korinthit dikur rreth fundit të viteve pesëdhjetë të shekullit të parë. Ajo është një nga parashtrimet më zyrtare dhe më të detajuara që ne kemi të mësimit doktrinal të Shën Pavlit. Gjithashtu, ajo nuk është një nga pjesët më të lehta të shkrimit që mund të kuptohet pa një studim të vëmendshëm. Në këtë letër, apostulli Pavël shkruan rreth lidhjes së besimit të krishterë me mosbesimtarët, kryesisht me mosbesuesit judenj. Apostulli e pohon vlefshmërinë e Ligjit të Moisiut, megjithëse e mbron me pasion doktrinën se shpëtimi vjen vetëm në Krishtin, nga besimi dhe nga hiri. Ai diskuton fuqishëm rreth kuptimit të bashkimit me Krishtin, nëpërmjet pagëzimit dhe dhuratës së Shpirtit të Shenjtë. Ai nxit për përunjësi të madhe ndaj Izraelit nga të krishterët e kombeve, dhe thërret me fuqi dhe dashuri të madhe për rishartimin e judenjve mosbesues në komunitetin e vërtetë të Perëndisë, që është në Krishtin, i Cili është Vetë prej Izraelit “sipas mishit” (9:5) për hir të shpëtimit të tij dhe të gjithë botës.

    Fundi i letrës është një fjalim nxitës i gjatë në lidhje me sjelljen e duhur të të krishterëve, duke u mbyllur me një listë të gjatë të përshëndetjeve vetjake nga apostulli dhe nga bashkëpuntorët e tij, duke përfshirë një Tertiu, shkruesi i letrës, drejtuar shumë anëtarëve të Kishës së Romës, duke i nxitur edhe një herë për qëndrueshmërinë në besim. Letra e Romanëve lexohet në liturgjinë e Kishës gjatë javëve të para mbas festës së Pentekostisë. Pjesë prej saj lexohen, gjithashtu në shërbesa të tjera liturgjikale, një nga të cilat, për shembull, është liturgjia misterore e Pagëzimit dhe Mirosjes (6:3-11).

{tab=Kr.1}

Hyrje

avli, shërbëtor i Jisu Krishtit, i thirrur apostull, i ndarë për të predikuar ungjillin e Perëndisë, 2 që qe premtuar që përpara me anë të profetëve të tij në shkrime të shenjta, 3 për të Birin e tij Jisu Krishtin, Zotin tonë, i cili sipas mishit lindi nga fisi i Davidit, 4 dhe sipas Frymës së shenjtërisë u tregua Bir Perëndie me fuqi, me anë të ngjalljes prej së vdekurish, 5 me anë të të cilit morëm hir e apostoli për emrin e tij, që të binden në besim gjithë kombet; 6 në mes të të cilëve jeni edhe ju të thirrur të Jisu Krishtit; 7 të gjithë juve që jeni në Romë, të dashur të Perëndisë, të thirrur shenjtorë, hir mbi ju dhe paqe prej Perëndisë, Atit tonë, edhe prej Zotit Jisu Krisht.

Pavli dëshiron të vizitojë Romën

8 Më përpara falënderoj Perëndinë tim me anë të Jisu Krishtit për të gjithë ju, sepse besimi juaj po shpallet në gjithë botën; 9 sepse dëshmitari im është Perëndia, të cilit i shërbej me shpirtin tim në ungjillin e Birit të tij, se pa pushim ju kujtoj ju, 10 duke u lutur gjithnjë në faljet e mia, që të dojë Perëndia ndonjëherë të ma bëjë mbarë të vij tek ju. 11 Sepse kam shumë mall t’ju shoh ju, që t’ju jap ndonjë dhunti shpirtërore që të forcoheni. 12 Edhe kjo është të ngushëllohem bashkë me ju me anë të besimit të përbashkët, tuajit dhe timit.

13 Edhe nuk dua të mos e dini, vëllezër, se shumë herë e vura ndër mend të vij tek ju, po u pengova deri tani që të kem ndonjë fryt edhe në mes tuaj, sikurse edhe në mes kombeve të tjerë. 14 U jam i detyruar Grekëve e barbarëve, të diturve e të paditurve. 15 Kështu, sa varet nga unë, jam i gatshëm të predikoj ungjillin edhe ndër ju që jeni në Romë.

Fuqia e Ungjillit

16 Sepse nuk kam turp për ungjillin e Krishtit; sepse është fuqi Perëndie për shpëtim mbi cilindo që beson, në Judeun më parë, edhe në Grekun më pastaj. 17 Sepse me anë të tij zbulohet drejtësia e Perëndisë prej besimi në besim, siç është shkruar, “I drejti prej besimi do të rrojë”.

Fajësia njerëzore

18 Sepse zemërim Perëndie zbulohet prej qielli mbi çdo pabesi e paudhësi të njerëzve, që shtypin të vërtetën në paudhësi. 19 Sepse çdo gjë që mund të dijë njeriu për Perëndinë është e shfaqur tek ata, se Perëndia ua shfaqi atyre. 20 Sepse qëkurse u bë bota, të padukshmet e tij, fuqia e tij e përjetshme edhe hyjnia, duken qartë, duke u marrë me mend me anë të atyre që janë bërë, kaq sa ata të mos kenë se ç’të thonë. 21 Sepse, ndonëse e njohën Perëndinë, nuk e lavdëruan si Perëndi, as nuk e falënderuan; por u bënë të kotë në mendimet e tyre, edhe u errësua zemra e tyre e paarsyeshme. 22 Duke thënë se janë të mençëm, u marrosën, 23 edhe ndërruan lavdinë e Perëndisë së pavdekshëm në shembëllesë fytyre njeriu të vdekshëm, edhe shpendësh e katërkëmbëshish e zvarranikësh.

24 Prandaj edhe i dha Perëndia ata në papastërti me anë të dëshirimeve të zemrave të tyre, që të shnderohen trupat e atyre në mes tyre, 25 të cilët ndërruan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër, edhe nderuan e adhuruan krijesën më tepër se Krijuesin, i cili është i bekuar për gjithë jetën. Amin. 26 Prandaj Perëndia i dha ata në dëshirime shnderimi; sepse edhe femrat e tyre shndërruan marrëdhënien sipas natyrës në atë kundër natyrës. 27 Gjithashtu edhe meshkujt lanë marrëdhënien me femrën sipas natyrës, e u dogjën në dëshirimin e tyre njëri me tjetrin, duke bërë turpe meshkuj me meshkuj, e duke marrë mbi vete shpagimin e duhur të mashtrimit të tyre. 28 Edhe si nuk deshën të njohin Perëndinë, Perëndia i dorëzoi ata në mendje të prishur, që të bëjnë ato që nuk janë të hijshme. 29 Sepse ata janë të mbushur me çdo paudhësi, kurvëri, dinakëri, lakmi, ligësi, plot me smirë, me vrasje, me grindje, me mashtrim, me poshtërsi; 30 pëshpëritës, gojëkëqij, perëndiurrejtës, të pacipë, kryelartë, mendjemëdhenj, trillues të këqijash, të pabindur ndaj prindërve, 31 të pamend, që nuk mbajnë fjalën, të padhembshur, të papajtueshëm, të pamëshirshëm,  32 të cilët, ndonëse njohin drejtësinë e Perëndisë, se ata që bëjnë të tilla janë të denjë për vdekje, jo vetëm i bëjnë ato, po edhe shprehin pëlqim për ata që i bëjnë.

{tab=Kr.2}

Gjyqi i drejtë i Perëndisë për të gjithë

randaj s’mund të drejtësosh veten, o njeri, cilido që të jesh ti që gjykon, sepse në atë që gjykon tjetrin, dënon veten tënde; sepse ti që gjykon, po ato bën. 2 Edhe e dimë se gjyqi i Perëndisë është me të vërtetë kundër atyre që bëjnë të tillat. 3 Edhe mendon këtë ti, o njeri, që gjykon ata që bëjnë të tillat, edhe që i bën ato edhe vetë, se ke për të shpëtuar nga gjyqi i Perëndisë? 4 Apo përçmon pasurinë e mirësisë së tij e të durimit e të zemërgjerësisë, edhe nuk e di se mirësia e Perëndisë të sjell ty në pendim? 5 Po për ashpërsimin tënd dhe për zemrën e papenduar mbledh në veten tënde zemërim për ditën e zemërimit e të zbulesës së gjyqit të drejtë të Perëndisë, 6 i cili do t’ia shpaguajë gjithësecilit sipas punëve të tij: 7 atyre që kërkojnë me durim në punë të mirë lavdi e nder e pavdekësi, do t’u japë jetë të përjetshme; 8 po për ata që grinden dhe nuk i binden së vërtetës, po i binden paudhësisë, do të jetë mëri e zemërim, 9 hidhërim dhe shtrëngim në çdo shpirt njeriu që punon të ligën, Judeu më parë edhe pastaj Greku, 10 por lavdi e nder e paqe për cilindo që punon të mirën, Judeun më parë edhe pastaj Grekun. 11 Sepse tek Perëndia s’ka mbajtje ane. 12 Sepse sa mëkatuan pa ligj, pa ligj edhe do të përfundojnë; edhe sa mëkatuan nën ligj, me ligj do të gjykohen, 13 sepse nuk janë të drejtë përpara Perëndisë ata që dëgjojnë ligjin, po ata që zbatojnë ligjin do të drejtësohen. 14 Sepse kur kombet që s’kanë ligj, prej natyre bëjnë punët e ligjit, këta, ndonëse s’kanë ligj, janë vetë ligj në veten e tyre, 15 të cilët tregojnë punën e ligjit të shkruar në zemrat e tyre, sepse kanë ndërgjegjen e tyre duke dëshmuar bashkë me ta, edhe mendimet duke akuzuar ose edhe duke drejtësuar njëri-tjetrin, 16 në atë ditë, kur do të gjykojë Perëndia të fshehtat e njerëzve, sipas ungjillit tim, me anë të Jisu Krishtit.

Gjyqi i judeasit sipas ligjit

17 Ja ti quhesh Jude, edhe prehesh në ligj, edhe mburresh në Perëndinë, 18 edhe njeh vullnetin e tij, edhe dallon ndryshimet, sepse mësohesh prej ligjit, 19 edhe ke besim në veten tënde se je udhëheqës i të verbërve, dritë e atyre që janë në errësirë, 20 ndreqës i të marrëve, mësues i foshnjave, dhe se ke shembullin e diturisë e të së vërtetës në ligj. 21 Ti pra që mëson tjetrin, veten tënde nuk e mëson? Ti, që predikon të mos vjedhin, vjedh? 22 Ti që thua të mos shkelin kurorën, shkel kurorën? Ti që ke neveri idhujt, vjedh tempujt? 23 Ti që mburresh në ligjin, çnderon Perëndinë duke shkelur ligjin? 24 Sepse “emri i Perëndisë për shkakun tuaj blasfemohet në kombet”, siç është shkruar.

25 Sepse rrethprerja bën dobi nëse zbaton ligjin; po nëse shkel ligjin, rrethprerja jote u bë parrethprerje. 26 Ai pra që nuk është i rrethprerë nëse ruan porositë e ligjit, parrethprerja e tij a nuk do të llogaritet rrethprerje? 27 Edhe ai që është i parrethprerë në trup dhe zbaton ligjin do të të gjykojë ty që ke shkronjën e ligjit dhe rrethprerjen, edhe shkel ligjin. 28 Sepse nuk është jude ai që është nga jashtë jude, as rrethprerje ajo që duket në mish. 29 Por jude është ai që është përbrenda jude, edhe rrethprerje ajo e zemrës, që është sipas frymës e jo sipas shkronjës, lëvdimi i të cilit është jo prej njerëzish, po prej Perëndisë.

{tab=Kr.3}

‘ka më tepër pra Judeu? Apo cila është dobia e rrethprerjes? 2 Shumë nga çdo anë. Më përpara, sepse fjalët e Perëndisë iu besuan Judenjve. 3 Sepse çfarë në mos besuan disa? Mos do të hedhë poshtë besën e Perëndisë pabesia e tyre? 4 Qoftë larg; po Perëndia qoftë i vërtetë, edhe çdo njeri gënjeshtar, siç është shkruar: “Që të dalësh i drejtë në fjalët e tua, edhe të fitosh kur të gjykohesh”.

5 Po në tregon padrejtësia jonë drejtësinë e Perëndisë, ç’duhet të themi? Mos është i padrejtë Perëndia që sjell zëmërimin? Si njeri flas. 6 Qoftë larg; sepse atëherë si do të gjykojë Perëndia botën? 7 Sepse në qoftë se me anë të gënjeshtrës sime u shtua e vërteta e Perëndisë për lavdi të tij, pse unë ende gjykohem si fajtor? 8 Edhe, siç shahemi, edhe siç thonë disa se ne themi, pse të mos bëjmë të ligat, që të vijnë të mirat? Dënimi i të këtillëve është i drejtë.

Asnjë njeri nuk është i drejtë

9 Çfarë pra? Jemi ne më të mirë se kombet? Pa fjalë jo; sepse e treguam më përpara se edhe Judenjtë edhe Grekët, të gjithë janë nën mëkat, 10 siç është shkruar: “Se s’ka të drejtë, as edhe një. 11 S’ka as një që kupton; s’ka as një që kërkon Perëndinë. 12 Të gjithë dolën jashtë udhës, të gjithë u bënë të padobishëm; s’ka kush të bëjë mirë; s’ka as edhe një. 13 Varr i hapur është gurmazi i tyre; me gjuhët e tyre flisnin mashtrime; vrer nepërkash është nën buzët e tyre. 14 Goja e tyre është plot me mallkim e me hidhërim. 15 Këmbët e tyre janë të shpejta për të derdhur gjak. 16 Shkretim e mundim nëpër udhët e tyre. 17 Edhe udhë paqeje nuk njohën. 18 Nuk ka frikë Perëndie përpara syve të tyre”.

19 Edhe dimë se sa thotë ligji, ua thotë atyre që janë nën ligj; që të mbyllet çdo gojë, edhe gjithë bota të bëhet fajtore përpara Perëndisë. 20 Sepse prej punësh ligji s’ka për të dalë i drejtë asnjë mish përpara tij; sepse me anë të ligjit njihet mëkati.

Si e shpëton Perëndia njeriun

21 Po tani pa ligj u shfaq drejtësia e Perëndisë, duke u dëshmuar nga ligji dhe nga profetët. 22 Po, drejtësia e Perëndisë me anë të besimit në Jisu Krishtin në të gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë; sepse nuk ka ndonjë farë ndryshimi. 23 Sepse të gjithë mëkatuan, edhe të gjithëve u shteret lavdia e Perëndisë, 24 edhe drejtësohen falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpërblimit që është në Jisu Krishtin, 25 të cilin Perëndia e vuri që përpara mjet shpërblimi me anë të besimit në gjakun e tij, që të tregojë drejtësinë e tij, për ndjesën e mëkateve që qenë bërë përpara, me anë të durueshmërisë të Perëndisë; 26 që të tregojë drejtësinë e tij në këtë kohë, që të jetë ai i drejtë, dhe të nxjerrë të drejtë atë që i beson Jisuit.

27 Ku është pra mburrja? U përjashtua. Me cilin ligj? Të veprave? Jo; por me ligjin e besimit. 28 Kuptojmë pra se njeriu del i drejtë me anë të besimit, pa veprat e ligjit. 29 Apo vetëm i Judenjve është Perëndia? E jo, po edhe i kombeve. 30 Sepse një është Perëndia që do të nxjerrë të drejtë rrethprerjen prej besimit, edhe parrethprerjen me anë të besimit. 31 Ligjin pra hedhim poshtë me anë të besimit? Qoftë larg; por ligjin vërtetojmë.

{tab=Kr.4}

Shembulli i Abrahamit

‘do të themi pra se fitoi Abrahami, ati ynë sipas mishit? 2 Sepse nëse doli i drejtë Abrahami prej veprave, ka përse të mburret, po jo përpara Perëndisë. 3 Sepse ç’thotë Shkrimi? “Edhe i besoi Abrahami Perëndisë, edhe iu llogarit atij për drejtësi.” 4 Edhe atij që punon paga nuk i llogaritet si hir, po si detyrim. 5 Por atij që s’punon, edhe i beson atij që nxjerr të drejtë të shtrembërin, besimi i tij llogaritet për drejtësi. 6 Sikundër edhe Davidi e rrëfen lumurimin e atij njeriu, të cilit Perëndia i llogarit drejtësi, pa vepra:

7 “Lum ata, të cilëve iu ndjenë paudhësitë, edhe të cilëve iu mbuluan mëkatet. 8 Lum ai njeri, të cilit Zoti nuk do t’i llogarisë mëkat.”

9 Ky lumurim pra thuhet vetëm për të rrethprerët, apo edhe për të parrethprerët? Sepse themi se besimi iu llogarit Abrahamit për drejtësi. 10 Si pra iu llogarit? Kur ishte i rrethprerë, apo kur ishte i parrethprerë? Jo kur ishte i rrethprerë, po kur ishte i parrethprerë. 11 Edhe mori shenjën e rrethprerjes për vulë të drejtësisë që fitoi prej besimit që kishte kur ishte i parrethprerë, që të jetë ai atë i të gjithë atyre që besojnë kur janë të parrethprerë, që t’u llogaritet edhe atyre drejtësia; 12 edhe atë i rrethprerjes jo vetëm për ata që janë të rrethprerë, por edhe për ata që ecin sipas gjurmëve të besimit të atit tonë Abraham kur qe i parrethprerë.

Besimi në premtimet e Perëndisë

13 Sepse premtimi Abrahamit ose farës së tij se do të jetë trashëgimtari i botës, nuk iu bë me anë të ligjit, po me anë të drejtësisë që është prej besimit. 14 Sepse nëse janë trashëgimtarë ata që janë prej ligjit, besimi është i zbrazët, edhe premtimi u shfuqizua. 15 Sepse ligji sjell zemërim; sepse ku s’ka ligj, s’ka as shkelje.

16 Prandaj trashëgimi është prej besimit, që të jetë dhuratë, dhe premtimi të jetë i siguruar për gjithë farën, jo vetëm për atë që është prej ligjit, por edhe për atë që është prej besimit të Abrahamit, i cili është atë i ne të gjithëve, 17 siç është shkruar: “Se të bëra atë të shumë kombeve”, përpara Perëndisë, të cilit i besoi, edhe i cili u jep jetë të vdekurve dhe quan të paqenat si të qena.

18 Ai pa pasur shpresë, me shpresë besoi se do të bëhej atë i shumë kombeve, siç qe folur: “Kështu do të jetë fara jote”. 19 Edhe pasi nuk ishte i dobët në besim, nuk mendoi se tanimë trupi i tij ishte i vdekur, sepse ishte rreth njëqind vjeç, as vdekjen e barkut të Sarës. 20 As në premtimin e Perëndisë nuk pati dyshim duke mos besuar, po u forcua në besim, duke i dhënë lavdi Perëndisë, 21 e duke qenë i bindur se atë që i premtoi Zoti është i fuqishëm edhe ta bëjë. 22 Prandaj edhe iu llogarit atij për drejtësi. 23 Edhe nuk u shkrua vetëm për të se iu llogarit atij, 24 po edhe për ne, të cilëve do të na llogaritet, që i besojmë atij që ngjalli prej së vdekurish Jisuin, Zotin tonë; 25 i cili u dorëzua për fajet tona dhe u ngjall për drejtësimin tonë.

{tab=Kr.5}

Pajtimi me Perëndinë

i u drejtësuam pra prej besimi, kemi paqe me Perëndinë me anë të Zotit tonë Jisu Krisht, 2 prej të cilit kemi edhe hyrjen me anë të besimit në këtë hir, në të cilin qëndrojmë; edhe mburremi në shpresën e lavdisë së Perëndisë. 3 Edhe jo vetëm kjo, po edhe mburremi për shtrëngimet, duke ditur se shtrëngimi sjell durim, 4 edhe durimi provë, edhe prova shpresë. 5 Edhe shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë. 6 Sepse kur ishim ne ende të sëmurë, Krishti vdiq në kohën e caktuar për të pabesët. 7 Sepse vështirë edhe për një njeri të drejtëdikush do të vdesë; sepse për të mirin mbase edhe guxon ndonjë të vdesë. 8 Po Perëndia tregon dashurinë e tij për ne, sepse ndërsa ne ishim ende mëkatarë, Krishti vdiq për ne. 9 Shumë më tepër pra, si dolëm të drejtë tani me anë të gjakut të tij, do të shpëtojmë nga zemërimi me anë të tij. 10 Sepse, në qoftë se kur ishim armiq u pajtuam me Perëndinë me anë të vdekjes së Birit të tij, shumë më tepër pasi u pajtuam do të shpëtojmë me anë të jetës së tij. 11 Edhe jo vetëm këtë, po edhe mburremi në Perëndinë me anë të Zotit tonë Jisu Krisht, me anë të të cilit morëm tani pajtimin.

Adami dhe Krishti

12 Prandaj sikurse me anë të një njeriu hyri mëkati në botë, edhe me anë të mëkatit vdekja, edhe kështu shkoi vdekja mbi të gjithë njerëzit, sepse që të gjithë mëkatuan; 13 – sepse deri në kohën e ligjit mëkati ishte në botë, po mëkat nuk llogaritet kur s’ka ligj. 14 Por vdekja mbretëroi që prej Adamit deri te Moisiu, edhe mbi ata që nuk mëkatuan sipas shëmbëllimit të mëkatit të Adamit, i cili ishte forma e atij që do të vinte.

15 Po nuk është si faji, ashtu edhe dhurata; sepse në qoftë se për fajin e njërit vdiqën të shumtët, shumë më tepër hiri i Perëndisë dhe dhurata me anë të hirit të një njeriu, të Jisu Krishtit, teproi në të shumtët. 16 Edhe dhurata nuk është si puna që u bë me anë të njërit që mëkatoi; sepse faji prej njërit u bë për dënim të të gjithëve, por dhurata për shfajësim prej shumë fajesh.

17 Sepse në qoftë se prej fajit të njërit mbretëroi vdekja me anë të njërit, shumë më tepër ata që marrin tepricën e hirit dhe të dhuratës së drejtësisë do të mbretërojnë për jetë me anë të njërit, të Jisu Krishtit. 18 Sikurse pra me anë të një faji erdhi dënim në gjithë njerëzit, kështu edhe me anë të një drejtësie erdhi në gjithë njerëzit drejtësimi për jetë. 19 Sepse sikurse me anë të mosbindjes së një njeriu u bënë fajtorë të shumtët, kështu edhe me anë të bindjes së njërit do të bëhen të drejtë të shumtët. 20 Edhe ligji hyri në mes, që të teprojë faji. Edhe ku teproi mëkati, mbiteproi hiri; 21 që, siç mbretëroi mëkati me anë të vdekjes, kështu edhe hiri të mbretërojë me anë të drejtësisë për jetë të përjetshme, me anë të Jisu Krishtit, Zotit tonë.

{tab=Kr.6}

Të vdekur për mëkatin, të gjallë për Krishtin

‘të themi pra? Të qëndrojmë në mëkat, që të teprojë hiri?

2 Larg qoftë; ne që vdiqëm në mëkat, si do të rrojmë më në të? 3 A nuk e dini, se të gjithë sa u pagëzuam në Jisu Krishtin, në vdekjen e tij u pagëzuam? 4 U varrosëm pra bashkë me të me anë të pagëzimit në vdekjen, që, siç u ngjall Krishti prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne të ecim në jetë të re. 5 Sepse në u bashkëmbollëm me të sipas shëmbëllimit të vdekjes së tij, do të jemi edhe sipas shëmbëllimit të ngjalljes së tij. 6 Duke ditur këtë, se njeriu ynë i vjetër u kryqëzua bashkë me të, që të prishet trupi i mëkatit, që të mos i shërbejmë më mëkatit. 7 Sepse ai që vdiq u çlirua nga mëkati. 8 Edhe nëse vdiqëm bashkë me Krishtin, besojmë se edhe do të rrojmë bashkë me të. 9 Sepse e dimë se Krishti, që u ngjall prej së vdekurish, nuk vdes më; vdekja nuk e pushton më atë. 10 Sepse ai që vdiq, vdiq një herë për mëkatin; po ai që rron, rron në Perëndinë. 11 Kështu llogariteni edhe ju veten tuaj, se jeni të vdekur për mëkatin, por të gjallë në Perëndinë, me anë të Jisu Krishtit, Zotit tonë.

12 Le të mos mbretërojë pra mëkati në trupin tuaj të vdekshëm, që t’i bindeni atij në dëshirimet e tij. 13 As mos tregoni gjymtyrët e trupit tuaj armë padrejtësie në mëkat; por tregojeni veten tuaj tek Perëndia si të ngjallur prej së vdekurish, edhe gjymtyrët e trupit tuaj armë drejtësie tek Perëndia. 14 Sepse mëkati nuk do t’ju pushtojë ju; sepse nuk jemi nën ligj, po nën hir.

Liria e vërtetë

15 Çfarë pra? Të mëkatojmë, sepse nuk jemi nën ligj, po nën hir? Qoftë larg. 16 A nuk e dini, se atij që i tregoni veten shërbëtorë në bindje, jeni të po atij shërbëtorë që i bindeni, domethënë të mëkatit për vdekje, ose të bindjes për drejtësi? 17 Po falënderojmë Perëndinë, se ishit njëherë shërbëtorë të mëkatit, por tani u bindët nga zemra në formën e mësimit që u dha ndër ju. 18 Edhe si u çliruat nga mëkati, u bëtë shërbëtorë të drejtësisë. 19 Si njeri po flas, për dobësinë e mishit tuaj. Sepse siç i bëtë gjymtyrët e trupit tuaj shërbëtorë në papastërti dhe në paligjësi për paligjësinë, kështu tani bëjini gjymtyrët e trupit tuaj shërbëtorë të drejtësisë për shenjtërim. 20 Sepse kur ishit shërbëtorë të mëkatit, ishit të çliruar nga drejtësia. 21 Çfarë fryti pra kishit atëherë nga ato punë, për të cilat tani keni turp? Sepse fundi i tyre është vdekje. 22 Po tani që u çliruat nga mëkati, edhe u bëtë shërbëtorë tek Perëndia, keni frytin tuaj për shenjtërim; dhe për fund jetë të përjetshme. 23 Sepse paga e mëkatit është vdekje, po dhurata e Perëndisë jetë e përjetshme me anë të Jisu Krishtit, Zotit tonë.

{tab=Kr.7}

Ligji nuk është më në fuqi

po nuk e dini, vëllezër, sepse u flas njerëzve që njohin ligjin, se ligji ka pushtet mbi njeriun sa kohë rron? 2 Sepse gruaja e martuar është e lidhur nga ligji me burrin deri sa ky është i gjallë; po në vdektë burri, lirohet nga ligji i burrit. 3 Kur rron pra burri, në u bashkoftë me tjetër burrë, do të jetë kurorëshkelëse; po në vdektë burri, është e çliruar nga ligji, që të mos jetë kurorëshkelëse në u bashkoftë me tjetër burrë. 4 Prandaj, vëllezër të mi, edhe ju jeni të vdekur ndaj ligjit me anë të trupit të Krishtit, që të bashkoheni me tjetër, me atë që u ngjall prej së vdekurish, që të sjellim fryte tek Perëndia. 5 Sepse kur ishim në mish, dëshirimet e mëkateve, që ishin me anë të ligjit, vepronin në gjymtyrët e trupit tonë, për t’i sjellë fryte vdekjes. 6 Po tani u zgjidhëm nga ligji, pasi vdiqëm nga çfarë na mbante të pushtuar, që të shërbejmë sipas frymës së re, e jo sipas shkronjës së vjetër.

7 Ç’të themi pra? Ligji është mëkat? Qoftë larg. Por mëkatin nuk e njoha, veç me anë të ligjit; sepse edhe lakmimin nuk do ta njihja, po të mos thoshte ligji “Mos lakmo”. 8 Po mëkati, duke marrë shkak me anë të urdhërimit, ngjalli tek unë çdo farë dëshirimi; sepse pa ligj mëkati është i vdekur. 9 Edhe unë rroja një herë pa ligj; po kur erdhi urdhërimi, mëkati u ngjall përsëri, e unë vdiqa, 10 edhe kështu urdhërimi që u dha për jetë, ai u gjend tek unë për vdekje. 11 Sepse mëkati, duke marrë shkak me anë të urdhërimi, më mashtroi, edhe me anë të tij më vrau. 12 Prandaj ligji është i shenjtë, edhe urdhërimi i shenjtë dhe i drejtë dhe i mirë.

13 Ajo pra që është e mirë, u bë tek unë vdekje? Qoftë larg. Por mëkati, që të duket mëkat, me anë të së mirës pruri tek unë vdekje, që me anë të urdhërimit mëkati të bëhet me të tepërt mëkatar. 14 Sepse e dimë se ligji është shpirtëror, por unë jam i mishor, i shitur nën mëkatin. 15 Sepse atë që bëj nuk e njoh; sepse nuk bëj atë që dua, po bëj atë që urrej. 16 Edhe nëse bëj atë që nuk dua, jam në një fjalë me ligjin, se është i mirë.

17 Po tani nuk e bëj më unë këtë, po mëkati që rri tek unë. 18 Sepse e di se nuk rri tek unë, domethënë në mishin tim, gjë e mirë; sepse dashja gjendet tek unë, por të bëj të mirën nuk e gjej; 19 sepse nuk bëj të mirën që dua, po të keqen që nuk dua, këtë bëj. 20 Edhe nëse bëj unë atë që nuk dua, nuk jam më unë që e bëj atë, po mëkati që rri tek unë.

21 Unë pra gjej këtë ligj, se kur dua të bëj të mirën, gjendet tek unë e liga, 22 sepse unë, sipas njeriut të brendshëm, ngazëllehem në ligjin e Perëndisë. 23 Por shoh një tjetër ligj në gjymtyrët e trupit tim që lufton kundër ligjit të mendjes sime, edhe më skllavëron në ligjin e mëkatit që është në gjymtyrët e trupit tim. 24 Mjerë unë njeriu! Kush do të më shpëtojë nga ky trup i vdekjes? 25 Falënderoj Perëndinë me anë të Zotit tonë Jisu Krisht. Kështu pra unë me mendjen i shërbej ligjit të Perëndisë, por me mishin ligjit të mëkatit.

{tab=Kr.8}

Jeta e re

ani pra s’ka ndonjë dënim për ata që janë në Jisu Krishtin, që nuk ecin sipas mishit, po sipas Frymës. 2 Sepse ligji i Frymës së jetës në Jisu Krishtin më çliroi prej ligjit të mëkatit dhe prej vdekjes. 3 Sepse atë që s’mundej të bënte ligji, sepse ishte i dobët me anë të mishit, Perëndia, duke dërguar Birin e tij me shëmbëllim mishi mëkatar, dhe për mëkat, dënoi mëkatin në mish; 4 që të përmbushet drejtësia e ligjit tek ne që nuk ecim sipas mishit, po sipas Frymës. 5 Sepse ata që rrojnë sipas mishit, kanë ndër mend punët e mishit; por ata që rrojnë sipas Frymës kanë ndër mend punët e Frymës. 6 Sepse mendimi i mishit është vdekje, por mendimi i Frymës është jetë dhe paqe. 7 Sepse mendimi i mishit është armiqësi tek Perëndia; sepse në ligj të Perëndisë nuk bindet, po as nuk mundet. 8 Edhe sa janë të mishit nuk mund t’i pëlqejnë Perëndisë.

9 Po ju nuk jeni të mishit, po të Frymës, në qoftë se rri Fryma e Perëndisë tek ju. Po nëse nuk ka ndonjë Frymën e Krishtit, ky nuk është i atij. 10 Po nëse është Krishti tek ju, trupi është i vdekur për mëkatin; po shpirti është jetë për drejtësinë. 11 Po në rri tek ju Fryma e atij që ngjalli Jisuin prej së vdekurish, ai që ngjalli Krishtin prej së vdekurish do t’u japë jetë edhe trupave tuaj të vdekshëm, me anë të Frymës së tij që rri në ju.

12 Kështu pra, vëllezër, jemi të detyruar jo tek mishi, që të rrojmë sipas mishit. 13 Sepse në rrofshi sipas mishit, keni për të vdekur, po në vrafshi veprat e trupit me anë të Frymës, do të rroni. 14 Sepse sa udhëhiqen prej Frymës së Perëndisë, këta janë bij të Perëndisë. 15 Sepse s’keni marrë frymë robërie, që të keni frikë përsëri, po keni marrë frymë birësie, me anë të të cilit thërresim: Ava, o Atë. 16 Vetë Fryma dëshmon bashkë me frymën tonë se jemi bij Perëndie. 17 Edhe nëse jemi bij, jemi edhe trashëgimtarë; trashëgimtarë të Perëndisë, edhe trashëgimtarë bashkë me Krishtin, në vuajtshim bashkë me atë, që edhe të lavdërohemi bashkë me atë.

Bota e re që do të vijë

18 Sepse unë mendoj se vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlejnë të barazohen me lavdinë që do të zbulohet ndër ne. 19 Sepse krijimi pret me padurim shfaqjen e bijve të Perëndisë. 20 Sepse krijimi u vu nën urdhër të kotësisë, jo me dashje, po për atë që e vuri nën urdhër, 21 me shpresë se edhe vetë krijimi do të çlirohet nga robëria e prishjes, e të shkojë në lirinë e lavdisë së bijve të Perëndisë. 22 Sepse e dimë se gjithë krijimi bashkërënkon me dhimbje lindjeje së bashku deri tani. 23 Edhe jo vetëm ai, po edhe ata që kanë frytin e parë të frymës, edhe ne vetë rënkojmë në veten tonë, duke pritur birësimin, shpërblimin e trupit tonë. 24 Sepse me shpresën shpëtuam; por shpresa që shihet nuk është shpresë, sepse për atë që sheh njeriu, përse edhe të shpresojë? 25 Po nëse shpresojmë për atë që nuk e shohim, me anë të durimit e presim.

26 Gjithashtu edhe Fryma na ndihmon në dobësitë tona, sepse nuk dimë për çfarë të lutemi siç duhet, por vetë Fryma lutet për ne me rënkime të pazëshme. 27 Dhe ai që shqyrton zemrat e di se ç’është mendimi i Frymës, se sipas Perëndisë ndërmjeton për shenjtorët. 28 Edhe e dimë se të gjitha u ndihmojnë për mirë atyre që duan Perëndinë, atyre që janë thirrur sipas vullnetit të tij. 29 Sepse sa njohu që përpara, këta edhe i ndau që përpara që të jenë të njëjtë nga forma me fytyrën e Birit të tij, që të jetë ai i parëlindur ndër shumë vëllezër. 30 Edhe sa ndau që përpara, këta edhe i thirri; edhe sa thirri, këta edhe i drejtësoi; edhe sa drejtësoi, këta edhe i lavdëroi.

Fuqia e dashurisë së Perëndisë

31 Ç’të themi pra për këto? Nëse është Perëndia bashkë me ne, kush do të jetë kundër nesh? 32 Sepse ai që nuk kurseu Birin e tij, po e dorëzoi për të gjithë ne, si nuk do të na i falë ne të gjitha bashkë me atë? 33 Cili do të padisë të zgjedhurit e Perëndisë? Perëndia është ai që drejtëson. 34 Cili do të jetë ai që dënon? Krishti është ai që vdiq, po edhe më tepër ai që u ngjall, i cili edhe është në të djathtë të Perëndisë, i cili edhe ndërmjeton për ne. 35 Cili do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Shtrëngim, apo vështirësi, apo vdekje, apo zi, apo lakuriqësi, apo rrezik, apo thikë? 36 Siç është shkruar: “Se për ty vritemi gjithë ditën; u numëruam porsi dhen për të therur”. 37 Po në gjithë këto ne dalim më tepër se fitimtarë me anë të atij që na deshi. 38 Sepse më është mbushur mendja se as vdekje, as jetë, as engjëj, as pushtete, as fuqira, as ato që janë tani, as ato që do të vijnë, 39 as lartësi, as thellësi, as ndonjë gjë tjetër e krijuar nuk do të mundë të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jisu Krishtin, Zotin tonë.

{tab=Kr.9}

Zgjedhja e Izraelit

ë vërtetën them në Krishtin, nuk gënjej, edhe për këtë jep dëshmi bashkë me mua ndërgjegjja ime me anë të Frymës së Shenjtë, 2 se kam hidhërim të madh dhe dhimbje të pandërprerë në zemrën time. 3 Sepse do të doja që unë vetë të isha i mallkuar, i ndarë, nga Krishti për vëllezërit e mi, për të afërmit e mi sipas mishit; 4 të cilët janë Izraelitë, të cilëve u përket birësimi dhe lavdia dhe dhiatat dhe ligjësimi edhe adhurimi e premtimet; 5 atyre u përkasin etërit, edhe prej të cilëve lindi Krishti sipas mishit, i cili është përmbi të gjitha Perëndi i bekuar përjetë. Amin.

6 Dhe nuk është se ka rënë poshtë fjala e Perëndisë. Sepse të gjithë sa janë prej Izraelit, këta nuk janë Izrael; 7 as ngaqë janë farë e Abrahamit,janë të gjithë bij të tij; por “në Isakun do të quhet fara jote”. 8 Domethënë, bijtë e mishit, nuk janë këta bij të Perëndisë; po bijtë e premtimit llogariten për farë. 9 Sepse fjala e premtimit është kjo: “Në këtë kohë do të vij, edhe Sara do të ketë bir”.

10 Edhe jo vetëm kjo, po edhe Rebeka kur u gjend me barrë prej një burri, prej Isakut atit tonë; 11 sepse para se të lindnin djemtë, edhe para se të bënin ndonjë vepër të mirë a të ligë, që të mbetet urdhri i parë i Perëndisë që është sipas zgjedhjes, jo prej veprash, po prej atij që thërret, 12 iu tha asaj: “Se më i madhi do t’i shërbejë më të voglit”, 13 siç është shkruar “Jakovin e desha, po Esaun e urreva”.

14 Ç’të themi pra? Mos ka padrejtësi tek Perëndia? Qoftë larg. 15 Sepse Moisiut i thotë: “Do të përdëllej atë që të përdëllej, edhe do të më dhimbet për atë që të më dhimbet”. 16 Kështu pra kjo nuk është prej atij që do, as prej atij që vrapon, po prej Perëndisë që përdëllen. 17 Sepse Shkrimi i thotë Faraonit: “Se për këtë të ngrita, që të tregoj në ty fuqinë time, edhe që të rrëfehet emri im në gjithë dhenë”. 18 Atë pra që do ta përdëllejë, e përdëllen; edhe atë që do ta ashpërsojë, e ashpërson.

Zemërimi dhe mëshira e Perëndisë

19 Do të më thuash pra: Përse më qorton? Cili mund të rrijë kundër vullnetit të tij? 20 Po cili je ti, o njeri, që i kundërpërgjigjesh Perëndisë? A mos mund t’i thotë gatesa gatuesit: Pse më bëre kështu? 21 Apo s’ka pushtet shtëmbari mbi baltën, që të bëjë prej po atij brumi një enë për nderim, edhe një tjetër për çnderim? 22 E çfarë, nëse Perëndia, duke dashur të tregojë zemërimin e tij, edhe të bëjë të njohur fuqinë e tij, duroi me shumë zemërgjerësi enë zemërimi që qenë bërë për të humbur? 23 Edhe që të bëjë të njohur pasurinë e lavdisë së tij mbi enë përdëllimi, të cilat i përgatiti më parë për lavdi, 24 kështu edhe neve, të cilëve edhe na thirri jo vetëm prej Judenjve, po edhe prej kombeve?

25 Siç thotë edhe tek Osieja: “Atë që s’ka qenë populli im do ta quaj populli im, edhe atë që nuk ishte i dashur të dashur. 26 Edhe do të jetë në atë vend që u është thënë atyre: Nuk jeni ju populli im, atje ata do të quhen bij të Perëndisë së gjallë.” 27 Edhe Isaia thërret për Izraelin: “Edhe në qoftë numri i bijve të Izraelit si rëra e detit, një mbetje do të shpëtojë; 28 sepse do të mbarojë e do të shkurtojë llogari me drejtësi, sepse Zoti do të bëjë llogari të shkurtuar mbi dhe”. 29 Edhe siç tha që përpara Isaia: “Po të mos na kishte lënë farë Zoti Savaoth, do të ishim bërë si Sodoma, edhe do të kishim ngjarë me Gomorrën”.

Izraeli dhe Ungjilli

30 Ç’të themi pra? Se ata kombe që s’ndoqën drejtësi, arritën drejtësi, drejtësinë që është prej besimit, 31 edhe Izraeli duke ndjekur ligjin e drejtësisë, në ligj drejtësie nuk arriti. Përse? 32 Sepse nuk e ndiqte me anë besimi, po me anë të veprave të ligjit. 33 Sepse u penguan në gurin e pengesës; siç është shkruar: “Ja tek vë në Sion një gur pengese, edhe një shkëmb skandali, edhe kushdo që beson tek ai nuk do të turpërohet”.

{tab=Kr.10}

ëllezër, dëshira e zemrës sime, edhe lutja që i bëj Perëndisë për Izraelin, është për shpëtim të tyre. 2 Sepse dëshmoj për ata se kanë zell për Perëndinë, po jo me vetëdije. 3 Sepse duke mos njohur drejtësinë e Perëndisë, edhe duke kërkuar të vendosin drejtësinë e tyre, nuk iu bindën drejtësisë së Perëndisë. 4 Sepse fundi i ligjit është Krishti, për drejtësi tek cilido që beson.

Shpëtim për të gjithë

5 Sepse Moisiu shkruan për drejtësinë që është prej ligjit: “Se njeriu që bën këto, do të rrojë me anë të tyre”. 6 Po drejtësia që është prej besimit thotë kështu: “Mos thuaj në zemrën tënde: Kush do të ngjitet në qiell?” domethënë, që të zbresë Krishtin. 7 Apo: “Kush do të zbresë në humnerën e pafund?” domethënë, që të sjellë lart Krishtin prej së vdekurish. 8 Po ç’thotë? “Fjala është afër teje, në gojën tënde e në zemrën tënde”, domethënë, fjala e besimit që predikojmë; 9 se në rrëfefsh me gojën tënde Zotin Jisu, edhe në besofsh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli atë prej së vdekurish, do të shpëtosh. 10 Sepse njeriu beson me zemër për drejtësi, edhe me gojë rrëfehet për shpëtim. 11 Sepse Shkrimi thotë: “Gjithkush që beson në atë, nuk do të turpërohet”. 12 Sepse s’ka dallim ndërmjet Judeasit e Grekut; sepse po ai Zot është i të gjithëve, i pasur për të gjithë ata që e thërresin atë. 13 Sepse kushdo që të thërresë emrin e Zotit, do të shpëtojë.

14 Si pra do të thërrasin atë, të cilin nuk e besuan? Edhe si do ta besojnë atë për të cilin nuk kanë dëgjuar? Edhe si do të dëgjojnë, pa predikues? 15 Edhe si do të predikojnë, në mos u dërgofshin? Siç është shkruar: “Sa të bukura janë këmbët e atyre që japin lajmin e mirë për paqe, të atyre që japin lajmin e mirë për të mirat”. 16 Por jo të gjithë iu bindën  ungjillit, sepse Isaia thotë: “Zot, kush i besoi predikimit tonë?” 17 Besimi pra është prej dëgjimi; dhe dëgjimi me anë të fjalës së Perëndisë. 18 Por them: Mos nuk dëgjuan? Po, me të vërtetë “zëri i tyre doli në gjithë dheun, edhe fjalët e tyre deri në anët e botës”. 19 Po them: Mos nuk i njohu Izraeli? I pari Moisiu thotë: “Unë do t’ju shtie juve në zili për atë që nuk është komb, edhe do t’ju bëj të zemëroheni për një komb që s’ka mend”. 20 Po Isaia guxon edhe më tepër e thotë: “U gjenda tek ata që s’më kërkonin, u duka tek ata që as pyetnin për mua”. 21 Por Izraelit i thotë: “Tërë ditën i shtriva duart e mia një populli që nuk bindet dhe flet kundër”.

{tab=Kr.11}

Pjesa e mbetur e Izraelit

hem pra: Mos e hodhi tej Perëndia popullin e tij? Qoftë larg. Sepse edhe unë Izraelit jam, prej farës së Abrahamit, prej fisit të Beniaminit. 2 Perëndia nuk e hodhi tej popullin e tij, të cilin e njohu që përpara. Apo nuk dini ç’thotë  Shkrimi për Ilian? Si i flet Perëndisë kundër Izraelit, duke thënë: 3 “Zot, profetët e tu i vranë, edhe theroret e tu i shembën; edhe unë mbeta i vetëm, edhe kërkojnë jetën time”. 4 Po ç’i thotë përgjigjja e Perëndisë? “Kam lënë për veten time shtatë mijë burra, të cilët nuk u ulën në gjunjë përpara Baalit”. 5 Kështu pra edhe në kohën e tanishme ka ngelur një mbetje sipas zgjedhjes së hirit. 6 Edhe nëse është prej hiri, nuk është më prej veprash; sepse ndryshe hiri nuk është më hir; po nëse është prej veprash, nuk është më hir, sepse vepra nuk është më vepër. 7 Çfarë pra? Izraeli nuk e gjeti atë që kërkon; po të zgjedhurit e gjetën, edhe të tjerët u verbuan, 8 siç është shkruar: “Perëndia u dha atyre frymë përgjumje, sy që të mos shohin, edhe veshë që të mos dëgjojnë” deri në ditën e sotme. 9 Edhe Davidi thotë: “Iu bëftë atyre tryeza për kurth e për lak e për pengesë e për shpagim. 10 U errësofshin sytë e tyre për të mos parë; edhe kurrizin e tyre kërruse përgjithnjë”.

Shpëtimi i kombeve

11 Them pra: Mos u penguan, që të rrëzohen? Qoftë larg. Po me anë të rrëzimit të tyre u bë shpëtimi i kombeve, që t’i shtjerë ata në zili. 12 Edhe në është rënia i tyre pasuri për botën, edhe dështimi i tyre pasuri për kombet, sa më të tepër do të jetë plotësia e tyre?

13 Sepse ju kombeve ju them, – deri sa jam unë apostull i kombeve, lavdëroj shërbesën time, – 14 se mos i shtie në zili ata që janë mishi im, edhe shpëtoj disa nga ata. 15 Sepse nëse është hedhja tej e tyre paqe e botës, ç’tjetër do të jetë pritja e tyre, përveç se jetë prej së vdekurish.

16 Edhe në është fryti i parë i shenjtë, është edhe tërë brumi; edhe nëse është rrënja e shenjtë, janë edhe degët. 17 Po nëse u këputën ca nga degët, edhe ti që ishe ulli i egër u shartove në to, edhe u bëre pjesëtar i rrënjës dhe i pjellorisë së ullirit, 18 mos iu mburr degëve; edhe nëse mburresh, nuk e mban ti rrënjën, po rrënja ty. 19 Do të thuash pra: U këputën degët, që të shartohem unë. 20 Mirë. Për pabesinë u këputën, po ti qëndron me anë të besimit. Mos u mbaj me të lartë, po ki frikë; 21 sepse nëse Perëndia nuk kurseu degët prej natyre, ndoshta nuk të kursen as ty.

22 Shiko pra mirësinë dhe ashpërsinë e Perëndisë; mbi ata që u rrëzuan, ashpërsinë; edhe mbi ty, mirësinë, në qëndrofsh në mirësi; sepse ndryshe edhe ti do të këputesh. 23 Kështu edhe ata, në mos qëndrofshin në pabesi, do të shartohen; sepse Perëndia është i fuqishëm t’i shartojë përsëri ata. 24 Sepse nëse u këpute ti nga ulliri i egër prej natyre, edhe kundër natyrës u shartove në ulli të butë, sa më tepër këta që janë prej natyre degë do të shartohen në ullirin e tyre?

Rehabilitimi i Izraelit

25 Sepse nuk dua të mos e dini, vëllezër, këtë të fshehtë, – që të mos mbaheni të mençur në veten tuaj, – se ngurtësia e një pjesë e Izraelit u bë deri sa të hyjë tërësia e kombeve, 26 edhe kështu gjithë Izraeli do të shpëtojë, siç është shkruar: “Do të vijë prej Sionit çliruesi, dhe do të largojë pabesitë nga Jakovi. 27 Edhe kjo është nga ana ime dhiata për ta, kur të heq mëkatet e tyre”. 28 Sipas ungjillit janë armiq për ju, por sipas zgjedhjes janë të dashur për shkak të etërve. 29 Sepse dhuratat dhe thirrja e Perëndisë janë të patundshme. 30 Sepse sikurse edhe ju dikur nuk i bindeshit Perëndisë, po tani u përdëllyet për mosbindjen e këtyre, 31 kështu edhe këta tani nuk u bindën, që me anë të përdëllimit që u tregua për ju të përdëllehen edhe ata. 32 Sepse Perëndia i mbylli të gjithë në mosbindje, që t’i përdëllejë të gjithë.

33 O thellësi pasurie dhe urtësie e diturie Perëndie! Sa të pagjurmueshme janë gjykimet e tua, edhe sa të pakuptueshme udhët e tua! 34 Sepse “kush e njohu mendjen e Zotit? Apo kush u bë këshilltar i tij?” 35 Apo “kush i dha gjë më parë, që t’i shpërblehet?” 36 Sepse prej tij dhe me anë të tij dhe në atë janë të gjitha. Atij i qoftë lavdia në jetë të jetëve. Amin.

{tab=Kr.12}

Jeta në shërbim të Perëndisë

u lutem pra, vëllezër, për përdëllimet e Perëndisë, t’i tregoni trupat tuaj therorë të gjallë, të shenjtë, të pëlqyeshëm për Perëndinë, adhurimin tuaj të arsyeshëm. 2 Edhe mos u përshtatni me këtë jetë; po shndërrohuni me anë të përtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cila është dëshira e Perëndisë, e mira dhe e pëlqyeshmja dhe e përsosura.

3 Sepse me anë të atij hiri që më është dhënë, i them gjithësecilit prej jush të mos mendojë për veten e tij më tepër se sa duhet të mendojë, por të mendojë me urtësi, sipas masës së besimit që i caktoi Perëndia secilit. 4 Sepse, siç kemi në një trup shumë gjymtyrë, edhe të gjitha gjymtyrët nuk kanë të njëjtin veprim, 5 kështu edhe ne, ndonëse jemi shumë, jemi një trup në Krishtin dhe gjithësecili jemi gjymtyrë të njëri-tjetrit. 6 Edhe kemi dhurata të ndryshme sipas hirit që na u dha; në kemi profeci, le të profetizojmë sipas pjesës së besimit që na takon; 7 nëse shërbesë, le të qëndrojmë në shërbesë; kush është mësues, le të jepet pas mësimit; 8 kush ka dhuratën e këshillimit, le të japë këshilla; kush jep, le të japë me thjeshtësi; kush është i parë, le të jetë me kujdes; kush përdëllen, le të përdëllejë me gaz.

9 Dashuria le të jetë pa shtirje; urreni të ligën, ngjituni pas së mirës. 10 Të doni fort njëri-tjetrin me dashuri vëllazërore; kalojeni në nderim njëri-tjetrin. 11 Në punë të jeni të papërtueshëm, në shpirt të nxehtë; Zotit t’i shërbeni. 12 Në shpresë të gëzoheni; në shtrëngim të duroni; në lutje të qëndroni; 13 në nevojat e shenjtëve të ndihmoni; nga mikpritja mos hiqni dorë. 14 Bekoni ata që ju përndjekin; bekoni e mos mallkoni. 15 Gëzohuni me ata që gëzohen, edhe qani me ata që qajnë. 16 Kini të njëjtat mendime në mes tuaj; mos u mbani më të lartë, por uluni bashkë me të përulurit; mos e pandehni veten tuaj për të mençur. 17 Asnjeriu mos ia shpaguani të keqen me të keqe; kujdesuni për vepra të mira përpara gjithë njerëzve. 18 Nëse mundet, sa varet nga ju, të keni paqe me të gjithë njerëzit. 19 Mos merrni shpagim për veten tuaj, o të dashur, po bëjini udhë zemërimit; sepse është shkruar: “Imi është shpagimi; unë kam për të shpaguar, thotë Zoti”. 20 Në i ardhtë uri pra armikut tënd, jepi të hajë; në i ardhtë etje, jepi të pijë; sepse duke bërë këtë do të grumbullosh thëngjij të ndezur mbi kryet e tij. 21 Mos u mund prej së keqes, po munde të keqen me të mirën.

{tab=Kr.13}

Nënshtrimi ndaj pushteteve

do shpirt le t’i nënshtrohet pushteteve që janë mbi të; sepse nuk ka pushtet veç nga Perëndia; edhe pushtetet që janë, prej Perëndisë janë urdhëruar. 2 Prandaj ai që kundërshton pushtetin, kundërshton urdhrin e Perëndisë; edhe ata që i kundërvihen, do të marrin dënim mbi veten e tyre. 3 Sepse krerët nuk janë frikë për punët e mira, po për të ligat. Do pra të mos kesh frikë nga pushteti? Bëj të mirën, dhe do të lëvdohesh prej tij. 4 Sepse pushtetari është shërbëtor i Perëndisë tek ty për të mirën. Po nëse bën të keqen, frikësohu; sepse ai nuk e mban më kot thikën; sepse është shërbëtor i Perëndisë, shpagimmarrës që përmbush zemërimin ndaj atij që kryen të keqen. 5 Prandaj është e nevojshme të ulni kryet, jo vetëm për shkak të zemërimit, po edhe prej ndërgjegjes. 6 Sepse për këtë paguani edhe taksa, se janë shërbëtorë Perëndie, që kujdesen për këtë. 7 Jepuni pra të gjithëve detyrimet; atij që i keni detyrim taksën, taksën; atij që i keni detyrim tatimin, tatimin; atij që i keni detyrim frikën, frikën; atij që i keni detyrim nderin, nderin.

Dashuria vëllazërore

8 Asnjeriu të mos i detyroheni asgjë, përveç se të doni njëri-tjetrin; sepse ai që do tjetrin, ka përmbushur ligjin. 9 Sepse urdhërimet: “Mos shkel kurorën, mos vrit, mos vidh, mos jep dëshmi të rreme, mos lakmo”, edhe çdo urdhërim tjetër, janë përmbledhur në këtë fjalë: “Të duash të afërmin tënd si veten tënde”. 10 Dashuria nuk i bën keq të afërmit; dashuria pra është përmbushja e ligjit.

Shpëtimi përfundimtar po afron

11 Edhe këtë ju them, duke ditur kohën se tashmë është ora të zgjohemi nga gjumi; sepse tani shpëtimi ynë është më afër sesa kur besuam. 12 Nata u thye dhe dita u afrua; le të hedhim pra tej veprat e errësirës, dhe le të veshim armët e dritës. 13 Le të ecim hijshëm si ditën; jo në argëtime e dehje, jo në shtretër kurvërie e shthurje, jo në grindje e smirë; 14 po vishni Zotin Jisu Krisht, edhe mos bëni kujdes për mishin që t’i plotësoni dëshirimet.

{tab=Kr.14}

Mos gjykoni tjetrin

dhe atë që është i dobët në besim, mirëpriteni, por jo për rrahje mendimesh. 2 Sepse dikush beson se mund të hajë nga të gjitha, kurse ai që është i dobët ha lakra. 3 Ai që ha le të mos përbuzë atë që s’ha; edhe ai që s’ha le të mos gjykojë atë që ha; sepse Perëndia e ka pranuar. 4 Cili je ti që gjykon shërbëtorin e huaj? Prej të zotit të vet ai qëndron ose bie; por do të qëndrojë; sepse Perëndia është i fortë ta bëjë të qëndrojë atë. 5 Sepse dikush e çmon një ditë më tepër se një tjetër ditë, e dikush çmon çdo ditë njëlloj. Gjithësecili le të mendojë si i është mbushur mëndja. 6 Ai që ruan ditën, për Zotin e ruan, edhe ai që nuk e ruan ditën, për Zotin nuk e ruan. Ai që ha, për Zotin ha, edhe ai që nuk ha, për Zotin nuk ha, edhe falënderon Perëndinë. 7 Sepse asnjë prej nesh nuk rron për veten e vet, edhe asnjë nuk vdes për veten e vet. 8 Sepse edhe nëse rrojmë, për Zotin rrojmë; edhe nëse vdesim, për Zotin vdesim. Edhe nëse rrojmë pra edhe nëse vdesim, të Zotit jemi. 9 Sepse për këtë Krishti edhe vdiq, edhe u ngjall, edhe rroi, që të zotërojë edhe mbi të vdekurit edhe mbi të gjallët. 10 Po ti pse gjykon vëllanë tënd? Apo edhe ti pse përbuz vëllanë tënd? Sepse ne të gjithë do të dalim para gjykatës së Krishtit. 11 Sepse është shkruar: “Rroj unë, thotë Zoti, se mua do të më përkulet çdo gju, edhe çdo gjuhë do të lavdërojë Perëndinë”. 12 Kështu pra gjithësecili prej nesh do t’i japë llogari Perëndisë për veten e vet.

Mos i vini pengesa vëllait

13 Pra, le të mos gjykojmë më njëri-tjetrin; po gjykoni më tepër këtë, mos i vini vëllait pengesë ose skandal. 14 E di dhe jam i bindur në Zotin Jisu, se s’ka asgjë të papastër nga vetvetja; vetëm për atë që mendon se ndonjë gjë është e papastër, për atë është e papastër. 15 Po nëse hidhërohet yt vëlla për ushqimin tënd, ti nuk ecën më sipas dashurisë. Mos e bëj të humbasë prej ushqimit tënd atë, për të cilin Krishti vdiq. 16 Le të mos shahet pra e mira juaj. 17 Sepse mbretëria e Perëndisë nuk është të ngrënë e të pirë, po drejtësi e paqe dhe gëzim në Frymën e Shenjtë; 18 sepse ai që i shërben Krishtit me këto, është i pëlqyeshëm për Perëndinë dhe i miratuar nga njerëzit. 19 Kështu pra, le të ndjekim ato që janë për paqen, edhe ato që janë për ndërtimin e njëri-tjetrit. 20 Mos e prish punën e Perëndisë për shkak të ushqimit. Të gjitha janë të pastra; po është keq për njeriun që ha me skandal. 21 Eshtë mirë njeriu të mos hajë mish, as të mos pijë verë, as të mos bëjë gjë, nga e cila pengohet ose skandalizohet apo sëmuret yt vëlla. 22 Ke ti besim? Kije atë në veten tënde përpara Perëndisë. Lum ai që nuk dënon vetveten për atë që e gjen të vlefshme. 23 Por ai që dyshon, edhe në ngrëntë, dënohet; sepse nuk e bën nga besimi; edhe çdo gjë që nuk bëhet nga besimi, është mëkat.

{tab=Kr.15}

dhe ne të fortët kemi detyrë të mbajmë dobësitë e të dobtëve, e jo t’i pëlqejmë vetes. 2 Gjithësecili prej nesh le t’i pëlqejë të afërmit për të mirën që çon në ndërtim. 3 Sepse edhe Krishti nuk pëlqeu vetveten, po siç është shkruar: “Sharjet e atyre që të shajnë ty ranë mbi mua”. 4 Sepse sa u shkruan më përpara, u shkruan për mësimin tonë, që të kemi shpresë me anë të durimit e të ngushëllimit të shkrimeve. 5 Edhe Perëndia i durimit e i ngushëllimit ju dhëntë juve të keni të njëjtën mendje ndërmjet jush sipas Jisu Krishtit; 6 që të lavdëroni njëzëri me një gojë Perëndinë dhe Atin e Zotit tonë Jisu Krisht.

Lavdia botërore për Perëndinë

7 Prandaj pranoni njëri-tjetrin, siç ju pranoi edhe Krishti për lavdi të Perëndisë. 8 Edhe them se Jisu Krishti u bë shërbëtor i rrethprerjes për të vërtetën e Perëndisë, që të vërtetojë premtimet e bëra etërve; 9 edhe që të lavdërojnë kombet Perëndinë për përdëllimin e tij, siç është shkruar: “Për këtë do të të lavdëroj ndër kombe, dhe në emrin tënd do të psal”. 10 Edhe përsëri thotë: “Gëzohuni, o kombe, bashkë me popullin e tij”. 11 Edhe përsëri: “Lavdëroni Zotin, gjithë kombet, edhe lavdërojeni atë, gjithë popujt”. 12 Edhe përsëri Isaia thotë: “Do të jetë rrënja e Jeseut” dhe “Ai që do të ngrihet të mbretërojë mbi kombet, tek ai do të shpresojnë kombet”. 13 Edhe Perëndia i shpresës ju mbushtë me çdo lloj gëzimi e paqeje me anë të besimit, që të teproni në shpresë me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë.

Veprimtaria apostolike e Pavlit

14 Po edhe unë vetë, o vëllezër, jam i bindur për ju, se edhe ju jeni plot me mirësi, plot me çdo dituri, edhe se mund të këshilloni njëri-tjetrin. 15 Po ju shkrova juve disi më me guxim, që t’ju kujtoj për hirin që m’u dha nga Perëndia, 16 që të jem shërbëtor i Jisu Krishtit në kombet, duke kryer veprën e shenjtë të ungjillit të Perëndisë, që të bëhet dhurata e kombeve e mirëpritur dhe e shenjtëruar me anë të Frymës së Shenjtë. 17 Kam pra pse të mburrem në Jisu Krishtin për sa kanë të bëjnë me Perëndinë. 18 Sepse nuk do të guxoj të flas për ndonjë nga ato vepra, të cilat Krishti nuk i bëri me anën time, për të prurë në bindje kombet, me fjalë e me vepër, 19 me fuqi shenjash e çudish, me fuqi të Frymës së Perëndisë, kaq sa që nga Jerusalemi e përqark e deri në Ilirik e kam mbushur me ungjillin e Krishtit. 20 Edhe kështu synova të predikoj ungjillin, jo ku ishte i njohur emri i Krishtit, që të mos ndërtoj mbi themel të huaj; 21 por, siç është shkruar: “Ata, ndër të cilët s’është lajmëruar për të, do të shohin; edhe ata që s’kanë dëgjuar, do të kuptojnë”.

Planet e Pavlit për të ardhmen

22 Prandaj edhe u pengova shumë herë e s’erdha dot tek ju. 23 Po tani duke mos pasur më vend në këto anë, edhe pasi prej shumë vitesh kam mall të vij tek ju, 24 kur të shkoj në Spanjë, do të kaloj nga ju, sepse shpresoj duke shkuar t’ju shoh ju, edhe të përcillem prej jush për atje, pasi të ngopem deri diku me ju. 25 Por tani po shkoj në Jerusalem, për t’u shërbyer shenjtëve. 26 Sepse Maqedonia dhe Akaia e patën kënaqësi t’u japin ndihmë të varfërve ndërmjet shenjtëve në Jerusalem. 27 Me të vërtetë u pëlqeu, dhe u janë të detyruar atyre; sepse nëse u bënë kombet pjesëtarë bashkë me ata në punët e shpirtit, kanë detyrë t’u shërbejnë atyre edhe në punët e mishit. 28 Si të mbaroj pra këtë, edhe t’ua jap atyre me siguri këtë fryt, do të shkoj nga ju për në Spanjë. 29 Edhe e di se duke ardhur tek ju, do të vij me plotësinë e bekimit të ungjillit të Krishtit.

30 Edhe ju lutem, vëllezër, me anë të Zotit tonë Jisu Krisht, edhe me anë të dashurisë së Frymës së Shenjtë, të përpiqeni bashkë me mua duke iu lulur Perëndisë për mua, 31 që të shpëtoj nga ata që janë kundërshtarë të besimit në Jude, edhe që të bëhet e mirëpritur ndër shenjtët shërbesa ime në Jerusalem, 32 që të vij tek ju me gëzim, në dashtë Perëndia, edhe të prehem bashkë me ju. 33 Edhe Perëndia i paqes qoftë bashkë me ju të gjithë. Amin.

{tab=Kr.16}

Përshëndetje

dhe ju rekomandoj juve Fivën, motrën tonë, që është dhiakone e kishës në Qenkre, 2 që ta pritni në Zotin, siç është e denjë për shenjtorët, edhe ta ndihmoni atë për çdo gjë që të ketë nevojë prej jush; sepse edhe ajo u ka ndihmuar shumë vetave, edhe mua vetë.

3 Përshëndetni Priskilën e Akilën, bashkëpunëtorët e mi në Jisu Krishtin, 4 të cilët vunë qafën e tyre nën thikë për jetën time, të cilët i falënderoj jo vetëm unë, por edhe gjithë kishat e kombeve; 5 si edhe kishën që është në shtëpinë e tyre. Përshëndetni Epenetin tim të dashur, i cili është fryti i parë e Akaisë në Krishtin. 6 Përshëndetni Marien, e cila u mundua shumë për ne. 7 Përshëndetni Andronikun dhe Juninë, të afërmit e mi e shokë të mi të burgut, të cilët janë të nderuar ndërmjet apostujve, të cilët edhe më përpara se unë kanë qenë në Krishtin. 8 Përshëndetni Ampliun, të dashurin tim në Zotin. 9 Përshëndetni Urbanin bashkëpunëtorin tonë në Krishtin, si dhe Stahin, të dashurin tim. 10 Përshëndetni Apelinin, të provuarin në Krishtin. Përshëndetni ata të Aristobulit. Përshëndetni Irodionin, të afërmin tim. 11 Përshëndetni ata të Narqisit, sa janë në Zotin. 12 Përshëndetni Trifenën dhe Trifosën, të cilat mundohen në Zotin. Përshëndetni të dashurën Persidë, e cila shumë u mundua në Zotin. 13 Përshëndetni Rufin, të zgjedhurin në Zotin dhe të ëmën e tij, që është edhe imja. 14 Përshëndetni Asinkritin, Flegondin, Ermain, Patrovin, Ermiun, edhe vëllezërit që janë bashkë me ta. 15 Përshëndetni Filologun dhe Julinë, Nireun dhe motrën e tij, edhe Olimbain, edhe gjithë shenjtorët që janë bashkë me ata. 16 Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë. Ju përshëndesin ju kishat e Krishtit.

17 Edhe ju lutem juve, o vëllezër, të ruheni nga ata që bëjnë përçarje dhe skandale kundër mësimit që keni nxënë ju, edhe largohuni nga ata. 18 Sepse të tillët nuk i shërbejnë Zotit tonë Jisu Krisht, po barkut të tyre; edhe me fjalë të ëmbla e të bukura gënjejnë zemrat e atyre që s’dinë ligësi. 19 Sepse bindja juaj arriti tek të gjithë. Sa për ju pra, gëzohem; edhe dua të jeni të ditur për të mirën dhe të pastër për të keqen. 20 Edhe Perëndia i paqes do të dërrmojë satanain në këmbët tuaja për së shpejti. Hiri i Zotit tonë Jisu Krisht qoftë me ju. Amin.

21 Ju përshëndesin Timotheu, bashkëpunëtori im, edhe Luçi, edhe Jasoni e Sosipatri, kushërinjtë e mi. 22 Ju përshëndes në Zotin unë Tertiu që shkrova letrën.

23 Ju përshëndet Gai, mikpritësi im dhe i gjithë kishës. Ju përshëndet Erazmi, kujdestari i qytetit, edhe vëllai Kuart. 24 Hiri i Zotit tonë Jisu Krisht qoftë me ju. Amin.

25 Edhe atij që mund t’ju forcojë sipas ungjillit tim dhe predikimit të Jisu Krishtit, sipas zbulesës së misterit që u mbajt i fshehur prej kohësh të përjetshme, 26 por u shfaq tani edhe me anë të shkronjave të profetëve, sipas urdhrit të Perëndisë së përjetshëm, dhe u njoh në gjithë kombet që t’i binden besimit, 27 Perëndisë së vetëm të ditur me anë të Jisu Krishtit, i qoftë lavdia për jetë. Amin. {/tabs}

Letra drejtuar Korinthianeve

{tab=Mbylle}

{tab=Hyrje}

 Komuniteti i parë i krishterë në Korinth nuk dallohej as për paqen dhe harmoninë e tij të brendshme, as për sjellje morale shembullore të anëtarëve të tij. Dy letrat e Shën Pavlit drejtuar Korinthianëve, të cilat i kemi në Dhiatën e Re, shkruar në mes të viteve pesëdhjetë të shekullit të parë, janë të mbushura jo vetëm me mësime doktrinale dhe etike, përgjigje për çështje dhe probleme konkrete, por edhe me shumë vërejtje dhe qortime nga autori, si edhe me mbrojtje të shumta të autoritetit të tij apostolik. Këto letra e provojnë qartë faktin se të krishterët e parë nuk ishin të gjithë shenjtorë dhe se Kisha e parë përjetoi jo më pak vështirësi sesa Kisha sot apo në çdo kohë të historisë së saj në botë. 

    Mbas një përshëndetjeje të shkurtër dhe fjalë mirënjohjeje Perëndisë për hirin e dhënë Korinthianëve, letra e parë fillon me thirrjen e Shën Pavlit për bashkimin në Kishë. Kishte grindje dhe mosmarrëveshje të thella ndërmjet anëtarëve të komunitetit, prandaj apostulli i nxit të gjithë që të jenë të bashkuar në Krishtin e kryqëzuar, me anë të fuqisë së Shpirtit të Shenjtë në të Cilin nuk mund të ketë ndarje aspak (1-3). Pastaj ai mbron apostullatin e tij në përgjithësi dhe në veçanti atësinë e tij mbi Kishën e Korinthit, të cilat të dyja ishin sulmuar nga disa anëtarë të Kishës (4). Më pas, ai merret me problemin e imoralitetit ndër anëtarët e komunitetit dhe me çështjen e shkarjes nëpër gjyqe para gjykatësve paganë (5-6). Mbas kësaj vjen këshilla e Shën Pavlit rreth martesës së krishterë dhe problemit të ngrënies së ushqimit ofruar idhujve (7-8). Pastaj përsëri, ai mbron apostullatin e tij, duke theksuar faktin se ai e ka mbajtur gjithmonë veten materialisht dhe nuk i është bërë askujt barrë. 

    Ndarjet dhe ngatërresat në komunitetin e Korinthit ishin shprehur më konkretisht në mbledhjet eukaristike të Kishës. Pati një mosrespekt dhe abuzim të përgjithshëm të Trupit dhe Gjakut të Krishtit dhe ishte zhvilluar praktika ku çdo grup kishte ushqimin e tij të veçantë. Këto ndarje ishin shkaktuar në një shkallë jo të vogël edhe nga fakti se disa prej komunitetit kishin disa dhurata shpirtërore, për shembull, atë të lavdërimit të Perëndisë në gjuhë të panjohura, të cilat i shikonin si shenja të epërsisë së tyre ndaj të tjerëve. Ngatërresa ishin shkaktuar, gjithashtu nga gratë në Kishë, të cilat po e përdornin lirinë e tyre të re në Krishtin për përçarje dhe trazira. 

    Në letrën e tij Shën Pavli thekson për respekt dhe dallim ndaj Eukaristisë së shenjtë si realizimi qendror i bashkimit të Kishës, që vjen nga Vetë Krishti. Ai i paralajmëron kundër ndarjeve në Kishë për shkak të dhuratave të ndryshme shpirtërore, duke theksuar bashkimin absolut të Kishës si trupi i vetëm i Krishtit, i cili ka shumë gjymtyrë dhe shumë dhurata për ngritjen shpirtërore të të gjithëve. Ai ngulmon në parësinë absolute dhe epërsinë e dashurisë mbi çdo virtut dhe dhuratë, pa të cilën gjithçka tjetër bëhet e zbrazët dhe shkatërrohet. Ai i zbut ata që kanë dhuratën e lavdërimit të Perëndisë në gjuhë të panjohura, një dhuratë e cila pa dyshim po shkaktonte problemin më të mprehtë dhe bën thirrje për ushtrimin e të gjitha dhuratave, dhe sidomos mësimin e thjeshtë dhe të drejpërdrejtë të Fjalës së Perëndisë në Kishë. Ai u drejtohet grave që të sillen dhe të vishen ashtu si i ka hije të krishterëve. Dhe, së fundi, ai insiston se “të gjitha të bëhen sikur ka hije dhe me rregull” (10-14). Letra e parë e Korinthianëve mbaron me një fjalim të gjatë rreth kuptimit të ngjalljes së vdekurish në Krishtin, që është qendra e besimit dhe predikimit të krishterë. Apostulli e mbyll me një thirrje për para për të varfërit, dhe duke iu premtuar një vizitë, ai përsëri ngulmon në nevojën absolute të fuqisë së besimit, të shërbimit të përunjur dhe, veçanërisht të dashurisë. 

{tab=Kr.1}

Përshëndetje dhe falënderim

avli, i thirrur apostull i Jisu Krishtit me anë të vullnetit të Perëndisë, edhe vëllai ynë Sosten, 2 kishës së Perëndisë që është në Korinth, të shenjtëruarve në Jisu Krishtin, të thirrurve shenjtorë, bashkë me gjithë ata që thërresin në çdo vend në emrin e Zotit tonë Jisu Krisht, i tyre dhe yni; 3 hir mbi ju dhe paqe prej Perëndisë, Atit tonë, edhe Zotit Jisu Krisht.

4 Falënderoj përherë Perëndinë tim për ju, për hirin e Perëndisë që ju dha me anë të Jisu Krishtit; 5 se me anë të tij u bëtë të pasur në të gjitha, në çdo fjalë e në çdo dituri, 6 siç u vërtetua ndër ju dëshmia e Krishtit; 7 që ju të mos mbeteni prapa në asnjë dhunti, duke pritur zbulesën e Zotit tonë Jisu Krisht, 8 i cili edhe do t’ju  mbështesë deri në fund që të dilni të paqortueshëm në ditën e Zotit tonë Jisu Krisht. 9 Besnik është Perëndia, prej të cilit u thirrët në shoqërinë e Birit të tij Jisu Krisht, Zotit tonë.

Përçarje brenda në Kishë

10 Edhe ju lutem juve, o vëllezër, në emrin e Zotit tonë Jisu Krisht, që të thoni të gjithë të njëjtën gjë, edhe të mos ketë përçarje ndërmjet jush, por të jeni të bashkuar ngushtë në të njëjtën mendje e në të njëjtin mendim. 11 Sepse më treguan për ju, o vëllezër, njerëzit e Kloes, se ka grindje ndërmjet jush. 12 Edhe këtë e them se secili prej jush thotë: Unë jam i Pavlit, edhe: Unë i Apolloit, edhe: Unë i Kefait, edhe: Unë i Krishtit. 13 Ndarë qenka Krishti? Mos Pavli u kryqëzua për ju? Apo në emrin e Pavlit u pagëzuat? 14 Falënderoj Perëndinë, se asnjë prej jush s’kam pagëzuar, veç Krispit dhe Gait; 15 që të mos thotë ndonjë prej jush, se në emrin tim e pagëzova. 16 Pagëzova edhe shtëpinë e Stefanait; veç këtyre nuk di nëse pagëzova ndonjë tjetër. 17 Sepse Krishti nuk më dërgoi që të pagëzoj, po që të ungjillëzoj, jo me dituri fjale, që të mos dalë i kotë kryqi i Krishtit.

Urtësia e Perëndisë si marrëzi

18 Sepse fjala e kryqit për ata që humbasin është marrëzi, po për ne që shpëtojmë është fuqi Perëndie. 19 Sepse është shkruar: “Do të humbas diturinë e të diturve, edhe do të hedh tej mençurinë e të mençurve”.

20 Ku është i dituri? Ku është shkruesi? Ku është kërkimtari i kësaj jete? A nuk marrosi Perëndia diturinë e kësaj jete? 21 Sepse pasi në diturinë e Perëndisë bota nuk e njohu Perëndinë me anë të diturisë, i pëlqeu Perëndisë me marrëzinë e predikimit të shpëtojë ata që besojnë. 22 Sepse edhe Judenjtë kërkojnë shenjë, edhe Grekët kërkojnë dituri. 23 Po ne predikojmë Krishtin e kryqëzuar, i cili për Judenjtë është skandal, edhe për Grekët marrëzi. 24 Po për ata që janë thirrur, Judenj e Grekë, Krishti është fuqi Perëndie dhe dituri Perëndie. 25 Sepse marrëzia e Perëndisë është më e ditur se dituria e njerëzve; edhe dobësia e Perëndisë është më e fortë se fuqia e njerëzve.

26 Sepse, o vëllezër, shikoni thirrjen tuaj, se sipas mishit nuk ka ndërmjet jush shumë të ditur, as shumë të fuqishëm, as shumë fisnikë. 27 Po Perëndia zgjodhi marrëzitë e botës, që të turpërojë të diturit; edhe Perëndia zgjodhi dobësitë e botës, që të turpërojë të fortët; 28 edhe Perëndia zgjodhi të ultat e botës dhe të përbuzurat, edhe ato që nuk janë, që të prishë ato që janë; 29 që të mos mburret çdo trup përpara atij. 30 Edhe ju jeni prej atij në Jisu Krishtin, i cili u bë për ne dituri prej Perëndie, drejtësi dhe shenjtërim dhe shpërblim, 31 që, siç është shkruar: “Ai që mburret, në Zotin le të mburret”.

{tab=Kr.2}

dhe unë, o vëllezër, kur erdha tek ju, nuk erdha me lartësi fjale a diturie, që t’ju tregoj juve dëshminë e Perëndisë. 2 Sepse e pashë të udhës të mos di tjetër gjë ndër ju, veç Jisu Krishtin, edhe këtë të kryqëzuar. 3 Edhe unë erdha tek ju me dobësi e me frikë e me shumë tmerr. 4 Edhe fjala ime dhe predikimi im nuk u bënë me fjalë diturie njeriu që mbushin mendjen, po me dëftim Fryme e fuqie, 5 që të mos jetë besimi juaj me anë të diturisë së njerëzve, po me anë të fuqisë së Perëndisë.

Zbulesa e urtësisë së Perëndisë me anë të Frymës

6 Edhe u flasim dituri atyre që janë të përsosur, po jo dituri të kësaj jete, as të prijësve të kësaj jete që po asgjësohen; 7 po flasim dituri Perëndie në fshehtësi, atë të fshehurën që urdhëroi Perëndia që para jetëve për lavdinë tonë, 8 të cilën asnjë nga prijësit e kësaj bote nuk e njohu; sepse po ta kishin njohur, nuk do të kishin kryqëzuar Zotin e lavdisë. 9 Por siç është shkruar: “Ato që sy s’i pa, e vesh s’i dëgjoi, e në zemër njeriu nuk u ngritën, këto Perëndia i bëri gati për ata që e duan atë”. 10 Po Perëndia na i zbuloi me anë të Frymës të tij; sepse Fryma i vëzhgon të gjitha, edhe thellësitë e Perëndisë. 11 Sepse cili prej njerëzve i njeh punët e njeriut, përveçse fryma e njeriut që është në të? Kështu edhe punët e Perëndisë asnjë s’i njeh, përveçse Fryma e  Perëndisë. 12 Edhe ne s’kemi marrë frymën e botës, po Frymën që është nga Perëndia, që të njohim ato që na janë dhuruar nga Perëndia. 13 Për këto edhe flasim, jo me fjalë të mësuara prej diturisë njerëzore, po të mësuara prej Frymës së Shenjtë, duke krahasuar shpirtërorët më punë shpirtërore. 14 Po njeriu gjallësor nuk i pranon punët e Frymës së Perëndisë; sepse janë marrëzi për të, edhe nuk mund t’i njohë ato; sepse ato gjykohen shpirtërisht. 15 Po njeriu shpirtëror i gjykon të gjitha dhe vetë nuk gjykohet prej askujt. 16 Sepse cili e njohu mendjen e Zotit, që ta mësojë atë? Po ne kemi mendje Krishti.

{tab=Kr.3}

Urtësia e vërtetë është në harmoni me njerëzit shpirtërorë

dhe unë, o vëllezër, nuk munda t’ju flas si njerëzve shpirtërorë, por si njerëzve mishorë, si foshnjeve në Krishtin. 2 Me qumësht ju ushqeva ju, e jo me ushqim të fortë, sepse ende nuk mundeshit, po as edhe tani nuk mundeni, 3 sepse jeni ende mishorë; sepse deri sa ka ndër ju smirë dhe grindje e përçarje, a nuk jeni mishorë dhe ecni sipas njeriut? 4 Sepse kur thotë njëri: Unë jam i Pavlit; edhe tjetri: Unë jam i Apolloit, a nuk jeni mishorë?

Aposujt dhe vepra e tyre brenda Kishës

5 Cili pra është Pavli, e cili Apolloi, përveç se shërbëtorë, me anë të të cilëve besuat, edhe secili, siç ia dha Zoti? 6 Unë mbolla, Apolloi ujiti, po Perëndia rriti. 7 Kështu pra as ai që mbjell nuk është gjë, as ai që ujit, po Perëndia që rrit. 8 Edhe ai që mbjell edhe ai që ujit janë një; edhe gjithësecili do të marrë pagën e tij sipas mundit të tij. 9 Sepse ne jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë; ju jeni ara e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë.

10 Unë sipas hirit të Perëndisë që m’u dha, si kryemjeshtër i ditur hodha themel; e një tjetër ndërton mbi ; po gjithësecili le të shikojë si ndërton mbi . 11 Sepse askush nuk mund të vërë tjetër themel, përveç atij që është vënë, i cili është Jisu Krishti. 12 Edhe në ndërtoftë ndonjë mbi këtë themel me ar, argjend, gurë të çmueshëm, dru, bar, kallam, 13 puna e gjithësecilit do të shfaqet; sepse dita do ta tregojë; sepse me anë të zjarrit zbulohet; edhe zjarri do të provojë cila është puna e secilit. 14 Nëse mbetet puna e ndonjërit që ndërtoi, do të marrë pagë; 15 nëse digjet puna e ndonjërit, do t’i bëhet dëm, por ai vetë do të shpëtojë, porsi nëpërmjet zjarrit. 16 Nuk e dini se jeni tempull Perëndie, edhe Fryma e Shenjtë rri ndër ju? 17 Në prishtë ndonjëri tempullin e Perëndisë, këtë do ta prishë Perëndia; sepse tempulli i Perëndisë, i cili jeni ju, është i shenjtë.

18 Askush le të mos gënjejë vetveten; nëse pandeh ndonjëri në mes tuaj se është i ditur në këtë botë, le të bëhet i marrë, që të bëhet i ditur. 19 Sepse dituria e kësaj bote është marrëzi përpara Perëndisë. Sepse është shkruar: “Ai që zë të diturit në dinakërinë e tyre”. 20 Edhe përsëri: “Zoti i njeh mendimet e të diturve se janë të kota”. 21 Prandaj askush le të mos mburret për njerëz; sepse të gjitha janë tuajat. 22 Qoftë Pavli, qoftë Apolloi, qoftë Qefai, qoftë bota, qoftë jeta, qoftë vdekja, qofshin këto që janë tani, ose ato që do të vijnë, të gjitha janë tuajat. 23 Edhe ju të Krishtit, edhe Krishti i Perëndisë.

{tab=Kr.4}

Shembulli i Apostujve

ështu le të na llogarisë çdo njeri, si shërbëtorë të Krishtit, edhe si kujdestarë të mistereve të Perëndisë. 2 Dhe tjetra që kërkohet nga kujdestarët është që të gjendet gjithësecili besnik. 3 Sa për mua është fort pak e rëndësishme të gjykohem prej jush apo prej gjyqi njerëzor; por as vetveten nuk e gjykoj. 4 Sepse ndërgjegja ime nuk më qorton për asgjë; por as me këtë nuk drejtësohem; po Zoti është ai që më gjykon. 5 Prandaj mos gjykoni asgjë përpara kohës, deri sa të vijë Zoti, i cili edhe do të ndriçojë të fshehtat e errësirës dhe do të shfaqë dëshirat e zemrave; edhe atëherë gjithësecilit lëvdimi do t’i bëhet nga Perëndia.

6 Edhe këto, o vëllezër, për të mirën tuaj, i shndërrova në shembull mbi veten time edhe mbi Apolloin, që të mësoni prej nesh të mos mendoni më tepër nga ç’është shkruar, që ndonjë prej jush të mos krekoset për njërin kundër tjetrit. 7 Sepse cili të shquan ty nga tjetri? Dhe ç’gjë ke ti që nuk e more? Edhe nëse e ke marrë, pse mburresh sikur nuk e ke marrë? 

8 Tashmë jeni të ngopur, tashmë u pasuruat, pa ne mbretëruat; edhe makar të kishit mbretëruar, që edhe ne të mbretëronim bashkë me ju. 9 Sepse më duket se Perëndia ne apostujt na tregoi për më të fundit e njerëzve, si të dënuar me vdekje; sepse u bëmë lojë në botë, në engjëjt e në njerëzit. 10 Ne jemi të marrë për Krishtin, e ju të mençur në Krishtin; ne të dobët, e ju të fortë; ju të lavdëruar, e ne të përçmuar. 11 Deri në këtë orë edhe uri kemi, edhe etje kemi, edhe të zhveshur jemi, edhe me shuplaka rrihemi, edhe endemi andej e këtej, 12 edhe mundohemi duke punuar me duart tona; kur përqeshemi, bekojmë; kur ndiqemi, durojmë; 13 kur shahemi, lutemi; u bëmë si plehrat e botës, si fundërinat e të gjithëve deri në këtë ditë.

14 Nuk i shkruaj këto për t’ju turpëruar ju, por ju këshilloj si bij të mi të dashur. 15 Sepse edhe sikur të keni dhjetë mijë mësues në Krishtin, përsëri nuk keni shumë etër; sepse unë ju linda në Krishtin Jisu me anë të ungjillit. 16 Ju lutem juve pra të bëni siç bëj unë. 17 Prandaj ju dërgova Timotheun, i cili është biri im i dashur dhe besnik në Zotin; ky do t’ju sjellë juve ndër mend udhët e mia që janë në Krishtin, siç mësoj kudo në çdo kishë.

18 Po disa u krekosën, sikur unë s’do të vija tek ju. 19 Po shpejt do të vij tek ju, në dashtë Zoti, edhe do të njoh jo fjalën e atyre që mburren, por fuqinë. 20 Sepse mbretëria e Perëndisë nuk është në fjalë, po në fuqi. 21 Ç’doni? Me shkop të vij tek ju, apo me dashuri e me shpirt butësie?

{tab=Kr.5}

Dënimi i kurvërisë nga Kisha

jithandej dëgjohet ndër ju kurvëri, edhe e tillë kurvëri që as ndër kombet nuk bëhet fjalë, aq sa një të ketë gruan e të atit. 2 Edhe ju u krekosët e nuk vutë kujën, që të dëbohet nga mesi juaj ai që bëri këtë punë? 3 Sepse unë, ndonëse s’jam aty me trupin, me shpirtin jam aty, dhe si i pranishëm kam gjykuar tashmë për atë që bëri një punë të tillë, që, 4 në emrin e Zotit tonë Jisu Krisht, pasi të mblidheni ju dhe shpirti im me fuqinë e Zotit tonë Jisu Krisht, 5 t’ia dorëzoni të këtillin Satanait për shkatërrimin e mishit, që t’i shpëtojë shpirti në ditën e Zotit Jisu. 6 Nuk është e mirë mburrja juaj; a nuk e dini se pak brumë mbrun gjithë mbrujtjen? 7 Pastrohuni pra nga brumi i vjetër, që të jeni brumë i ri, siç jeni pa brumë; sepse pashka jonë, që është Krishti, u bë theror për ne. 8 Prandaj le të kremtojmë jo me brumë të vjetër, as me brumë keqësie e ligësie, por me bukë të pambrumëta çiltërsie e të vërtete.

9 Ju shkrova në letër, të mos përziheni me të përdalë, 10 edhe jo me gjithë të përdalët e kësaj bote, a me lakmitarët, a me grabitësit, a me idhujtarët, sepse atëherë duhet të dilni jashtë nga bota. 11 Po tani ju shkrova të mos përziheni me ndonjë që quhet vëlla, në qoftë se është i përdalë, a lakmitar, a idhujtar, a përqeshës, a pijanec, a rrëmbyes; me të këtillin as të mos hani bashkë. 12 Sepse ç’më duhet të gjykoj edhe të jashtmit? A nuk gjykoni ju të brendshmit? 13 Po të jashtmit Perëndia do t’i gjykojë; prandaj nxirreni të ligun jashtë nga mesi juaj.

{tab=Kr.6}

Mbrojtja në gjyqet pagane

uxon ndonjë prej jush, kur ka gjë kundër tjetrit, të gjykohet para të padrejtëve e jo para shenjtorëve? 2 A nuk e dini se shenjtorët do të gjykojnë botën? Dhe nëse bota do të gjykohet prej jush, a nuk jeni të zotët të gjykoni vogëlsira? 3 A nuk e dini se do të gjykojmë engjëj? Sa më tepër punë të kësaj jete? 4 Nëse keni pra punë të kësaj jete për të gjykuar, ata që janë më të papërfillurit në kishë, këta vini gjykatës?. 5 Për turpin tuaj them. Kështu nuk qenka ndërmjet jush ndonjë i urtë, i cili të mund të gjykojë në mes të vëllait të tij? 6 Po gjykohet vëlla me vëlla, edhe kjo përpara të pabesëve? 7 Tashmë, pra, të  keni gjyqe njëri me tjetrin është dështim i madh për ju. Përse nuk është më mirë t’ju bëhet juve padrejtësi? Përse nuk është më mirë t’ju bëhet dëm juve? 8 Po vetë ju bëni padrejtësi e bëni dëm, dhe këto vëllezërve tuaj. 9 Apo nuk e dini se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni; as të përdalë, as idhujtarë, as kurorëshkelës, as të zhburrëruar, as ata që venë pas meshkujve, 10 as vjedhës, as lakmitarë, as pijanecë, as përqeshës, as rrëmbyes, nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë. 11 Edhe të tillë ishit disa prej jush; por u latë, por u shenjtëruat, por u drejtësuat, me anë të emrit të Jisu Krishtit dhe me anë të Frymës së Perëndisë sonë.

Perëndia lavdërohet me shpirtin dhe me trupin tonë

12 Të gjitha më lejohen, por jo të gjitha sjellin dobi; të gjitha më lejohen, por unë nuk sundohem prej ndonjë gjëje. 13 Gjellët janë për barkun dhe barku për gjellët; por Perëndia edhe këtë edhe ato do t’i prishë. Po trupi nuk është për kurvërinë, por për Zotin, edhe Zoti për trupin. 14 Dhe Perëndia edhe Zotin e ngjalli, edhe ne do të na ngjallë me anë të fuqisë së tij. 15 A nuk e dini se trupat tuaj janë gjymtyrë të Krishtit? Të marr pra unë gjymtyrët e Krishtit, e t’i bëj ato gjymtyrë lavireje? Qoftë larg! 16 A nuk e dini se ai që bashkohet me laviren është një trup me të? Sepse “do të jenë, thotë, të dy në një mish”. 17 Po ai që bashkohet me Zotin, është një shpirt me atë. 18 Largoni kurvërinë. Çdo mëkat që bën njeriu, është jashtë trupit; po ai që kurvëron, mëkaton në trupin e vet. 19 Apo nuk e dini se trupi juaj është tempull i Frymës së Shenjtë që rri në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe nuk jeni të vetvetes? 20 Sepse u bletë me çmim; lavdëroni pra Perëndinë me trupin tuaj, edhe me shpirtin tuaj, që janë të Perëndisë.

{tab=Kr.7}

Martesa dhe abstenimi prej saj

dhe për ato që më shkruat, mirë është për njeriun të mos prekë grua. 2 Po për shkak të kurvërive le të ketë secili gruan e tij, edhe secila le të ketë burrin e saj. 3 Burri le t’i japë gruas dashurinë që i detyrohet; gjithashtu edhe gruaja burrit. 4 Gruaja s’e urdhëron trupin e saj, po burri; gjithashtu edhe burri nuk e urdhëron trupin e tij, po gruaja. 5 Mos i mungoni njëri-tjetrit, përveçse me marrëveshje të përkohshme, që të jepeni pas agjërimit e pas lutjes, edhe përsëri mblidhuni bashkë që të mos ju ngasë Satanai për mospërmbajtjen tuaj. 6 Edhe këtë po e them si lëshim, jo si urdhër. 7 Sepse dua gjithë njerëzit të jenë si edhe vetja ime; po secili ka dhuratë të veçantë nga Perëndia, njëri kështu, e tjetri ashtu.

8 Edhe po u them të pamartuarve dhe të vejave, se është më mirë për ata, në mbetshin si edhe unë. 9 Edhe po të mos përmbahen dot, le të martohen; sepse është më mirë të martohet njeriu se të digjet nga epshi. 10 Edhe të martuarit i porosis, jo unë, por Zoti, të mos ndahet gruaja nga burri. 11 Po edhe në u ndaftë, le të mbetet e pamartuar, ose le të pajtohet me burrin e saj; edhe burri të mos e lërë gruan e tij.

12 Edhe të tjerëve u them unë, jo Zoti, në ka ndonjë vëlla grua jobesimtare, edhe ajo dëshiron të rrojë bashkë me të, le të mos e lërë atë. 13 Edhe një grua që ka burrë jobesimtar, dhe ai dëshiron të rrojë bashkë me të, le të mos e lërë atë. 14 Sepse burri jobesimtar është i shenjtëruar me anë të gruas; dhe gruaja jobesimtare është e shenjtëruar me anë të burrit; sepse ndryshe bijtë tuaj do të ishin të papastër; kurse tani janë shenjtorë. 15 Por në u ndaftë jobesimtari, le të ndahet. Vëllai a motra nuk janë të robëruar në të tilla raste; po Perëndia na ka thirrur në paqe. 16 Sepse ç’di ti, o grua, në ke për të shpëtuar burrin? Ose ç’di ti, o burrë, në ke për të shpëtuar gruan?

17 Po secili siç ia caktoi Perëndia, secili siç e thirri Zoti, kështu le të ecin; edhe kështu urdhëroj mbi të gjitha kishat. 18 U thërrit i rrethprerë ndonjë në besim? Le të mos e fshehë rrethprerjen. I parrethprerë u thërrit ndonjë? Le të mos rrethpritet. 19 Rrethprerja s’është gjë, edhe parrethprerja s’është gjë, po ruajtja e porosive të Perëndisë. 20 Gjithësecili në atë thirrje që u thërrit, në atë le të mbesë. 21 U thërrite kur ishe skllav? Mos u shqetëso për këtë. Por nëse mund të bëhesh i lirë, më mirë përdore këtë. 22 Sepse ai që u thirr në Zotin kur qe skllav, është i çliruar i Zotit; gjithashtu edhe ai që u thirr kur qe i lirë, është skllav i Krishtit. 23 Me çmim u bletë; mos u bëni skllevër njerëzish. 24 Gjithësecili, o vëllezër, në atë që u thirr, në këtë le të mbetet ndaj Perëndisë.

Të pamartuarit dhe të vejat

25 Edhe në lidhje me virgjëreshat s’kam urdhër nga Zoti, por jap mendim si një, që nga përdëllimi i  Zotit është i besueshëm. 26 Mendoj pra se kjo është e mirë për nevojën e tanishme, se është mirë për njeriun të jetë kështu. 27 Je lidhur me grua? Mos kërko zgjidhje. Je zgjidhur me grua? Mos kërko grua. 28 Po edhe në u martofsh, nuk mëkatove. Edhe virgjëresha në u martoftë, nuk mëkatoi. Po të këtillët do të kenë shtrëngim në mish; edhe unë ju kursej. 29 Edhe këtë e them, o vëllezër, se koha që mbetet është e shkurtër, kaq sa edhe ata që kanë gra të jenë sikur s’kanë; edhe ata që qajnë, sikur s’qajnë; 30 edhe ata që gëzohen, sikur s’gëzohen; edhe ata që blejnë, sikur të mos i zotërojnë; 31 edhe ata që përdorin këtë botë, sikur s’e përdorin; sepse forma e kësaj bote po shkon. 32 Edhe dua të jeni pa kujdese; i pamartuari kujdeset për punët e Zotit, si t’i pëlqejë Zotit, 33 ndërsa i martuari kujdeset për punët e botës, si t’i pëlqejë gruas. 34 Ndryshon gruaja prej virgjëreshës; e pamartuara kujdeset për punët e Zotit, që të jetë e shenjtë edhe në trup edhe në shpirt; e martuara kujdeset për punët e botës, si t’i pëlqejë burrit.

35 Dhe këtë po jua them për të mirën tuaj; jo që t’ju vë lak, po që të jeni siç ka hije dhe të dhënë pas Zotit pa shqetësime. 36 Po nëse kujton ndonjëri se sillet keq me virgjëreshën e tij, në i shkoftë asaj lulja e rinisë, edhe duhet të bëhet kështu, le të bëjë ç’të dojë; nuk mëkaton; le të martohen. 37 Por ai që mbetet i qëndrueshëm në zemër pa pasur nevojë, po ka pushtet mbi dëshirën e vet, dhe e vendosi në zemrën e tij të ruajë virgjëreshën e tij, mirë bën. 38 Prandaj edhe ai që e marton virgjëreshën, mirë bën; edhe ai që s’e marton, bën më mirë.

39 Gruaja është e lidhur nga ligji për sa kohë rron burri i saj; po në i vdektë burri, është e lirë të martohet me cilin të dojë, veçse në Zotin. 40 Por sipas mendimit tim, më e lumur është, sikur të mbetet kështu; edhe më duket se edhe unë kam  Perëndie.

{tab=Kr.8}

Lidhja midis njohjes dhe dashurisë: vëllai ynë është kriteri

dhe sa për therorët e idhujve, dimë se të gjithë kemi dituri. Dituria krekos, por dashuria ndërton. 2 Në i duket ndonjërit se di ndonjë gjë, ky ende asgjë nuk ka mësuar siç duhet të mësonte. 3 Po nëse do dikush Perëndinë, ky është i njohur prej tij. 4 Pra për ngrënien e therorëve që u bëhen idhujve, e dimë se idhulli s’është asgjë në botë, dhe nuk ka tjetër Perëndi veç një. 5 Sepse ndonëse ka të ashtuquajtur perëndira, ose në qiell, ose mbi dhe, – siç ka shumë perëndira, edhe shumë zotër, – 6 po për ne është një Perëndi, Ati, prej të cilit janë të gjitha, edhe ne në të; dhe një Zot, Jisu Krishti, me anë të të cilit janë të gjitha, edhe ne me anë të atij.

7 Por jo tek të gjithë ështe kjo dituri; sepse disa veta me ndërgjegjen e idhullit deri sot e hanë si theror idhulli, edhe ndërgjegjja e tyre duke qenë e dobët ndotet. 8 Po të ngrënët nuk na afron tek Perëndia; sepse edhe sikur të hamë, nuk do të kemi gjë më shumë; as sikur të mos hamë, nuk do të kemi gjë më pak. 9 Po shikoni se mos pushteti juaj bëhet pengesë për të dobëtit. 10 Sepse në të paftë ndonjë ty që ke dituri, se rri në tryezë në tempull idhujsh, ndërgjegja e atij që është i dobët, a nuk do të marrë guxim të hajë therorët e idhujve? 11 Edhe kështu për diturinë tënde do të humbasë vëllai i dobët, për të cilin Krishti vdiq. 12 Edhe kur mëkatoni ju kështu ndaj vëllezërve, dhe plagosni ndërgjegjen e tyre të dobët, në Krishtin keni mëkatuar. 13 Prandaj në qoftë se ngrënia ime skandalizon tim vëlla, s’kam për të ngrënë mish për gjithë jetën, që të mos skandalizoj tim vëlla.

{tab=Kr.9}

Liria e Pavlit: heqja dorë nga të drejtat

nuk jam unë apostull? A nuk unë jam i lirë? A nuk e pashë unë Jisu Krishtin, Zotin tonë? A nuk jeni ju vepra ime në Zotin? 2 Në mos jam apostull në të tjerë, po së paku në ju jam; sepse në Zotin vula e apostolisë sime jeni ju.

3 Përgjigjja ime për ata që më gjykojnë, kjo është. 4 Mos nuk kemi edhe ne pushtet të hamë e të pimë? 5 Mos nuk kemi edhe ne pushtet të marrim me vete një grua nga motrat besimtare, si dhe apostujt e tjerë, dhe vëllezërit e Zotit, dhe Kefai? 6 Apo vetëm unë dhe Varnava nuk kemi pushtet të mos punojmë? 7 Cili shkon ndonjëherë në luftë me shpenzimet e veta? Cili mbjell vresht, edhe nuk ha nga fruti i tij? Ose cili kullot grigjë, edhe nuk ha nga qumështi i grigjës? 8 Mos i flas unë këto vetëm si njeri? Apo nuk thotë këto edhe ligji? 9 Sepse në ligjin e Moisiut është shkruar: “Nuk do t’i lidhësh gojën kaut që shin”. Mos për qetë kujdeset Perëndia? 10 Apo për ne në të vërtetë e thotë këtë? Sepse për ne u shkrua, se ai që lëron, me shpresë duhet të lërojë; dhe ai që shin, shin me shpresë se do të ketë pjesë në shpresën e tij. 11 Ne, nëse mbollëm tek ju gjërat shpirtërore, punë e madhe është po të korrim gjërat tuaja të mishta? 12 Në qoftë se të tjerë marrin pjesë të këtij pushteti mbi ju, a nuk duhet më tepër ne?

Po ne nuk e përdorëm këtë pushtet, por i durojmë të gjitha, që të mos sjellim ndonjë pengesë në ungjillin e Krishtit.

13 A nuk e dini se ata që bëjnë punët e shenjta, prej tempullit hanë, edhe ata që qëndrojnë pranë therores, marrin pjesë nga therorja? 14 Kështu edhe Zoti urdhëroi, që ata që predikojnë ungjillin prej ungjillit të rrojnë. 15 Po unë asnjë nga këto nuk përdora, as nuk i shkrova këto që të bëhet kështu me mua; sepse është më mirë për mua të vdes, se të nxjerrë ndonjeri mburrjen time të kotë. 16 Sepse në predikoj ungjillin, nuk është mburrje për mua; sepse kjo është një nevojë e madhe për mua; dhe mjerë unë, në mos predikofsha ungjillin. 17 Sepse në e bëj këtë me dashje, pagë kam; po në e bëj pa dashje, më është besuar kujdestaria. 18 Cila pra është paga ime? Që të predikoj ungjillin e Krishtit pa pagesë, që të mos e keqpërdor pushtetin tim në ungjillin.

19 Sepse duke qenë i lirë nga të gjitha, e bëra veten shërbëtor të të gjithëve, që të fitoj më të shumtët. 20 Edhe u bëra tek Judenjtë si Jude, që të fitoj Judenjtë; tek ata që janë nën ligj u bëra si nën ligj, që të fitoj ata që janë nën ligj. 21 Tek ata pa ligj u bëra pa ligj, – ndonëse nuk isha pa ligj tek Perëndia, po me ligj në Krishtin, – që të fitoj ata pa ligj. 22 Tek të dobëtit u bëra si i dobët, që të fitoj të dobëtit; tek të gjithë u bëra të gjitha, që me çdo mënyrë të shpëtoj disa veta. 23 Edhe këtë e bëj për ungjillin, që të bëhem bashkëpjesëmarrës i atij.

24 A nuk e dini se vrapuesit në stadium që të gjithë vrapojnë, po një e merr çmimin; kështu, vraponi që ta merrni. 25 Edhe çdo vrapues e përmban veten nga të gjitha; ata praqë të marrin një kurorë që prishet, kurse ne një kurorë që s’prishet. 26 Unë pra kështu vrapoj, jo sikur jam në dyshim; kështu luftoj me grusht, jo sikur rrah erën, 27 po mundoj trupin tim dhe e bëj skllav, se mos, pasi t’u kem predikuar të tjerëve, unë hidhem poshtë.

{tab=Kr.10}

Paralajmërim për shmangien e rikthimit në idhujtari

dhe nuk dua të mos dini, vëllezër, se të gjithë etërit tanë ishin nën renë, edhe të gjithë shkuan përmes detit. 2 Edhe të gjithë u pagëzuan në Moisiun në re e në det. 3 Edhe të gjithë po atë ushqim shpirtëror hëngrën. 4 Edhe të gjithë po atë pije shpirtërore pinë; sepse pinin nga shkëmbi shpirtëror që u vinte pas; edhe ky shkëmb ishte Krishti. 5 Po Perëndia më të shumtët nga ata nuk i pëlqeu; sepse ranë të vdekur në shkretëtirë. 6 Edhe këta u bënë shembuj për ne që të mos dëshirojmë edhe ne punë të liga, siç dëshiruan ata. 7 As idhujtarë mos u bëni, si disa nga ata, siç është shkruar: “Populli ndenji të hajë e të pijë, edhe u ngritën të lozin”. 8 As të mos kurvërojnë, siç kurvëruan disa nga ata, edhe ranë në një ditë njëzet e tre mijë veta. 9 As të mos ngasim Krishtin, siç e nganë edhe disa nga ata, edhe u prishën nga gjarpërinjtë. 10 As të mos ankoheni, siç u ankuan edhe disa nga ata, edhe u prishën prej engjëllit prishës. 11 Edhe të gjitha këto u ndodhnin atyre si shembuj, edhe na u shkruan për mësim neve, të cilët arritëm në mbarim të jetëve. 12 Prandaj ai që pandeh se qëndron, le të shohë se mos bjerë poshtë. 13 Tjetër ngasje nuk ju ka ndodhur juve, përveçse ngasje njerëzore. Po Perëndia është besnik dhe nuk do t’ju lërë të ngiteni tej fuqisë suaj, po bashkë me ngasjen do t’ju tregojë rrugë shpëtimi, që të mund të duroni.

14 Prandaj, o të dashurit e mi, largohuni nga idhujtaria. 15 Flas porsi në të mençur, gjykojeni ju atë që them. 16 Kupa e bekimit që bekojmë, a nuk është pjesëmarrje në gjakun e Krishtit? Buka që thyejmë, a nuk është pjesëmarrje në trupin e Krishtit? 17 Sepse ne të shumtët jemi një bukë, një trup; sepse të gjithë kemi pjesë nga e njëjta bukë. 18 Shikoni Izraelin sipas mishit; ata që hanë flijimet, a nuk janë pjesëtarë të therores? 19 Ç’them pra? Se idhulli është gjë? Apo se therori për idhullin është gjë? 20 Jo, por se ato që bëjnë theror kombet, ua bëjnë theror demonëve, e jo Perëndisë; edhe s’dua ju të bëheni pjesëtarë të demonëve. 21 S’mund të pini kupën e Zotit dhe kupën e demonëve; nuk mund të jeni pjesëtarë të tryezës së Zotit dhe të tryezës së demonëve. 22 Apo Zotin duam ta shtiem në zili? Mos jemi më të fortë se ai?

Shoqëria idhujtare dhe liria e të krishterit

23 Të gjitha më lejohen, por jo të gjitha sjellin dobi; të gjitha më lejohen, po jo të gjitha ndërtojnë. 24 Askush le të mos kërkojë të mirën e tij; po secili të tjetrit. 25 Hani çdo gjë që shitet në tregun e mishit, pa ngritur pyetje për hir të ndërgjegjes, 26 sepse “I Zotit është dheu edhe plotësia e tij”. 27 Edhe nëse ju thërret ndonjë nga jobesimtarët, edhe doni të shkoni, hani çdo gjë që t’ju vihet përpara, pa ngritur pyetje për hir të ndërgjegjes. 28 Por nëse ju thotë juve ndonjë: Ky është theror idhulli, mos hani për hir të atij që ju tregoi dhe për hir të ndërgjegjes; sepse “I Zotit është dheu edhe plotësia e tij”. 29 Edhe them jo për ndërgjegjen tënde, po të tjetrit; sepse përse gjykohet liria ime prej ndërgjegjes së tjetrit? 30 Edhe nëse unë marr pjesë në falënderim, përse të shahem për atë që falënderoj? 31 Në ngrënshi pra, a në pifshi, a në bëfshi gjë, të gjitha t’i bëni për lavdi të Perëndisë. 32 Mos iu bëni pengesë as Judenjve, as Grekëve, as kishës së Perëndisë, 33 sikurse edhe unë për çdo gjë u pëlqej të gjithëve, sepse nuk kërkoj të mirën time, po atë të të shumtëve, që të shpëtojnë.

{tab=Kr.11}

ë imitoni mua, sikurse edhe unë Krishtin.

Gratë në adhurim

2 Edhe ju lëvdoj juve, o vëllezër, se më kujtoni në gjithë gjërat, edhe mbani porositë që ju lashë me gojë, sikundër jua dhashë juve. 3 Edhe dua ju ta dini se kryet e çdo burri është Krishti; edhe kryet e gruas është burri; edhe kryet e Krishtit është Perëndia. 4 Çdo burrë kur lutet a kur profetizon me krye mbuluar, turpëron kryet e tij. 5 Edhe çdo grua, kur lutet a kur profetizon me krye zbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është një dhe njësoj me gruan që ka rruar kryet. 6 Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, edhe le të qethet. Po nëse është turp për gruan të qethet ose të rruhet, le të mbulohet. 7 Sepse burri nuk duhet të mbulojë kryet, sepse është figurë dhe lavdi e Perëndisë; po gruaja është lavdi e burrit. 8 Sepse burri nuk është prej gruas, po gruaja prej burrit; 9 sepse edhe nuk u krijua burri për gruan, po gruaja për burrin. 10 Prandaj gruaja duhet të ketë pushtet mbi kryet e saj, për engjëjt. 11 Po në Zotin as burrë ka pa grua, as grua pa burrë. 12 Sepse sikurse gruaja është prej burrit, kështu edhe burri është me anë të gruas; edhe të gjitha janë nga Perëndia.

13 Gjykoni ju vetë; a i ka hije gruas t’i lutet e zbuluar Perëndisë? 14 Po edhe natyra vetë a nuk na mëson se në qoftë se burri ka flokë të gjatë, ky është çnderim për të? 15 Po nëse gruaja ka flokë të gjatë, është lavdi për të; sepse flokët i janë dhënë asaj në vend të mbulesës. 16 Po në qoftë se dikujt i pëlqen të grindet, ne s’kemi zakon të tillë, as kishat e Perëndisë.

Darka e Zotit

(Mt. 26:26-29; Mk. 14:22-25; Lk. 22:14-20)

17 Edhe duke ju porositur këtë nuk ju lëvdoj, se mblidheni jo për më të mirën, po për më të keqen. 18 Sepse së pari, dëgjoj se kur mblidheni në kishë, ka përçarje ndërmjet jush; edhe pjesërisht e besoj. 19 Sepse duhet të ketë edhe ndarje në mes tuaj, që të shfaqen ata që janë të vlefshëm midis jush. 20 Kur mblidheni pra bashkë në një vend, nuk është për të ngrënë darkën e Zotit; 21 sepse në ngrënie gjithsecili merr darkën e vet më përpara se të tjerët, edhe kështu dikush ka uri, e dikush është i dehur. 22 Mos nuk keni shtëpi për të ngrënë e për të pirë? Apo përçmoni kishën e Zotit, edhe turpëroni ata që s’kanë? Ç’t’ju them? T’ju lëvdoj për këtë? Nuk ju lëvdoj.

23 Sepse unë mora prej Zotit atë që edhe jua dhashë, se Zoti Jisu atë natë që u tradhtua, mori bukë, 24 edhe si falënderoi e theu, edhe tha: Merrni hani; ky është trupi im që thyhet për ju; këtë bëni në kujtimin tim. 25 Gjithashtu edhe kupën, pasi hëngri darkë, duke thënë: Kjo kupë është dhiata e re në gjakun tim; këtë bëni sa herë të pini në kujtimin tim. 26 Sepse sa herë të hani këtë bukë, dhe të pini këtë kupë, rrëfeni vdekjen e Zotit deri sa ai të vijë.

27 Prandaj ai që të hajë këtë bukë, ose të pijë kupën e Zotit padenjësisht, do të jetë fajtor i trupit dhe i gjakut të Krishtit. 28 Njeriu pra le të shqyrtojë veten e tij, e kështu le të hajë nga ajo bukë, edhe le të pijë nga ajo kupë. 29 Se ai që ha e pi padenjësisht, ha e pi dënim për veten e tij, sepse nuk dallon trupin e Zotit. 30 Prandaj ka në mes tuaj shumë të dobët dhe të sëmurë, edhe vdesin mjaft veta. 31 Sepse po të dallonim veten tonë, nuk do të gjykoheshim. 32 Po kur gjykohemi, ndreqemi prej Zotit, që të mos dënohemi bashkë me botën. 33 Prandaj, vëllezër, kur mblidheni për të ngrënë, pritni njëri-tjetrin. 34 Po në i ardhtë uri ndonjërit, le të hajë në shtëpi të tij, që të mos mblidheni për dënim. Edhe të tjerat, kur të vij do t’i vë në rregull.

{tab=Kr.12}

Dhuratat e Frymës

dhe për dhuratat shpirtërore, o vëllezër, nuk dua të jeni të paditur. 2 E dini se kur ishit kombe, tërhiqeshit pas idhujve të pagojë si të tërhequr prej dikujt. 3 Prandaj ju bëj të ditur, se askush që flet me  Perëndie nuk thotë për Jisuin, qoftë i mallkuar; edhe askush nuk mund të thotë se Jisui është Zot, veçse me anë të Frymës së Shenjtë.

4 Edhe ka ndarje dhuntish, po Fryma është po ajo. 5 Edhe ndarje shërbesash, po Zoti është po ai; 6 Edhe ndarje punësh, po Zoti është po ai që punon të gjitha në të gjitha. 7 Edhe gjithësecilit i jepet shfaqja e Frymës për të mirën e të gjithëve. 8 Sepse dikujt i jepet me anë të Frymës fjalë urtësie, e një tjetri fjalë diturie, sipas po asaj Fryme; 9 edhe një tjetri besim, me anë të po asaj Fryme; e një tjetri dhunti shërimesh, me anë të po asaj Fryme; 10 e tjetri fuqi mrekullish, e tjetri profeci, e një tjetri dallim shpirtrash, e një tjetri llojshmëri gjuhësh, e një tjetri përkthim gjuhësh. 11 Edhe të gjitha këto i punon një dhe po ajo Frymë, duke ia ndarë gjithësecilit më vete, siç ajo dëshiron.

Një trup me shumë pjesë

12 Sepse ashtu siç është trupi një, edhe ka shumë gjymtyrë, edhe gjithë gjymtyrët e një trupi, ndonëse janë shumë, bëjnë një trup, kështu edhe Krishti. 13 Sepse ne të gjithë jemi pagëzuar me anë të po asaj Fryme në një trup, qoftë Judenj, qoftë Grekë, qoftë skllevër, qoftë të lirë; edhe të gjithë jemi ujitur në një .

14 Sepse edhe trupi nuk është një gjymtyrë, por shumë. 15 Nëse këmba thotë se nuk jam dorë, nuk jam nga trupi, mos për këtë nuk është nga trupi? 16 Edhe nëse veshi thotë se nuk jam sy, nuk jam nga trupi, mos për këtë nuk është nga trupi? 17 Po të ishte gjithë trupi sy, ku do të ishte dëgjimi? Po të ishte i gjithi dëgjim, ku do të ishte nuhatja? 18 Po tashmë Perëndia i vendosi gjymtyrët, secilën nga ato, në trup, siç deshi. 19 Po në qoftë se të gjitha do të ishin një gjymtyrë, ku do të ishte trupi? 20 Po tashmë janë shumë gjymtyrë dhe një trup. 21 Edhe syri s’mund t’i thotë dorës: Nuk më duhesh. Ose përsëri koka t’u thotë këmbëve: Nuk më duheni. 22 Po ato gjymtyrë të trupit që duken se janë më të dobëta, këto janë shumë më tepër të nevojshme. 23 Edhe ato gjymtyrë të trupit që na duken se janë më pak të nderuara, këto i nderojmë më shumë; edhe kështu të shëmtuarat tona kanë më tepër hije. 24 Kurse gjymtyrët tona të hijshme nuk kanë nevojë. Po Perëndia e bashkoi trupin duke i dhënë më tepër nder asaj pjese që ka mangësi, 25 që të mos ketë çarje në trup, por gjymtyrët të kenë po atë kujdes për njëra-tjetrën. 26 Edhe në qoftë se një gjymtyrë vuan, gjithë gjymtyrët vuajnë bashkë me të; ose në qoftë se nderohet një gjymtyrë, të gjitha gjymtyrët gëzohen bashkë me të.

27 Edhe ju jeni trupi i Krishtit, edhe gjymtyrë të veçanta. 28 Edhe Perëndia vuri disa në kishë, së pari apostuj, së dyti profetë, së treti mësues, pastaj mrekulli, pastajdhunti shërimesh, ndihmëtarë, kujdestarë, larmi gjuhësh. 29 A mos janë të gjithë apostuj? A mos janë të gjithë profetë? A mos janë të gjithë mësues? A mos bëjnë çudira të gjithë? 30 A mos kanë të gjithë dhunti shërimesh? A mos flasin gjuhëra të gjithë? A mos përkthejnë të gjithë?

31 Por dëshironi me zell dhuntitë më të mira; edhe do t’ ju tregoj juve një udhë shumë më të lartë.

{tab=Kr.13}

Dashuria

ë folça gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, e të mos kem dashuri, jam si bakër që kumbon, a si çembal që tringëllon. 2 Edhe në paça profeci, edhe të di gjithë fshehtësitë edhe çdo dituri, edhe në paça gjithë besën sa të tund nga vendi male, e dashuri të mos kem, s’jam asgjë. 3 Edhe në ndafsha gjithë gjënë time për të ushqyer të vobektët, edhe në dhënça trupin tim që të digjet, e dashuri të mos kem, s’më bën as fare dobi.

4 Dashuria është zemërgjerë edhe bën të mira; dashuria s’ka smirë; dashuria nuk kërkon të duket, nuk mbahet me të madh, 5 nuk sillet vrazhdë, nuk kërkon të sajat, nuk zemërohet, nuk mendon të ligën; 6 nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet për të vërtetën. 7 Të gjitha i mban, të gjitha i beson, të gjitha i shpreson, të gjitha i duron.

8 Dashuria kurrë nuk bie poshtë. Po të tjerat, qofshin profeci, do të mbarojnë; qofshin gjuhë, do të pushojnë; qoftë dituri, do të humbasë. 9 Sepse ne pjesërisht njohim, edhe pjesërisht profetizojmë. 10 Po kur të vijë e plota, atëherë ajo që është e pjesshme do të mbarojë.

11 Kur isha foshnjë, si foshnjë flisja, si foshnjë kuptoja, si foshnjë mendohesha; po kur u bëra burrë, i hodha tej punët e fëmijës, 12 sepse tani shohim në të errët si në pasqyrë, po atëherë do të shohim faqe për faqe; tani njoh pjesërisht, po atëherë do të njoh sikurse edhe u njoha.

13 Edhe tani mbetet besimi, shpresa, dashuria, këto të tria; po më e madhja nga këto është dashuria.

{tab=Kr.14}

Manifestimi i drejtë i dhuratave në adhurim

diqni dashurinë; edhe lypni me zell dhuratat shpirtërore, po më tepër që të profetizoni. 2 Sepse ai që flet gjuhë të panjohur, nuk u flet njerëzve, po Perëndisë; sepse asnjë s’e kupton, po me shpirtin e tij flet fshehtësira. 3 Kurse ai që profetizon, u flet njerëzve për ndërtim e për mësim e për ngushëllim. 4 Ai që flet gjuhë të huaj ndërton veten e tij; po ai që profetizon, ndërton kishën. 5 Edhe dua të gjithë ju të flitni gjuhë, po më tepër të profetizoni; sepse ai që profetizon është më i madh se ai që flet gjuhë, përveç në e përktheftë, që të marrë ndërtim kisha.

6 Edhe tani, vëllezër, në ardhsha tek ju duke folur gjuhë, ç’dobi do t’ju sjell, në mos ju folsha ose me zbulesë, ose me dituri, ose me profeci, ose me mësim? 7 Edhe ato që s’kanë shpirt e nxjerrin zë, qoftë fyell, qoftë kitarë, po të mos japin tinguj të veçantë, si do të njihet rënia e fyellit, ose rënia e kitarës? 8 Sepse, në dhëntë trumbeta zë që s’kuptohet, cili do të bëhet gati për luftë? 9 Kështu edhe ju, po të mos jepni me anë të gjuhës fjalë të kuptueshme, si do të kuptohet ajo që flitet? Sepse do të flisni në erë. 10 Në botë mbase ka gjithfarë gjuhësh, edhe asnjë nga ato s’është pa kuptim. 11 Nëse nuk e di pra kuptimin e gjuhës, do të jem i huaj për atë që flet, dhe ai që flet, i huaj për mua. 12 Kështu edhe ju, meqë jeni të zellshën për dhuratat shpirtërore, kërkoni t’i shtoni ato për ndërtimin e kishës. 13 Prandaj ai që flet gjuhë të panjohur, le të lutet që të bëhet i zoti ta përkthejë. 14 Sepse në u lutsha me gjuhë të panjohur, shpirti im lutet, po mendja ime është e pafrytshme. 15 Ç’duhet pra? Do të lutem me shpirtin, po do të lutem edhe me mendjen; do të psal me shpirtin, po do të psal edhe me mendjen. 16 Sepse në qoftë se bekon me shpirt, ai që është në rrethin e të paditurve, si do të thotë Amin, kur ti falënderon? Se ai nuk di se ç’thua. 17 Sepse ti mirë falënderon, po tjetri nuk ndërtohet. 18 Falënderoj Perëndinë tim se flas më shumë gjuhë se ju të gjithë. 19 Po në kishë dua mirë të flas pesë fjalë të kuptueshme, që të mësoj edhe të tjerë, se dhjetë mijë fjalë në gjuhë të panjohur.

20 O vëllezër, mos u bëni fëmijë nga mendja; po bëhuni foshnjë për të keqen, edhe të përsosur nga mendja. 21 Sepse në ligj është shkruar: “Se me të tjera gjuhë, e me të tjera buzë, do t’i flas këtij populli; po as kështu nuk do të më dëgjojnë”, thotë Zoti. 22 Prandaj gjuhët janë shenjë jo për ata që besojnë, po për jobesimtarët; edhe profecia jo për ata që nuk besojnë, po për ata që besojnë.

23 Në u mbledhtë pra gjithë kisha në një vend, edhe të gjithë të flasin gjuhë të panjohura, e të hyjnë njerëz të paditur ose jobesimtarë, a nuk do të thonë se jeni të shkalluar? 24 Po në profetizofshin të gjithë dhe të hyjë një jobesimtar ose i paditur, ky qortohet prej të gjithëve, e gjykohet prej të gjithëve. 25 Edhe kështu të fshehtat e zemrës së tij shfaqen; edhe kështu do të bjerë me faqe përmbys, e do t’i falet Perëndisë, duke predikuar se Perëndia me të vërtetë qenka ndërmjet jush.

Të gjitha të bëhen me rregull

26 Ç’duhet pra, vëllezër? Kur mblidheni, secili prej jush ka diçka për të thënë: psalm ka, mësim ka, gjuhë ka, zbulesë ka, përkthim gjuhësh ka, të gjitha këto le të bëhen për ndërtim. 27 Në foltë dikush gjuhë të panjohur, le ta bëjnë këtë dy nga dy, ose shumë-shumë tre nga tre, edhe këtë me radhë dhe njëri le të përkthejë. 28 Dhe në mos pastë përkthyes, le të heshtë në kishë, edhe le të flasë me veten e tij dhe me Perëndinë. 29 Le të flasin edhe dy a tre profetë, edhe të tjerët le të gjykojnë. 30 Edhe nëse ndonjë tjetri që rri pranë i vjen zbulesë, i pari le të heshtë. 31 Sepse të gjithë njëri pas tjetrit mund të profetizojnë, që të mësojnë të gjithë, edhe të gjithë të ngushëllohen. 32 Edhe shpirtrat e profetëve u nënshtrohen profetëve, 33 sepse Perëndia nuk është Perëndi trazimi, po paqeje. 34 Si në të gjitha kishat e shenjtorëve, gratë tuaja le të heshtin në kishë, sepse nuk u lejohet atyre të flasin, po të ulin kryet, siç thotë edhe ligji. 35 Po nëse duan të mësojnë gjë, le të pyesin burrat e tyre në shtëpi; sepse është turp për gratë të flasin në kishë. 36 Apo prej jush doli fjala e Perëndisë? Apo vetëm tek ju arriti?

37 Në i duket ndonjërit se është profet ose njeri shpirtëror, le të dijë se këto që po ju shkruaj janë porosi të Zotit. 38 Por nëse dikush nuk e di këtë, le të mos e dijë.

39 Prandaj, o vëllezër, kërkoni me zell të profetizoni, edhe mos i ndaloni të flasin gjuhë. 40 Të gjitha le të bëhen siç ka hije e me rregull.

{tab=Kr.15}

Ngjallja e Krishtit

dhe tani, o vëllezër, ju tregoj ungjillin që ju ungjillëzova, të cilin edhe e morët, në të cilin edhe qëndroni. 2 Me anë të tij edhe shpëtoni, po ta mbani atë, siç jua ungjillëzova, veç në besuat më kot. 3 Sepse ju dhashë më përpara atë që mora edhe unë, se Krishti vdiq për mëkatet tona, sipas Shkrimeve; 4 edhe se u varros, edhe se u ngjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve; 5 edhe se iu duk Kefait, pastaj të Dymbëdhjetëve. 6 Pastaj iu duk më tepër se mbi pesëqind vëllezërve njëherësh, prej të cilëve më të shumtët rrojnë deri sot, por disa kanë fjetur. 7 Pastaj iu duk Jakovit, pastaj gjithë apostujve. 8 Edhe më në fund nga të gjithë m’u shfaq edhe mua, si një të dështuari. 9 Sepse unë jam më i vogli i apostujve, edhe s’jam i denjë të quhem apostull, sepse përndoqa Kishën e Perëndisë. 10 Po me hirin e Perëndisë jam ai që jam; edhe hiri i atij që është tek unë nuk u bë i kotë, por u mundova më tepër se ata të gjithë; edhe jo unë, po hiri i Perëndisë që është bashkë me mua. 11 Qoftë unë pra, qoftë ata, kështu predikojmë dhe kështu besuat.

Ngjallja jonë

12 Edhe nëse predikohet Krishti se u ngjall prej së vdekurish, si thonë disa veta ndër ju se nuk ka ngjallje të vdekurish? 13 Edhe nëse nuk ka ngjallje të vdekurish, as Krishti nuk u ngjall. 14 Edhe nëse nuk u ngjall Krishti, pa fjalë predikimi ynë është i kotë, edhe besimi juaj i kotë, 15 dhe qenkemi edhe dëshmitarë të rremë të Perëndisë, sepse dëshmuam për Perëndinë se ngjalli Krishtin, të cilin nuk e paska ngjallur, në qoftë pra se nuk u ngjallkan të vdekurit. 16 Sepse nëse nuk ngjallen të vdekurit, as Krishti nuk u ngjall. 17 Po nëse nuk u ngjall Krishti, besimi juaj është i kotë dhe jeni ende në mëkatet tuaja. 18 Pa fjalë edhe ata që fjetën në Krishtin janë të humbur. 19 Në shpresofshim në Krishtin vetëm në këtë jetë, jemi më të mjerët e gjithë njerëzve.

20 Po tani Krishti u ngjall prej së vdekurish; u bë fryti i parë e atyre që kanë fjetur. 21 Sepse sikurse vdekja erdhi me anë njeriu, kështu edhe ngjallja e të vdekurve është me anë njeriu. 22 Sepse sikurse të gjithë vdesin në Adamin, kështu edhe të gjithë do të marrin jetë në Krishtin. 23 Po gjithësecili në radhën e tij: Krishti është pema e parë, pastaj sa janë të Krishtit, në ardhjen e tij për së dyti; 24 Pastaj do të jetë fundi, kur t’ia dorëzojë mbretërinë Perëndisë dhe Atit, kur të asgjësojë çdo kryesi dhe çdo pushtet e fuqi. 25 Sepse duhet të mbretërojë ai, deri sa të vërë gjithë armiqtë nën këmbët e tij. 26 Armiku i fundit që do të asgjësohet është vdekja. 27 Sepse “të gjitha i nënshtroi nën këmbët e tij”; po kur thotë se të gjitha janë nënshtruar, është e qartë se mbetet jashtë ai që i vuri nën atë të gjitha. 28 Edhe kur t’i nënshtrohen atij të gjitha, atëherë edhe vetë Biri do t’i nënshtrohet atij që i vuri të gjitha nën atë, që të jetë Perëndia të gjitha mbi të gjitha.

29 Sepse ç’do të bëjnë ata që pagëzohen për të vdekurit, në qoftë se me të vërtetë të vdekurit nuk ngjallen? Përse atëherë pagëzohen për të vdekurit? 30 Përse atëherë jemi nën rrezik në çdo orë? 31 Përditë vdes -bëj be në mburrjen që kam për ju në Jisu Krishtin, Zotin tonë. 32 Nëse si njeri luftova me bisha në Efes, ç’dobi kam, në qoftë se nuk ngjallen të vdekurit? “Le të hamë e le të pimë, sepse nesër do të vdesim.”

33 Mos u gënjeni; sepse “Shoqëri të këqija prishin zakone të mira”. 34 Zgjohuni në të drejtën dhe mos mëkatoni; sepse disa nga ju nuk njohin Perëndinë; për turpin tuaj po jua them këtë.

Ngjallja e trupit

35 Po do të thotë ndonjë: Si ngjallen të vdekurit? Edhe me çfarë trupi vijnë? 36 I marrë, ajo që mbjell ti, nuk merr jetë, në mos vdektë. 37 Edhe atë që mbjell, nuk mbjell atë trupin që do të bëhet, po një kokërr të zhveshur, si të qëllojë, a gruri a ndonjë tjetër gjëje nga të tjerat. 38 Po Perëndia i jep trup si të dojë, edhe gjithësecilës nga farat trupin e saj të veçantë. 39 Çdo mish nuk është i njëjti trup; po tjetër është mish i njerëzve, e tjetër mish i kafshëve, e tjetër i peshqve, e tjetër i shpendëve. 40 Ka edhe trupa qiellorë edhe trupa tokësorë; po tjetër është lavdia e qiellorëve, edhe tjetër e tokësorëve. 41 Tjetër është lavdia e diellit, edhe tjetër lavdia e hënës, edhe tjetër lavdia e yjeve; sepse ylli nga ylli dallon në lavdi.

42 Kështu edhe ngjallja e të vdekurve; mbillet në prishje, ngrihet në paprishje; 43 mbillet në çnderim, ngrihet në lavdi; mbillet në dobësi, ngrihet në fuqi; 44 mbillet trup gjallësor, ngrihet trup shpirtëror. Ka trup gjallësor, ka edhe trup shpirtëror. 45 Kështu edhe është shkruar: Njeriu i parë, Adami, “u bë shpirt i gjallë”; Adami i fundit, shpirt jetëdhënës. 46 Edhe nuk u bë më parë ajo që është shpirtërore, po ajo gjallësore, pastaj ajo shpirtërore. 47 Njeriu i parë është prej dheu, prej balte; njeriu i dytë është Zoti prej qielli. 48 Siç është ai nga balta, të tillë janë edhe ata nga balta; dhe siç është qiellori, të tillë janë edhe qiellorët. 49 Edhe siç veshëm figurën e të baltit, do të veshim edhe figurën e qiellorit.

50 Edhe këtë e them, o vëllezër, se mish dhe gjak s’mund të trashëgojë mbretërinë e Perëndisë, as prishja nuk trashëgon paprishjen. 51 Ja tek po ju them juve një të fshehtë: të gjithë nuk do të flemë, po të gjithë do të shndërrohemi, 52 në një çast, sa hap e mbyll sytë, në trumbetën e fundit; sepse do të bjerë trumbeta dhe të vdekurit do të ngjallen të paprishur, edhe ne do të ndryshohemi. 53 Sepse ky që prishet duhet të veshë paprishjen, edhe ky që vdes duhet të veshë pavdekësinë. 54 Edhe kur ky trup që prishet të veshë paprishjen, edhe kur ky trup që vdes të veshë pavdekësinë, atëherë do të bëhet fjala që është shkruar: “Vdekja u përpi nga fitorja”. 55 “Ku është, o vdekje, thumbi yt? Ku është, o had, fitorja jote?” 56 Edhe thumbi i vdekjes është mëkati; edhe fuqia e mëkatit është ligji. 57 Por falënderojmë Perëndinë që na dha fitoren me anë të Zotit Jisu Krisht. 58 Prandaj, o vëllezërit e mi të dashur, qëndroni të fortë e të patundur, duke tepruar përherë në veprën e Zotit, sepse e dini se mundi juaj nuk është i kotë në Zotin.

{tab=Kr.16}

Ndihma për të krishterët e Judesë

dhe për mbledhjen e ndihmave për shenjtët, siç urdhërova kishat e Galatisë, kështu bëni edhe ju. 2 Të parën ditëçdo jave gjithësecili prej jush le të vërë mënjanë e le të mbledhë për sa ka mbarësi, që, kur të vij, të mos bëhen atëherë mbledhje ndihmash. 3 Edhe kur të vij, ata që të zgjidhni ju, do t’i dërgoj me letra, që të çojnë dhuratën tuaj në Jerusalem. 4 Edhe po t’ia vlejë të shkoj edhe unë, do të vijnë bashkë me mua.

Plane për udhëtime të reja

5 Edhe do të vij tek ju, kur të kaloj nëpër Maqedoni, – sepse po kaloj nëpër Maqedoni. – 6 Edhe mund të qëndroj tek ju ca kohë, ose edhe të dimëroj, që të më përcillni ju kudo që të shkoj. 7 Sepse nuk dua që t’ju shoh tani kalimthi; po shpresoj të rri pranë jush ca kohë, po të lejojë Zoti. 8 Edhe do të rri në Efes deri të kremten e Pendikostisë, 9 sepse m’u hap një derë e madhe dhe plot me punë, edhe kundërshtarë janë shumë.

10 Edhe në ardhtë Timotheu, vështroni të ndjehet pa ndrojtje tek ju; sepse edhe ai bën punën e Zotit si edhe unë. 11 Askush pra të mos e fyejë; po përcilleni në paqe, që të vijë tek unë; sepse po e pres bashkë me vëllezërit. 12 Sa për vëllanë Apollo, iu luta shumë që të vinte tek ju bashkë me vëllezërit; edhe nuk kishte fare dëshirë të vinte tani; por do të vijë, kur t’i jepet rasti.

Nxitje përfundimtare dhe përshëndetje

13 Rrini zgjuar, qëndroni në besë; bëhuni burra, e forcohuni. 14 Gjithë punët tuaja le të bëhen me dashuri.

15 Edhe ju lutem, o vëllezër, e njihni shtëpinë e Stefanait, se është fryti i parë i Akaisë, edhe se ia kanë kushtuar veten shërbimit të shenjtëve; 16 të ulni kryet edhe ju ndaj të këtillëve, edhe ndaj çdo njeriu që bashkëpunon mene dhe mundohet. 17 Edhe gëzohem për ardhjen e Stefanait dhe të Furtunatit e të Akaikut, sepse këta mbushën mungesën tuaj; 18 sepse prehën shpirtin tim dhe tuajin. Dijuani pra të këtillëve.

19 Ju përshëndesin kishat e Azisë. Ju përshëndesin në Zotin Akila dhe Priskila bashkë me kishën që është në shtëpinë e tyre. 20 Ju përshëndesin gjithë vëllezërit. Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë.

21 Përshëndetja u shkrua me dorën time, të Pavlit. 22 Nëse ndonjë nuk e do Zotin Jisu Krisht, qoftë i mallkuar. Maran-Atha*. Hiri i Zotit Jisu Krisht qoftë me ju. 24 Dashuria ime qoftë me të gjithë ju në Jisu Krishtin. Amin. {/tabs}

Letra e dyte drejtuar Korinthianeve

{tab=Mbylle}

{tab=Hyrje}

E gjithë letra e dytë e Shën Pavlit drejtuar Korinthianëve është një numërim dhe përshkrim i detajuar i pësimeve dhe peripecive të tij në apostullatin e Krishtit. Në këtë letër, apostulli përsëri e mbron veten para Korinthianëve, disa prej të cilëve kishin reaguar shumë keq ndaj atij dhe ndaj udhëzimit dhe mësimit të tij në besimin. Ai e mbron “dhëmbjen” që ai po u shkakton këtyre njerëzve nga këshillimet dhe qortimet që po u bën atyre në lidhje me besimet dhe sjelljen e tyre dhe i thërret ata që ta dëgjojnë dhe ta ndjekin pas atë në jetën e tij në Krishtin.  

Himni i dashurisë i Shën Pavlit 

       Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, por të mos kisha dashuri, do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon.

       Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë.

       Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, por të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë!

       Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban të gjitha.

       Dashuria nuk ligshtohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet, sepse ne njohim pjesërisht dhe profetizojmë pjesërisht. Por, kur të vijë përsosmëria, atëherë ajo që është e pjesshme do të shfuqizohet.

       Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë; kur u bëra burrë, i flaka gjërat fëminore.

       Tani në fakt, ne shohim si në pasqyrë, në mënyrë të errët, por atëherë do të shohim faqe për faqe; tashti njoh pjesërisht, kurse atëherë do të njoh thellë ashtu sikurse njihem.

       Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria (1 Korinthianët 13). 

       I një interesi të veçantë në letrën e dytë, përveç tregimit të detajuar të aktivitetit të Shën Pavlit dhe të gjithçkaje që ai kishte duruar për ungjillin e Krishtit, është doktrina e apostullit që i përket lidhjes së të krishterëve me Perëndinë nëpërmjet Krishtit dhe Shpirtit të Shenjtë në Kishë. Meriton të përmendet në veçanti edhe mësimi apostolik rreth rëndësisë së shkrimeve për të krishterët (3-4) dhe mësimi rreth ndihmesës në para për veprimtarinë e Kishës (9). Rreshti mbyllës i letrës së dytë të Korinthianëve, i cili, ashtu si të gjitha letrat, formojnë pjesë të leximit të Kishës, përdoret në meshën hyjnore të Kishës Orthodhokse gjatë kanonit eukaristik. Hiri i Zotit tonë Jisu Krisht dhe dashuria e Perëndisë (Atit) dhe pjesëmarrja e Shpirtit të Shenjtë, qoftë me ju të gjithë (2 Korinthianët 13:14).

{tab=Kr.1}

Përshëndetje

avli, apostull i Jisu Krishtit me anë të vullnetit të Perëndisë, edhe vëllai Timothe, kishës së Perëndisë që është në Korinth, bashkë me gjithë shenjtorët që janë në gjithë Akainë, 2 hir mbi ju dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë, dhe Zoti Jisu Krisht.

Falënderime për Perëndinë

3 I bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jisu Krisht, Ati i përdëllimeve dhe Perëndia i çdo ngushëllimi, 4 që na ngushëllon në çdo shtrëngim tonin, që ne të mund të ngushëllojmë ata që gjenden në çdo shtrëngim, me anë të ngushëllimit me të cilin ngushëllohemi edhe ne vetë nga Perëndia. 5 Sepse, siç teprojnë tek ne pësimet e Jisu Krishtit, kështu me anë të Jisu Krishtit tepron edhe ngushëllimi ynë. 6 Edhe në kemi shtrëngim, është për ngushëllimin dhe për shpëtimin tuaj, që bëhet me anë të durimit të po atyre pësimeve që pësojmë edhe ne; ose nëse ngushëllohemi, ngushëllohemi për ngushëllimin dhe për shpëtimin tuaj; edhe shpresa jonë për ju është e patundur; 7 duke ditur, se siç jeni pjesëtarë të pësimeve, kështu do të jeni dhe të ngushëllimit.

8 Sepse nuk duam të mos dini, o vëllezër, për shtrëngimin tonë që na ndodhi në Azi, se vuajtëm jashtë mase, përmbi fuqinë tonë, aq sa u dëshpëruam edhe për jetën. 9 Po ne në veten tonë kishim marrë vendimin e vdekjes, që të mos kemi shpresë në veten tonë, po në Perëndinë që ngjall të vdekurit; 10 i cili na shpëtoi prej një vdekjeje kaq të madhe, edhe na shpëton; në të cilin shpresojmë se edhe prapë do të na shpëtojë, 11 kur të na ndihmoni edhe ju me lutjet për ne, që të bëhen falënderime për ne prej shumë vetash për dhuratën që na u dha me anë të shumë njerëzve.

Pavli shtyn vizitën e tij në Korinth

12 Sepse kjo është mburrja jonë, dëshmia e ndërgjegjes sonë, se me thjeshtësi e me çiltërsi Perëndie, e jo me dituri mishore, por me hir Perëndie, u sollëm në botë, edhe më tepër ndaj jush. 13 Sepse nuk ju shkruajmë të tjera, por ato që lexoni, ose edhe i njihni; dhe shpresoj se edhe deri në fund do t’i njihni, 14 sikurse edhe na keni njohur pjesërisht, se jemi mburrja juaj, sikurse edhe ju e jona, në ditën e Zotit Jisu.

15 Edhe me këtë bindje doja të vija më parë te ju, që të kishit hir të dytë, 16 edhe prej jush të shkoja në Maqedoni, edhe përsëri nga Maqedonia të vija tek ju, edhe prej jush të përcillesha për në Jude. 17 Duke menduar pra këtë, vallë, mos veprova me mendjelehtësi? Apo sa mendoj, sipas mishit i mendoj, që të jetë tek unë Po Po, e Jo Jo? 18 Po Perëndia është besnik, se fjala jonë për ju s’u bë Po dhe Jo. 19 Sepse i Biri i Perëndisë Jisu Krisht, që u predikua ndër ju me anën tonë, me anën time dhe të Siluanit dhe të Timotheut, s’u bë Po dhe Jo, po u bë Po në atë. 20 Sepse sa janë premtime Perëndie janë në atë Po, edhe në atë Amin, për lavdi të Perëndisë me anën tonë. 21 Edhe ai që na forcon ne bashkë me ju në Krishtin, e që na leu me vaj, është Perëndia, 22 i cili edhe na vulosi, edhe na dha paradhënien e Frymës në zemrat tona.

23 Edhe unë thërres dëshmitar Perëndinë në shpirtin tim, se për t’ju kursyer juve nga qortimi nuk erdha më në Korinth. 24 Jo se kemi pushtet mbi besimin tuaj, po se jemi bashkëpunëtorë të gëzimit tuaj; sepse qëndroni në besim.

{tab=Kr.2}

dhe me veten time vendosa këtë, të mos vij përsëri tek ju me hidhërim. 2 Sepse në ju hidhërofsha unë, e cili është ai që më gëzon, në mos qoftë ai që hidhërohet prej meje? 3 Edhe jua shkrova këtë, që, kur të vij, të mos kem hidhërim nga ata që duhej të kisha gëzim; duke besuar për të gjithë ju, se gëzimi im është i ju të gjithëve. 4 Sepse me shumë shtrëngim e dhimbje zemre ju shkrova me shumë lot, jo që të hidhëroheni, por që të njihni dashurinë që e kam me të tepërt për ju. 

Pavli propozon të falet fajtori

5 Edhe nëse u bë ndonjë shkak hidhërimi, s’më ka hidhëruar mua vetëm, por, deri diku, se nuk dua t’ju rëndoj, juve të gjithëve. 6 Mjaft është për të këtillinky qortim që u bë prej më të shumtëve; 7 aq sa përkundrazi duhet më tepër ta ndjeni dhe ta ngushëlloni, që njeriu i tillë të mos mbytet nga hidhërimi i tepërt. 8 Prandaj ju lutem të tregoni për të dashuri. 9 Sepse prandaj edhe ju shkrova, që të njoh provën tuaj, nëse jeni të bindur në të gjitha. 10 Edhe atij që i falni diçka, ia fal edhe unë; sepse nëse kam falur unë diçka, kujtdo që t’ia kem falur, për ju e kam bërë këtë, përpara Krishtit, që të mos teprojë fuqia e Satanait mbi ne; 11 sepse i dimë mendimet e tij.

Triumfi i predikimit të Krishtit

12 Edhe kur erdha në Troadë për të predikuar ungjillin e Krishtit, dhe m’u hap derë për Zotin, nuk pata prehje në shpirtin tim, sepse nuk gjeta Titon, vëllanë tim, 13 por si u lashë shëndet atyre, dola në Maqedoni.

14 Po falënderoj Perëndinë që na bën gjithmonë ngadhënjimtarë në Krishtin, edhe që me anën tonë përhap në çdo vend erën e njohjes së tij. 15 Sepse erë e mirë e Krishtit jemi ne përpara Perëndisë ndër të shpëtuarit dhe ndër të humburit. 16 Ndër këta jemi erë vdekjeje për vdekje, e ndër ata erë jete për jetë. Edhe cili është i zoti për këto? 17 Sepse ne nuk bëjmë tregti me fjalën e Perëndisë, si të shumtët, po si prej çiltërsie, po si prej Perëndie, përpara Perëndisë, flasim në Krishtin.

{tab=Kr.3}

Ligji dhe Fryma

nisim përsëri të rekomandojmë veten tonë? Apo mos kemi nevojë, si disa, për letra rekomandimi për ju, a për letra rekomandimi prej jush? 2 Ju jeni letra jonë, e shkruar brenda në zemrat tona, që njihet e lexohet nga të gjithë njerëzit. 3 Edhe dukeni se jeni letër e Krishtit me anë të shërbesës sonë, e shkruar jo me bojë, po me Frymën e Perëndisë së gjallë, jo në pllaka guri, po në pllaka zemrash të mishta.

4 Edhe të tillë besim kemi në Perëndinë me anë të Krishtit. 5 Jo se jemi të aftë prej vetvetes të mendojmë gjë si prej vetes sonë, por aftësia jonë është nga Perëndia, 6 i cili edhe na bëri të zotët të jemi shërbëtorë të dhiatës së re, jo të shkronjës, por të frymës; sepse shkronja vret, kurse fryma jep jetë.

7 Po në qoftë se shërbesa e vdekjes, që është gdhendur me shkronja në gur, u bë e lavdishme, aq sa bijtë e Izraelit nuk mundeshin të ngulnin sytë në fytyrën e Moisiut nga lavdia e fytyrës së tij, që ishte për t’u prishur, 8 si nuk do të jetë më shumë e lavdishme shërbesa e Frymës? 9 Sepse në qoftë se shërbesa e dënimit është lavdi, shumë më tepër tepron në lavdi shërbesa e drejtësisë. 10 Sepse as nuk u lavdërua nga kjo anë ajo që qe e lavdishme, për shkak të lavdisë që kapërcen çdo masë. 11 Sepse, në qoftë se ajo që ishte për t’u prishur qe e lavdishme, ajo që mbetet është shumë më tepër e lavdishme.

12 Duke pasur pra të tillë shpresë, flasim me shumë guxim; 13 edhe jo si Moisiu që vinte mbulesë mbi fytyrën e tij, që të mos vështronin bijtë e Izraelit fundin e asaj që ishte për t’u prishur. 14 Po mendjet e tyre u verbuan; sepse deri në ditën e sotme po ajo mbulesë në leximin e dhiatës së vjetër mbetet e pazbuluar, sepse mbulesa u hoq me anë të Krishtit. 15 Po deri sot, kur lexohet Moisiu, mbulesë gjendet mbi zemrat e tyre. 16 Po kur të kthehet Izraeli tek Zoti, mbulesa do të hiqet. 17 Dhe Zoti është Fryma; edhe ku është Fryma e Zotit, atje është liri. 18 Por ne të gjithë, duke parë me fytyrë të zbuluar, si në pasqyrë, lavdinë e Zotit, ndërrojmë formën në po atë shembëllesë, nga lavdia në lavdi, si prej Frymës së Zotit.

{tab=Kr.4}

Ndihma e Perëndisë në veprën e Ungjillit

randaj duke pasur këtë shërbesë, siç u përdëllyem, nuk ligështohemi, 2 por mohuam të fshehtat e turpërisë dhe nuk ecim me dinakëri, as nuk shtrembërojmë fjalën e Perëndisë, po me shfaqjen e së vërtetës ia paraqesim veten tonë çdo ndërgjegjeje njerëzore përpara Perëndisë. 3 Edhe në qoftë se është i mbuluar ungjilli ynë, është i mbuluar për të humburit, 4 sepse perëndia i kësaj jete verboi mendimet e atyre që s’besojnë, që të mos i ndriçojë ata drita e ungjillit të lavdisë së Krishtit, i cili është shëmbëllesë e Perëndisë. 5 Sepse s’predikojmë veten tonë, por Zotin Jisu Krisht, edhe veten tonë si shërbëtorë tuaj për Jisuin. 6 Sepse Perëndia që tha të ndriçojë dritë nga errësira, është ai që ndriçoi në zemrat tona për të dhënë ndriçimin e njohjes së lavdisë së Perëndisë në personin e Jisu Krishtit.

7 Edhe kemi këtë thesar në enë balte, që të jetë teprimi i fuqisë nga Perëndia dhe jo nga ne. 8 Jemi në çdo gjë të shtrënguar, po jo të dërrmuar; të ngatërruar, po jo të dëshpëruar; 9 të përndjekur, po jo të braktisur; të vënë poshtë, po jo të humbur, 10 duke rrethsjellë gjithmonë në trup vdekjen e Zotit Jisu, që edhe jeta e Jisuit të shfaqet në trupin tonë. 11 Sepse ne që rrojmë, gjithnjë jepemi në vdekje për Krishtin, që edhe jeta e Jisuit të shfaqet në trupin tonë të vdekshëm. 12 Kështu vdekja vepron në ne, edhe jeta në ju. 13 Edhe duke pasur po atë frymë besimi, sipas Shkrimit “Besova, prandaj fola”, edhe ne besojmë, prandaj edhe flasim, 14 duke ditur se ai që ngjalli Zotin Jisu do të na ngjallë edhe ne me anë të Jisuit, edhe do të na nxjerrë përpara tij bashkë me ju. 15 Sepse të gjitha janë për ju, që hiri, duke tepruar për falënderimin e më të shumtëve, të teprojë në lavdinë e Perëndisë.

16 Prandaj nuk ligështohemi; po ndonëse njeriu ynë i jashtëm prishet, i brendshmi përtërihet dita-ditës. 17 Sepse shtrëngimi ynë i lehtë i përkohshëm punon për ne një lavdi të përjetshme tepër të madhe. 18 Ne nuk i hedhim sytë mbi ato që shihen, po mbi ato që nuk shihen; sepse ato që shihen janë të përkohshme, po ato që nuk shihen janë të përjetshme.

{tab=Kr.5}

Banesa e përkohshme dhe ajo e përjetshme

epse e dimë që, në u prishtë tenda e shtëpisë sonë tokësore, kemi ndërtesë tjetër nga Perëndia, shtëpi jo të bërë me dorë, po të përjetshme, në qiejt. 2 Sepse në këtë tendë psherëtijmë, duke dëshiruar të veshim përsipër shtëpinë tonë qiellore. 3 Dhe në qoftë se kemi veshur atë, nuk do të gjendemi të zhveshur. 4 Sepse ne që jemi në këtë tendë, psherëtijmë nën peshën e saj; sepse s’duam të zhvishemi, po të vishemi përsipër, që e vdekshmja të përpihet prej jetës. 5 Edhe ai që na krijoi për këtë punë, është Perëndia, i cili edhe na dha paradhënien e Frymës.

6 Duke pasur pra përherë guxim, dhe duke ditur se deri sa rrimë në trup jemi larg nga Zoti, – 7 sepse ecim me besim, jo me të shikuar, – 8 prandaj kemi guxim e na pëlqen më tepër të largohemi nga trupi, e të jemi pranë Zotit. 9 Prandaj edhe përpiqemi, qoftë duke qenë afër, qoftë duke qenë larg, t’i jemi atij të pëlqyeshëm. 10 Sepse të gjithë ne duhet të dalim përpara gjykatores së Krishtit, që të shpaguhet gjithësecili për ato punë që ka bërë me anë të trupit, qoftë mirë, qoftë keq.

Pajtimi me Perëndinë me anë të Krishtit

11 Duke ditur pra frikën e Zotit, njerëzit i bindim, edhe tek Perëndia jemi të shfaqur; edhe shpresoj se edhe në ndërgjegjen tuaj jemi të shfaqur. 12 Sepse nuk rekomandojmë veten tonë përsëri tek ju, po ju japim shkak të mburreni për ne, që të keni ç’t’u thoni atyre që mburren me pamje, e jo me zemër. 13 Sepse si të jemi jashtë mendsh, për Perëndinë jemi, si të jemi ndër mend, për ju jemi. 14 Sepse dashuria e Krishtit na shtrëngon; sepse kështu gjykojmë, se nëse vdiq një për të gjithë, të gjithë pa fjalë vdiqën. 15 Edhe vdiq për të gjithë, që ata që rrojnë të mos rrojnë më për veten e tyre, po për atë që vdiq e u ngjall për ta.

16 Prandaj ne që tani e tutje s’njohim asnjë sipas mishit; edhe ndonëse e njohëm Krishtin sipas mishit, po tani nuk e njohim më. 17 Prandaj nëse është ndonjë në Krishtin, ky është ndërtesë e re; të vjetrat shkuan, ja të gjitha tek u bënë të reja. 18 Edhe të gjitha janë prej Perëndisë, që na pajtoi me veten e tij me anë të Jisu Krishtit, edhe na dha shërbesën e pajtimit. 19 Domethënë se Perëndia ishte në Krishtin, duke pajtuar botën me veten e tij, pa ua llogaritur atyre fajet; edhe vuri tek ne fjalën e pajtimit. 20 Për Krishtin pra lajmësojmë, sikur t’ju lutej Perëndia me anën tonë; ju lutemi për Krishtin, pajtohuni me Perëndinë. 21 Sepse Perëndia, atë që nuk njohu mëkat, për ne e bëri të jetë mëkat, që të bëhemi ne drejtësi e Perëndisë me anë të tij.

{tab=Kr.6}

dhe si bashkëpunëtorë me të, ju lutemi juve të mos e prisni më kot hirin e Perëndisë. – 2 Sepse thotë: “Në kohë të pëlqyer të dëgjova ty, edhe në ditë shpëtimi të ndihmova ty”; ja tani tek është kohë e pëlqyeshme; ja tani tek është ditë shpëtimi. – 3 Në asgjë nuk japim asnjë pengesë, që të mos qortohet shërbesa jonë. 4 Por në çdo gjë e rekomandojmë veten tonë si shërbëtorë të Perëndisë, me shumë durim, në shtrëngime, në nevoja, në pikëllime, 5 në rrahje, në burgje, në turbullira, në mundime, në pagjumësi, në agjërime; 6 në pastërti, në urtësi, në zemërgjerësi, në mirësi, në Frymë të Shenjtë, në dashuri pa shtirje; 7 në fjalë të së vërtetës, në fuqi të Perëndisë; me armët e drejtësisë në dorën e djathtë e në të majtën; 8 në lavdi e çnderim, në emër të mirë e emër të keq; porsi mashtrues, po të vërtetë; 9 porsi të panjohur, po të njohur mirë; porsi duke vdekur, po ja tek rrojmë; porsi të munduar, po jo të vrarë; 10 porsi të hidhëruar, po gjithnjë të gëzuar; porsi të vobektë, po shumë veta pasurojmë; porsi skamës, po të gjitha i zotërojmë.

11 Goja jonë u hap për ju, o Korinthianë, zemra jonë u zgjerua. 12 Nuk jeni në ngushtim në ne, por jeni në ngushtim përbrenda jush. 13 Dhe për të na e shpërblyer, – ju flas si bijve, – bëhuni edhe ju të gjerë.

Tempulli i Perëndisë së gjallë

14 Mos hyni në një zgjedhë me të pabesët; sepse ç’të përbashkët ka drejtësia me paligjshmërinë? Edhe ç’shoqëri ka drita me errësirën? 15 Edhe ç’përputhje ka Krishti me Belialin? Apo ç’pjesë ka besimtari me të pabesin? 16 Apo ç’bashkim ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë së gjallë, siç tha Perëndia: “Se do të banoj në mes tyre, dhe do të eci; dhe do të jem Perëndia i tyre, dhe ata do të jenë populli im”. 17 Prandaj “dilni nga mesi i tyre”, edhe “ndahuni nga ata, thotë Zoti”, edhe “mos prekni asgjë të papastër”, edhe “unë do t’ju pres brenda”, 18 edhe “do të jem Ati juaj, dhe do të jeni bijtë e mi dhe bijat e mia, thotë Zoti i Gjithëpushtetshëm”.

{tab=Kr.7}

uke pasur pra, o të dashur, këto premtime, le të pastrojmë veten tonë nga çdo ndyrësi të mishit e të shpirtit, duke punuar shenjtëri me frikë Perëndie.

Hidhërimi dhe gëzimi i Pavlit

2 Na bëni vend; askujt s’i bëmë keq; asnjeri nuk prishëm, nga askush nuk përfituam. 3 Nuk e them këtë për t’ju dënuar; sepse ju thashë që më parë, se jeni në zemrat tona, aq sa të vdesim bashkë e të rrojmë bashkë. 4 I shumtë është guximi im tek ju, e shumtë mburrja ime për ju; jam plot me ngushëllim, ndjej gëzim shumë të madh në gjithë shtrëngimin tonë. 5 Sepse si erdhëm në Maqedoni, trupi ynë nuk pati fare prehje, po gjendeshim në shtrëngime në çdo gjë; përjashta luftëra, përbrenda frikëra. 6 Po Perëndia që ngushëllon të përulurit, na ngushëlloi me ardhjen e Titos. 7 Edhe jo vetëm me ardhjen e tij, po edhe me ngushëllimin që u ngushëllua tek ju, duke na treguar për mallin tuaj të madh, ngashërimin tuaj, zellin tuaj për mua; aq sa u gëzova tepër. 8 Sepse, ndonëse ju hidhërova me letrën, nuk pendohem, ndonëse më vinte keq; sepse shoh se ajo letër, megjithëse për pak kohë, ju hidhëroi. 9 Tani gëzohem, jo se u hidhëruat, por se u hidhëruat për pendim; sepse u hidhëruat sipas udhës së Perëndisë, që të mos ju bëhet juve ndonjë dëm prej nesh. 10 Sepse hidhërimi sipas udhës së Perëndisë sjell pendim për shpëtim, për të cilin nuk pendohet njeriu; por hidhërimi i botës sjell vdekje. 11 Sepse ja, po ajo punë, hidhërimi juaj sipas Perëndisë, sa kujdes solli tek ju! Po sa shfajësim, po sa zemëratë, po sa frikë, po sa mall, po sa zell, po sa shpagim! Në të gjitha e treguat veten tuaj se jeni të pastër në këtë punë. 12 Prandaj, edhe nëse ju shkrova, nuk e bëra këtë për atë që ka bërë padrejtësi, as për atë të cilit iu bë padrejtësi, po që të tregohet tek ju kujdesi ynë që kemi për ju përpara Perëndisë.

13 Prandaj u ngushëlluam; edhe mbi ngushëllimin tuaj u gëzuam shumë më tepër për gëzimin e Titos, se iu preh shpirti nga ju të gjithë. 14 Se nëse u mburra për gjë tek ai për ju, nuk u turpërova; po siç jua thamë juve të gjitha në të vërtetën, kështu edhe mburrja jonë tek Titoja për ju doli e vërtetë. 15 Edhe dashuria e tij për ju atij i shtohet më tepër, kur kujton bindjen e ju të gjithëve, si me frikë e me drithërim e pritët atë. 16 Gëzohem pra, që guxoj për gjithçka tek ju.

{tab=Kr.8}

Ndihmesa për Kishën e Jerusalemit

dhe ju bëjmë të ditur, o vëllezër, hirin që u është dhënë nga Perëndia kishave të Maqedonisë; 2 se, ndonëse ishin në provë të madhe shtrëngimi, tepria e gëzimit të tyre dhe varfëria e tyre e thellë gëluan në pasurinë e bujarisë së tyre. 3 Edhe dëshmoj këtë, se sipas fuqisë së tyre dhe përmbi fuqinë e tyre dhanë duke dashur vetë. 4 Me shumë përgjërim na u lutën neve të pranojmë dhuratën dhe pjesën e tyre të shërbesës që është për shenjtët. 5 Edhe nuk dhanë vetëm sa shpresonim, po ia dhanë më përpara veten e tyre Zotit, pastaj neve me vullnetin e Perëndisë, 6 aq sa ne iu lutëm Titos, që siç e pati nisur më parë, kështu edhe ta përfundojë tek ju edhe këtë hir. 7 Po siç teproni në çdo gjë, në besim dhe në fjalë dhe në dituri dhe në çdo kujdes, e në dashurinë tuaj për ne, kështu të teproni edhe në këtë hir.

8 Nuk e them këtë me urdhër, po që me anë të kujdesit të të tjerëve të provoj edhe pastërtinë e dashurisë suaj. 9 Sepse e njihni hirin e Zotit tonë Jisu Krisht, se, ndonëse ishte i pasur, u bë i varfër për ju, që të bëheni ju të pasur me anë të varfërisë së tij. 10 Edhe për këtë ju jap këshillë; sepse kjo është e mirë për ju që nisët që vjet jo vetëm ta bëni, po edhe ta doni. 11 Tani pra përfundojeni së bëri, që, siç qe dëshira për të kërkuar, kështu të jetë edhe përfundimi nga ajo çfarë keni. 12 Sepse në është më parë dëshira, është i mirëpritur dikush sipas atyre që ka dhe jo sipas atyre që s’ka. 13 Sepse nuk dua të tjerë të kenë lehtësim, e ju  shtrëngim, po të bëhet me barazi, 14 që në këtë kohë teprica juaj të plotësojë mangësitë e tyre, që edhe teprica e tyre të plotësojë mangësitë tuaja në një kohë tjetër; që kështu të bëhet barazi, 15 siç është është shkruar: “Kush mblodhi shumë, nuk mori më shumë, edhe kush mblodhi pak, nuk mori më pak”.

Tito dhe dy bashkëpunëtorët anonimë

16 Po falënderojmë Perëndinë që jep në zemrën e Titos po atë kujdes për ju; 17 sepse pranoi lutjen tonë; edhe duke qenë më i kujdesshëm, doli me dashjen e tij për të ardhur tek ju. 18 Edhe bashkë me të dërguam vëllanë, lëvdimi i të cilit për ungjillin është nëpër të gjitha kishat. 19 Edhe jo vetëm kaq, po edhe u zgjodh prej kishave që të udhëtojë me ne me këtë dhuratë që shërbehet nga ne për lavdinë e vetë Zotit, edhe për të treguar gatishmërinë tuaj; 20 duke u druajtur nga kjo, se mos na qorton ndonjë për këtë bujari të madhe që kujdesohet nga ne, 21 sepse përkujdesemi për punë të mira jo vetëm përpara Zotit, po edhe përpara njerëzve. 22 Edhe dërguam bashkë me ata vëllanë tonë, të cilin e kemi provuar shumë herë në shumë punë se është i zellshëm, po tani është shumë më i zellshëm për besimin e madh që ka tek ju. 23 Sa për Titon, ai është shoku im dhe bashkëpunëtor tek ju; edhe sa për vëllezërit tanë, këta janë apostuj të kishave, lavdi e Krishtit. 24 Tregojuni pra atyre dëshminë e dashurisë suaj dhe të mburrjes sonë për ju përpara kishave.

{tab=Kr.9}

Nxitje për përgatitje më të mirë të ndihmës

a për shërbesën që bëhet për shenjtët është e tepërt për mua t’ju shkruaj, 2 sepse e di gatishmërinë tuaj, për të cilën mburrem për ju tek Maqedonasit, se Akaia u përgatit që vjet; edhe zelli juaj nxiti më të shumtët. 3 Edhe dërgova vëllezërit, që në lidhje me këtë të mos dalë e kotë mburrja jonë për ju, që, siç kam thënë, të jeni të përgatitur; 4 se mos, në ardhshin bashkë me mua Maqedonas, e ju gjejnë të papërgatitur, turpërohemi ne, – që të mos them ju, – për këtë besim në mburrjen tonë. 5 Prandaj mendova se është e nevojshme t’u lutem vëllezërve që të vijnë më parë tek ju e të përgatisin këtë dhuratë tuajën bujare që u zotuat më parë, që kështu kjo të jetë e gatshme si bujari e jo si lakmim.

6 Edhe këtë e them, se ai që mbjell me kursim, edhe do të korrë me kursim; edhe ai që mbjell me dorë të hapët, edhe do të korrë me dorë të hapët. 7 Gjithësecili le të japë si t’i dojë zemra, jo me hidhërim, ose nga nevoja, sepse Perëndia do atë që jep me zemër të gëzuar. 8 Edhe Perëndia është i fortë të shtojë me të tepërt çdo hir tek ju, që duke pasur gjithnjë në çdo gjë gjithë sa duhen, t’ju teprojnë për çdo punë të mirë, 9 siç është shkruar: “Shpërndau, u dha të varfërve; drejtësia e tij mbetet përjetë”. 10 Edhe ai që i jep farë atij që mbjell, edhe bukë për të ngrënë, dhëntë e shumoftë farën tuaj, edhe rrittë frytet e drejtësisë suaj; 11 të pasuroheni nga të gjitha në çdo punë që kërkon bujari, e cila përpunon me anën tonë falënderim për Perëndinë. 12 Sepse kryerja e këtij shërbimi jo vetëm plotëson nevojat e shenjtëve, po edhe tepron me shumë falënderime për Perëndinë, 13 sepse duke provuar këtë shërbim, ata lavdërojnë Perëndinë për bindjen e rrëfimit tuaj në ungjillin e Krishtit, edhe për bujarinë me të cilën u ndihmoni atyre dhe të gjithëve. 14 Dhe lutjet e tyre për ju, janë plot me dashuri për ju, për hirin e shumtë të Perëndisë mbi ju. 15 Dhe hir i qoftë Perëndisë për dhuratën e tij të patregueshme.

{tab=Kr.10}

Pushteti dhe misioni i Pavlit

dhe vetë unë Pavli ju lutem nëpërmjet butësisë e ëmbëlsië së Krishtit, unë i cili faqe jush jam i përulur, e nga larg i guximshëm ndaj jush; 2 edhe ju lutem, që, kur të jem i pranishëm, të mos marr guxim me besimin, me të cilin mendoj të jem i guximshëm kundër disave, të cilët na llogarisin sikur ecim sipas mishit. 3 Sepse, ndonëse ecim në mish, nuk luftojmë sipas mishit. 4 Sepse armët e luftës sonë nuk janë prej mishi, po të forta prej Perëndisë për të shembur fortesa; 5 sepse shembim mendime dhe çdo lartësi që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë, dhe robërojmë çdo mendim që t’i bindet Krishtit; 6 edhe jemi gati të marrim shpagim për çdo mosbindje, kur bindja juaj të bëhet e plotë.

7 Ju shihni ende ato që duken në sipërfaqe. Nëse ndonjë beson në vetvete se është i Krishtit, le ta mendojë këtë përsëri nga vetvetja, se, siç është ai i Krishtit, kështu edhe ne jemi të Krishtit. 8 Sepse, edhe sikur të mburrem ca më tepër për pushtetin tonë, që na dha Zoti për ndërtim, e jo për rrëzimin tuaj, nuk do të turpërohem; 9 që të mos dukem se dua t’ju frikësoj me anë të letrave. 10 Sepse, thonë, letrat janë të rënda dhe të forta; po qenia e atij këtu me trup është e dobët, edhe fjala e tij e pavlerë. 11 Ai që është i këtillë le të dijë këtë, se siç jemi në fjalët me letra, kur jemi larg, të tillë jemi edhe në veprat kur jemi afër.

12 Sepse nuk guxojmë të radhisim ose të krahasojmë veten tonë me disa nga ata që rekomandojnë veten e tyre; po vetë ata duke matur veten e tyre me veten e tyre, edhe duke krahasuar veten e tyre me veten e tyre nuk kuptojnë. 13 Po ne nuk do të mburremi jashtë masës, por sipas masës së kufijve të zonës që na caktoi Perëndia, masë, sa të arrijmë edhe deri tek ju; 14 sepse s’e shtrijmë tepër veten tonë, sikur nuk arritëm tek ju; sepse edhe deri tek ju arritëm me anë të ungjillit të Krishtit. 15 Edhe nuk mburremi jashtë masës për mundimet e të tjerëve, po kemi shpresë se, duke u shtuar besimi juaj, do të rritemi tek ju për së tepërmi, sipas kufijve të zonës tonë, 16 aq sa të predikojmë ungjillin edhe në ato vende që janë përtej jush, që të mos mburremi për ato që janë të përgatitura në vend të huaj. 17 Por ai që mburret, në Zotin le të mburret; 18 sepse nuk është i sprovuar ai që rekomandon veten e tij, po ai që Zoti rekomandon.

{tab=Kr.11}

Pavli dhe pseudoapostujt

o të doja të duroni pakëz marrëzinë time; po edhe më duroni, pra. 2 Sepse ju kam zili me zili Perëndie; sepse ju fejova me një burrë, që t’ju nxjerr përpara Krishtit si vërgjëreshë të pastër. 3 Por kam frikë, se mos ashtu si gjarpëri gënjeu Evën me dinakërinë e tij, kështu prishet edhe mendja juaj duke rënë nga thjeshtësia që është në Krishtin. 4 Sepse, në ardhtë ndonjë e t’ju predikojë një tjetër Krisht, që nuk e kemi predikuar, ose merrni një tjetër frymë, që s’e keni marrë, ose një tjetër ungjill, që s’e keni pranuar, mjaft mirë do ta duronit atë. 5 Por pandeh se në asnjë punë s’kam mbetur prapa edhe nga apostujt më të shquar. 6 Edhe ndonëse jam njeri i pastëvitur në fjalë, po jo nga dituria, të cilën jua shfaqëm në gjithçka.

7 Apo bëra faj, duke ulur veten time, që të lartësoheni ju, sepse falas ju predikova juve ungjillin e Perëndisë? 8 Kisha të tjera i ropa, duke marrë ato që nevojiten për t’ju shërbyer juve. 9 Edhe kur isha tek ju e pata mungesa, s’iu bëra barrë asnjërit; sepse atë që më mungonte e plotësuan vëllezërit që erdhën nga Maqedonia; edhe në çdo punë u ruajta, edhe do të ruhem, që të mos ju bëhem barrë juve. 10 E vërteta e Krishtit është tek unë, se nuk do të më mbyllet goja për këtë mburrje në vendet e Akaisë. 11 Përse? Sepse s’ju dua ju? Perëndia e di.

12 Po atë që bëj dhe do ta bëj, që t’u pres shkakun atyre që duan shkak, që për atë punë që mburren të gjenden si edhe ne. 13 Sepse njerëz të tillë janë apostuj të rremë, punëtorë mashtrues, të shndërruar në formë në apostuj të Krishtit. 14 Edhe s’është për t’u çuditur; sepse vetë Satanai ndërron formën në engjëll drite. 15 S’është pra punë e madhe, nëse edhe shërbëtorët e tij ndërrojnë formën në shërbëtorë drejtësie, fundi i të cilëve do të jetë sipas veprave të tyre.

Pavli vë përballë veten me pseudoprofetët

16 Përsëri them: Askush le të mos më pandehë se jam i marrë; në mos, të paktën pritmëni si të marrë, që të mburrem edhe unë pakëz. 17 Atë që flas me këtë siguri për t’u mburrur, nuk e flas sipas Zotit, po si në marrëzi e sipër. 18 Meqenëse shumë veta mburren sipas mishit, do të mburrem edhe unë. 19 Sepse duke qenë ju të urtë, me ëmbëlsi duroni të marrët. 20 Sepse duroni, nëse dikush ju robëron, nëse ju gllabëron dikush, nëse ju grabit dikush, nëse dikush krenohet, nëse ju qëllon dikush në fytyrë. 21 Për turp e them këtë, sikur ne të ishim të dobët; po në çdo gjë që guxon ndonjë, – në marrëzi po e them, – guxoj edhe unë. 22 Hebrenj janë? Edhe unë. Izraelitë janë? Edhe unë. Farë e Abrahamit janë? Edhe unë. 23 Shërbëtorë të Krishtit janë? – pa mend flas, – më tepër unë; në mundime më tepër, në plagë jashtë mase, në burgje më tepër, në vdekje shumë herë. 24 Prej Judenjve pesë herë mora dyzet frushkulla pa një, 25 tri herë u rraha me shkop, një herë u godita me gurë, tri herë u mbyta në det, një natë e një ditë kam qëndruar në fund të detit, 26 shpesh në udhëtime, në rreziqe lumejsh, në rreziqe kusarësh, në rreziqe prej farës sime, në rreziqe prej kombesh, në rreziqe në qytet, në rreziqe në shkretëtirë, në rreziqe në det, në rreziqe ndër vëllezër të rremë; 27 në mundim e në vuajtje, shpesh pa gjumë, në uri e në etje, shpesh në agjërime, në të ftohtë e lakuriq. 28 Përveç të tjerash, puna ime e përditshme, kujdesi i kishave. 29 Kush është i dobët, e unë s’jam i dobët? Kush skandalizohet, e unë s’digjem?

30 Nëse duhet të mburrem, do të mburrem për ato që kanë të bëjnë me dobësinë time. 31 Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jisu Krisht, i cili është i bekuar në jetë të jetëve, e di se nuk gënjej. 32 Në Damask governatori i mbretit Areta ruante rrotull qytetin e Damaskinëve, sepse donte të më kapte, 33 edhe nga një dritare zbrita nga muri me një shportë dhe shpëtova nga duart e tij.

{tab=Kr.12}

Vizione dhe zbulime

ë mburrem, nuk më intereson, sepse do të vij në vegime e në zbulesa të Zotit. 2 Di një njeri në Krishtin përpara katërmbëdhjetë vjetësh, – a me trup, s’e di; a jashtë trupit, s’e di; Perëndia e di; – se ky njeri i tillë u rrëmbye deri në qiellin e tretë. 3 Edhe e di njeriun e tillë, – a me trup, s’e di; a jashtë trupit, s’e di; Perëndia e di; – 4 se u rrëmbye në parajsë dhe dëgjoi fjalë të patregueshme, të cilat nuk i lejohet njeriut t’i flasë. 5 Për të tillin njeri do të mburrem; po për veten time nuk do të mburrem, veç për dobësitë e mia. 6 Sepse sikur të dua të mburrem, nuk do të jem i marrë, sepse të vërtetën do të them, po druhem se mos mendon ndonjë për mua më tepër nga ajo që më sheh ose nga ajo që dëgjon prej meje. 7 Edhe që të mos krenohem për zbulesat e shumta, m’u dha një gjemb në trup, një engjëll i satanait, që të më bjerë me shuplaka, që të mos krenohem. 8 Për këtë tri herë iu luta Zotit, që të largohet satanai prej meje. 9 Edhe më tha: Të mjafton hiri im; sepse fuqia ime në dobësi tregohet e përsosur. Me gëzim të madh pra do të mburrem më tepër për dobësitë e mia, që të rrijë tek unë fuqia e Krishtit. 10 Prandaj kënaqem në dobësira, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në shtrëngime, për Krishtin, sepse kur jam i dobët, atëherë jam i fuqishëm.

Dashuria dhe kujdesi i Pavlit për korinthianët

11 U bëra i marrë duke u mburrur; ju më detyruat; sepse unë duhej të rekomandohesha prej jush; sepse në asgjë nuk mbeta prapa nga apostujt më të shquar, ndonëse s’jam gjë. 12 Shenjat e apostullit vepruan tek ju me shumë durim, me çudira, e me shenja, e me fuqira, 13 sepse në ç’punë mbetët prapa nga kishat e tjera, përveç se unë vetë nuk u bëra barrë për ju? Falmani këtë padrejtësi. 14 Ja e treta herë që jam gati për të ardhur tek ju, edhe nuk dua t’ju bëhem barrë; sepse s’kërkoj pasuritë tuaja, po ju; sepse bijtë s’kanë detyrë të mbledhin për prindërit, po prindërit për bijtë. 15 Por unë me gëzim të madh do të shpenzoj dhe do të shpenzohem fare për shpirtrat tuaj, ndonëse, megjithëse ju dua më tepër, duhem më pak. 16 Po ashtu qoftë, unë nuk u bëra barrë për ju; po duke qenë dinak, ju zura me dredhi. 17 Mos lakmova gjë prej jush me anë të ndonjërit nga ata që dërgova te ju? 18 Iu luta Titos, edhe bashkë me të dërgova vëllanë. A mos lakmoi gjë prej jush Tito? A nuk ecëm po me atë frymë? A nuk ecëm në po ato gjurmë?

19 Përsëri pandehni se mbrohemi përpara jush? Flasim përpara Perëndisë në Krishtin; edhe të gjitha këto, o vëllezër, i bëjmë për ndërtimin tuaj. 20 Sepse kam frikë se mos, kur të vij, nuk ju gjej të tillë siç dua, edhe mua nuk do të më gjeni të tillë siç më doni; se mos ka ndër ju grindje, zilira, zemërata, të zëna, përgojime, tinëzira, mendjemadhësira, trazira; 21 se mos, kur të vij përsëri, më përul Perëndia im përpara jush, dhe vajtoj për shumë nga ata që kanë mëkatuar që përpara dhe s’janë penduar për fëlliqësinë dhe për kurvërinë e për ndyrësinë që bënë.

{tab=Kr.13}

Paralajmërime përfundimtare dhe përshëndetje

jo është e treta herë që vij tek ju. “Çdo fjalë do të mbështetet në gojën e dy dhe tre dëshmitarëve”. 2 Parathashë dhe parathem, si i pranishëm për së dyti, edhe tani që jam larg po u shkruaj atyre që kanë mëkatuar që përpara dhe gjithë të tjerëve, se, në ardhsha përsëri, nuk do të kursehem, 3 meqenëse kërkoni provë që nëpërmjet meje flet Krishti, i cili s’është i dobët tek ju, po i fuqishëm në ju. 4 Sepse, ndonëse u kryqëzua prej dobësie, por rron prej fuqisë së Perëndisë; sepse edhe ne megjithëse jemi të dobët në të, por do të rrojmë bashkë me të në ju prej fuqisë së Perëndisë.

5 Shikoni veten tuaj, nëse jeni në besë; provoni veten tuaj; apo s’e njihni veten tuaj se Jisu Krishti është në ju? Veç në qofshi të paprovuar në ndonjë gjë. 6 Edhe shpresoj se do ta njihni që ne s’jemi të paprovuar. 7 Edhe i lutem Perëndisë që të mos bëni ndonjë gjë të ligë; jo që të dukemi ne të provuar, po që të bëni ju të mirën, edhe ne le të jemi të paprovuar. 8 Sepse s’mundemi të bëjmë gjë kundër së vërtetës, po për të vërtetën. 9 Sepse gëzohemi, kur ne jemi të dobët e ju jeni të fuqishëm; për këtë edhe lutemi, për përsosjen tuaj. 10 Prandaj i shkruaj këto kur jam larg, që të mos sillem ashpër kur të jem afër, sipas pushtetit që më ka dhënë Zoti për të ndërtuar, edhe jo për të shkatërruar.

11 Pra, vëllezër, gëzohuni, ngushëllohuni, jini në një mendje, kini paqe, edhe Perëndia i dashurisë dhe i paqes do të jetë bashkë me ju. 12 Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë. Ju përshëndesin të gjithë shenjtorët.

13 Hiri i Zotit Jisu Krisht dhe dashuria e Perëndisë, edhe pjesëmarrja e Frymës së Shenjtë qoftë me ju të gjithë. Amin. {/tabs}

Letra drejtuar Galatianeve

{tab=Mbylle}

{tab=Hyrje}

 Letra e Shën Pavlit drejtuar Galatianëve, ka shumë mundësi galatianëve të Jugut (Listra, Derbe, Ikonium), është dërguar nga Antiokia në fillim të viteve pesëdhjetë. Në këtë letër të fuqishme, apostulli Pavël shpreh zemërimin dhe dhembjen e tij të thellë ndaj faktit, se Galatianët, të cilët kishin marrë ungjillin e vërtetë të Krishtit prej atij, ishin mashtruar duke praktikuar “një tjetër ungjill” i cili mësonte se shpëtimi i njeriut kërkonte zbatimin e ritualit të ligjit të Dhiatës së Vjetër, duke përfshirë edhe praktikën e rrethprerjes. 

    Zemra e kësaj letre drejtuar “Galatianëve të marrë” (3:1) është mbrojtja pa kompromis që i bën Shën Pavli faktit se ungjilli i tij nuk është i tij, por i Krishtit, ungjilli i shpëtimit, jo nga ligji, por nga hiri dhe besimi në Shpëtimtarin e kryqëzuar i Cili e jep Shpirtin e Shenjtë tek të gjithë që besojnë. Apostulli thekson faktin se në Krishtin dhe Shpirtin është liria nga robëria e mishit, nga robëria e frymërave të elementëve të universit dhe nga robëria e kërkesave rituale të ligjit, me anë të cilit asnjë nuk mund të shpëtohet. Për Izraelin e Perëndisë (6:16) të vërtetë, është liria e përsosur, birësia hyjnore dhe një krijim i ri. Ata “të cilët udhëhiqen nga Shpirti… nuk janë nën ligjin” (5:18). 

    Letra e Galatianëve përfshihet në leximet gjatë liturgjisë së Kishës Orthodhokse, me vargjet e famshme të kapitullit të katërt që lexohen në Apostullin e Meshës hyjnore të Krishtlindjes (4:4-7). Kjo letër i jep Kishës, gjithashtu vargun që këndohet në procesionin solemn të shërbesës së Pagëzimit, i cili zëvendëson gjithashtu Himnin Trishenjtor në Meshën hyjnore të festave të mëdha të Kishës, të cilat ishin dikur kremtimet e hyrjes së katekumenëve në jetën misterore të Kishës (shih Vëllimi II, Adhurimi). “Sa u pagëzuat më Krishtin, me Krishtin u veshët” (Galatianët 3:27).

{tab=Kr.1}

avli, apostull jo prej njerëzish, as me anë njeriu, po me anë të Jisu Krishtit, edhe të Perëndisë Atë që e ngjalli atë prej së vdekurish, 2 edhe gjithë vëllezërit që janë bashkë me mua, kishave të Galatisë; 3 hir mbi ju dhe paqe nga Perëndia Atë dhe nga Zoti ynë Jisu Krisht, 4 që dha veten e tij për mëkatet tona, që të na shpëtojë nga kjo jetë e ligë e tanishme, sipas vullnetit të Perëndisë dhe Atit tonë, 5 të cilit i qoftë lavdia në jetë të jetëve. Amin.

6 Çuditem se kaq shpejt ikni prej atij që ju thirri me anë të hirit të Krishtit në tjetër ungjill, 7 i cili nuk është tjetër, po janë disa veta, të cilët ju turbullojnë dhe duan të shtrembërojnë ungjillin e Krishtit. 8 Por edhe sikur ne, a engjëll prej qielli ju predikoftë tjetër ungjill e jo atë që ju predikuam, qoftë i mallkuar. 9 Siç thamë më përpara, edhe tani përsëri them: Në ju predikoftë juve ndonjëri ungjill tjetër e jo atë që keni marrë, qoftë i mallkuar. 10 Sepse tani, po bind njerëzit, apo Perëndinë? Apo kërkoj t’u pëlqej njerëzve? Sepse po t’u pëlqeja edhe njerëzve, nuk do të isha shërbëtor i Krishtit.

11 Po ju bëj të ditur, vëllezër, se ungjilli që u predikua prej meje nuk është sipas njeriut; 12 sepse as unë s’e mora prej njeriu, as nuk u mësova prej njeriu, po nëpërmjet zbulesës së Jisu Krishtit. 13 Sepse keni dëgjuar për sjelljen time të mëparshme në Judaizëm, se fort tepër përndiqja kishën e Perëndisë për ta shkatërruar atë. 14 Dhe përparoja në Judaizëm më tepër se shumë bashkëmoshatarë në kombin tim, sepse isha më tepër i zellshëm për traditat e etërve të mi.

15 Po kur i pëlqeu Perëndisë, i cili më ndau që nga barku i nënës dhe më thirri me anë të hirit të tij, 16 që të zbulojë Birin e tij tek unë, që ta ungjillëzoj atë ndër kombet, përnjëherë nuk u këshillova me mish e me gjak, 17 as nuk u ngjita në Jerusalem tek ata që qenë apostuj para meje, por shkova në Arabi, dhe përsëri u ktheva në Damask. 18 Pastaj, pas tre vjetësh u ngjita në Jerusalem, për të takuar Pjetrin; dhe qëndrova pranë tij pesëmbëdhjetë ditë. 19 Edhe tjetër nga apostujt nuk pashë, veçse Jakovin, vëllain e Zotit. 20 Edhe përsa ju shkruaj juve, ja, tek po ju them përpara Perëndisë se nuk gënjej. 21 Pastaj erdha në viset e Sirisë e të Kilikisë, 22 edhe fytyra ime ishte e panjohur në kishat e Judesë që ishin në Krishtin, 23 por vetëm kishin dëgjuar se ai që na përndiqte dikur, tani po ungjillëzon besimin që përpiqej të shkatërronte dikur. 24 Edhe lavdëronin Perëndinë në mua.

{tab=Kr.2}

astaj, pas katërmbëdhjetë vjetësh, përsëri u ngjita në Jerusalem bashkë me Barnabën, si mora me vete edhe Titon. 2 Edhe u ngjita sipas zbulesës së Perëndisë, edhe u parashtrova atyre ungjillin që predikoj tek kombet, e veçanërisht më të shquarve, nga frika se mos bredh a brodha më kot. 3 Por as Titoja që qe bashkë me mua, ndonëse ishte Grek, nuk u detyrua të rrethpritet; 4 edhe kjo për shkak të vëllezërve të rremë që ishin futur fshehurazi, të cilët hynë fshehurazi për të përgjuar lirinë tonë që kemi në Krishtin Jisu, që të na robërojnë. 5 Këtyre nuk iu nënshtruam as për një çast, që e vërteta e ungjillit të qëndrojë tek ju. 6 Edhe për ata që u duket se diç janë, çfarëdo që të kenë qenë ndonjëherë, asfare s’dua t’ia di. Perëndia nuk e shikon njeriun nga fytyra; sepse ata që duken se diç janë nuk shtuan gjë tek unë; 7 po përkundrazi, kur panë se mua m’u besua ungjilli i parrethprerjes, sikurse Pjetrit ungjilli i rrethprerjes, 8 – sepse ai që veproi tek Pjetri për apostolinë e rrethprerjes, veproi edhe tek mua për kombet. – 9 Edhe si e njohën hirin që m’u dha, Jakovi dhe Kefai e Joani, të cilët dukeshin se ishin shtylla, na dhanë mua dhe Barnabës dorën e djathtë të shoqërisë, që ne të shkojmë ndër kombet, e ata tek të rrethprerët. 10 Vetëm na porositën të kujtojmë të varfërit; gjë të cilën edhe u kujdesa ta bëj.

11 Edhe kur erdhi Pjetri në Antioki, e kundërshtova në sy, sepse ishte për t’u qortuar, 12 sepse pa ardhur disa veta nga Jakovi, hante bashkë me kombet; po kur erdhën, u tërhoq dhe veçoi veten e tij, sepse kishte frikë nga ata që ishin të rrethprerjes. 13 Edhe bashkë me atë u hoqën veç edhe Judenjtë e tjerë, aq sa edhe Barnaba u tërhoq në hipokrizinë e tyre. 14 Po kur pashë se nuk ecin drejt sipas së vërtetës së ungjillit, i thashë Pjetrit përpara të gjithëve: Në qoftë se ti që je Jude rron si kombet, e jo si Judenjtë, pse i detyron kombet të rrojnë si Judenjtë? 15 Ne që jemi prej natyre Judenj dhe jo prej kombesh mëkatarë, 16 duke ditur se nuk drejtësohet njeriu prej veprash ligji, veçse me anë të besimit të Jisu Krishtit, edhe ne i besuam Krishtit Jisu, që të drejtësohemi prej besimit të Krishtit, dhe jo prej veprave të ligjit; sepse asnjë mish nuk do të drejtësohet prej veprave të ligjit. 17 Po në qoftë se duke kërkuar të drejtësohemi në Krishtin, u gjetëm edhe ne mëkatarë, atëherë Krishti qenka shërbëtor i mëkatit? Larg qoftë!

18 Sepse nëse ndërtoj përsëri ato që prisha, bëj veten time shkelës. 19 Sepse unë me anë të ligjit vdiqa në ligj, që të rroj në Perëndinë. 20 Bashkë me Krishtin u kryqëzova; edhe s’rroj më unë, po Krishti rron tek unë; edhe ajo që rroj unë tani në mish, rroj në besimin e Birit të Perëndisë, i cili më deshi edhe dha veten e tij për mua. 21 Nuk hedh poshtë hirin e Perëndisë; sepse në qoftë drejtësia me anë të ligjit, atëherë Krishti vdiq më kot.

{tab=Kr.3}

Galatianë të marrë, kush ju mori më sysh që të mos i bindeni të vërtetës, përpara syve të të cilëve Jisu Krishti u përshkrua i kryqëzuar në mes tuaj? 2 Këtë vetëm dua të marr vesh prej jush: Prej veprash ligji e morët Frymën, apo prej dëgjimit të besimit? 3 Kaq të marrë qenkeni? Pasi nisët me Frymë, tani mbaroni me mish? 4 Më kot pësuat kaq shumë gjëra? Nëse vërtet ishte më kot. 5 Ai pra që ju jep Frymën dhe punon çudira ndër ju, prej veprash ligji i bën këto, apo prej dëgjimit të besimit?

6 Sikurse “Abrahami i besoi Perëndisë, dhe iu llogarit atij për drejtësi”, 7 dijeni pra, se ata që janë prej besimit, këta janë bij të Abrahamit. 8 Edhe shkrimi duke paraparë se Perëndia drejtëson kombet prej besimit, e paraungjillëzoi Abrahamin: “Se të gjitha kombet do të bekohen në ty”. 9 Prandaj ata që janë prej besimit bekohen bashkë me besëtarin Abraham.

10 Sepse sa janë prej veprash ligji, nën mallkim janë; sepse është shkruar: “I mallkuar është cilido që s’qëndron në të gjitha sa janë shkruar në librin e ligjit, për t’i bërë ato”. 11 Edhe se askush nuk drejtësohet me anë të ligjit përpara Perëndisë, është e qartë, “Sepse i drejti prej besës do të rrojë”. 12 Edhe ligji nuk është prej besës, po “njeriu që i bën ato, do të rrojë me anë të tyre”. 13 Krishti na shpërbleu nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne; se është shkruar: “I mallkuar është cilido që varet në dru”, 14 që të vijë bekimi i Abrahamit në kombet me anë të Krishtit Jisu, që të marrim premtimin e Frymës me anë të besimit.

15 O vëllezër, si njeri flas; po edhe dhiatë njeriu, pasi vërtetohet, asnjeri nuk e hedh poshtë, a shton gjë në atë. 16 Edhe premtimet iu thanë Abrahamit edhe farës së tij; nuk thotë: Edhe farave, si për shumë, po si për një: “Edhe farës sate”, që është Krishti. 17 Edhe këtë e them, se dhiatën që qe vërtetuar më përpara prej Perëndisë në Krishtin, ligji që u bë pas katërqind e tridhjetë vjetësh nuk e hedh poshtë që të prishë premtimin. 18 Sepse në qoftë se trashëgimi është prej ligji, nuk është më prej premtimi; po Perëndia ia fali këtë Abrahamit me anë të premtimit.

19 Përse pra u dha ligji? U shtua për shkak të shkeljeve, deri sa të vinte fara, së cilës i qe bërë premtimi; edhe ky ligj u urdhërua me anë të engjëjve me dorë ndërmjetësi. 20 Edhe ndërmjetësi nuk është vetëm i njërit; po Perëndia është një.

21 Ligji pra qenka kundër premtimeve të Perëndisë? Larg qoftë! Sepse në është dhënë ligj që mund të japë jetë, atëherë drejtësia do të ishte me të vërtetë prej ligjit. 22 Por shkrimi i mbylli të gjitha nën mëkat, që t’u jepet premtimi prej besimit në Jisu Krishtin atyre që besojnë. 23 Edhe përpara se të vinte besimi, ruheshim nën ligj, të mbyllur brenda në besimin, i cili ishte për t’u zbuluar. 24 Prandaj ligji u bë mësuesi ynë në Krishtin, që të drejtësohemi prej besimit. 25 Por si erdhi besimi, nuk jemi më nën mësues.

26 Sepse të gjithë ju jeni bij të Perëndisë me anë të besimit që është në Krishtin Jisu. 27 Sepse sa u pagëzuat në Krishtin, në Krishtin u veshët. 28 Nuk ka Jude as Grek; nuk ka shërbëtor, as të lirë; nuk ka mashkull e femër; sepse ju të gjithë jeni në Krishtin Jisu. 29 Edhe në jeni ju të Krishtit, atëherë jeni farë e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit.

{tab=Kr.4}

dhe them se, sa kohë trashëgimtari është foshnjë, nuk dallon fare nga shërbëtori, ndonëse është i zoti i të gjithave; 2 por është nën mbikqyrës e kujdestarë, deri në kohën e caktuar nga i ati. 3 Kështu edhe ne, kur ishim foshnja, ishim robër nën elementëte botës; 4 po kur erdhi plotësia e kohës, Perëndia dërgoi të Birin, që lindi prej gruaje dhe që ishte nën ligj, 5 që të shpërblejë ata që ishin nën ligj, që të marrin birësinë. 6 Edhe meqenëse jemi bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja, që thërret: Abba, o Atë. 7 Prandaj nuk je më shërbëtor, po bir; dehe në je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.

8 Po atëherë, duke mos njohur Perëndinë, u shërbyet atyre që s’janë prej natyre perëndira; 9 por tani, pasi njohët Perëndinë, osemë mirë u njohët prej Perëndisë, si ktheheni përsëri në elementët e dobët e të mjerë, të cilëve prapë si përpara doni t’u shërbeni? 10 Vini re ditë e muaj e stinë e vite. 11 Kam frikë për ju se mos më kot u mundova për ju.

12 O vëllezër, ju lutem, bëhuni si unë, sepse edhe unë jam si ju; s’më keni bërë ndonjë të keqe. 13 Edhe e dini, se predikova ungjillin tek ju herën e parë kur isha i sëmurë në mish. 14 Edhe ngasjen time që kisha në mishin tim nuk e përbuzët, as nuk e përçmuat, po më pritët si engjëll Perëndie, si Krishtin Jisu. 15 Cila pra ishte lumuria juaj? Sepse ju dëshmoj se po të mundej, edhe sytë tuaj do t’i nxirrnit e do të m’i jepnit mua. 16 A mos u bëra armiku juaj, pra, se ju them të vërtetën?

17 Tregojnë zell për ju, po jo për mirë; përkundrazi duan t’ju veçojnë, që të tregoni zell për ata. 18 Por është mirë të keni gjithmonë zell për të mirë, dhe jo vetëm kur gjendem në mes tuaj. 19 Djemtë e mi, përsëri kam dhimbje lindjeje për ju, deri sa të formohet Krishti tek ju. 20 Edhe doja të isha në mes tuaj tani, dhe të ndryshoja zërin tim, sepse nuk di ç’të mendoj për ju.

21 Pa më thoni, ju që doni të jeni nën ligj, a nuk e dëgjoni ligjin? 22 Sepse është shkruar se Abrahami pati dy bij, një prej shërbëtores, dhe një prej së lirës; 23 por ai që lindi prej shërbëtores lindi sipas mishit; edhe ai prej së lirës, lindi me anë të premtimit. 24 Këto tregojnë një kuptim tjetër; sepse këtu janë të dy dhiatat, njëra nga mali Sina, që lind për skllavëri, që është Agara. 25 Sepse Agara është mali Sina në Arabi, edhe përkon me Jerusalemin e sotëm, edhe është në skllavëri bashkë me të bijtë. 26 Po Jerusalemi i sipërm është i lirë, i cili është nëna e ne të gjithëve. 27 Sepse është shkruar: “Gëzohu ti, o shterpë që nuk lind; bërtit e thërrit ti që nuk ke dhimbje lindjeje, sepse djemtë e shkretëtirës janë më shumë se të asaj që ka burrin”. 28 Edhe ne, o vëllezër, jemi si Isaku, bij të premtimit. 29 Po sikurse atëherë ai që lindi sipas mishit përndiqte atë që kishte lindur sipas frymës, kështu edhe tani. 30 Po ç’thotë shkrimi? “Dëboje shërbëtoren dhe birin e saj; sepse s’ka për të trashëguar biri i shërbëtores bashkë me birin e së lirës”.

31 Nuk jemi pra, vëllezër, bij të shërbëtores, por të së lirës.

{tab=Kr.5}

ëndroni pra në lirinë, me të cilën na çliroi Krishti dhe mos hyni përsëri në zgjedhën e skllavërisë.

2 Ja unë Pavli po ju them juve se po të rrethpriteni, Krishti nuk do t’ju sjellë fare dobi. 3 Edhe përsëri dëshmoj për çdo njeri që rrethpritet, se është i detyruar të zbatojë gjithë ligjin. 4 U ndatë nga Krishti ju që drejtësoheni me anë të ligjit, ratë nga hiri. 5 Sepse ne me anë të Frymës prej besimi presim për shpresën e drejtësisë prej besimit. 6  Sepse në Krishtin Jisu as rrethprerja nuk ka ndonjë fuqi, as parrethprerja, po besimi që bëhet me anë dashurie.

7 Ju rendnit mirë; kush ju pengoi të mos i bindeni së vërtetës? 8 Kjo bindje nuk është prej atij që ju thërret juve. 9 Pakëz brumë mbrun gjithë mbrujtjen. 10 Unë kam shpresë tek ju me anë të Zotit, se nuk do të mendoni asgjë tjetër; po ai që ju turbullon juve, do të mbajë dënimin, cilido qoftë ai. 11 Edhe unë, o vëllezër, në qoftë se predikoj ende rrethprerjen, pse përndiqem ende? Atëherë u hoq skandali i kryqit. 12 Do të doja që ata që ju turbullojnë u copëtofshin.

13 Sepse ju, o vëllezër, u thirrët në liri; vetëm mos e përdorni lirinë për shkak të mishit, po me anë të dashurisë t’i shërbeni njëri-tjetrit. 14 Sepse gjithë ligji përmbushet në një fjalë, në këtë: “Duaje të afërmin tënd si veten tënde”. 15 Po nëse kafshoni e hani njëri-tjetrin, shikoni mos shkatërroheni nga njëri-tjetri.

16 Them pra: Ecni sipas Frymës, edhe nuk do të bëni dëshirimin e mishit. 17 Sepse mishi dëshiron kundër Frymës, edhe Fryma kundër mishit; edhe këta janë njëri kundër tjetrit, që të mos bëni ato që doni. 18 Po në qoftë se ju udhëheq Fryma, nuk jeni nën ligj.

19 Edhe veprat e mishit janë të dukshme, të cilat janë kurorëshkelja, kurvëria, papastërtia, shthurrja, 20 idhujtaria, magjia, armiqësitë, grindjet, zilitë, zemëratat, zënkat, mosmarrëveshjet, herezitë, 21 smirat, vrasjet, dehjet, plangprishjet dhe të ngjashme me këto, për të cilat ju parathem, siç edhe jua parathashë, se ata që bëjnë të tilla, s’kanë për të trashëguar mbretëri Perëndie.

22 Por fryti i Frymës është dashuri, gëzim, paqe, zemërgjerësi, ëmbëlsi, mirësi, besnikëri, 23 butësi, vetëpërmbajtje; kundër të tillave nuk ka ligj.

24 Edhe ata që janë të Krishtit, e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pësimet e me dëshirimet. 25 Në rrojmë sipas Frymës, sipas Frymës edhe të ecim.

26 Le të mos kërkojmë lavdi të kotë, duke ngarë njëri-tjetrin, duke pasur smirë njëri-tjetrin.

{tab=Kr.6}

ëllezër, edhe sikur të bjerë njeri në ndonjë faj, ju që jeni të frymës ngrijeni të tillin me frymë butësie; duke u kujdesur për veten tënde se mos ngitesh edhe ti. 2 Mbajani barrët njëri-tjetrit, edhe kështu përmbushni ligjin e Krishtit. 3 Sepse në i duket ndonjërit se diç është, duke qenë asgjë, gënjen vetveten. 4 Por gjithësecili le të provojë punën e tij, dhe vetëm atëherë do të ketë përse të mburret për vetveten, edhe jo për tjetrin. 5 Sepse gjithësecili do të mbajë barrën e vet.

6 Edhe atij që i mësohet fjala, le të bëjë pjesëtar në të gjitha të mirat atë që e mëson. 7 Mos u gënjeni, Perëndia nuk përbuzet; sepse ç’të mbjellë njeriu, këtë edhe do të korrë. 8 Sepse ai që mbjell në mish të tij, prej mishit do të korrë prishje; por ai që mbjell në Frymë, prej Frymës do të korrë jetë të përjetshme. 9 Le të mos ligështohemi pra duke bërë të mirën, sepse po të mos ligështohemi, do të korrim në kohën e duhur. 10 Prandaj deri sa kemi kohë, le të punojmë të mirën në të gjithë, e më fort në ata që janë në një besim me ne.

11 Shikoni me çfarë shkronjash të mëdha ju shkrova me dorën time. 12 Sa duan të duken të mirë në mish, këta ju detyrojnë të rrethpriteni, vetëm që të mos përndiqen për kryqin e Krishtit. 13 Sepse as ata që rrethpriten s’e ruajnë ligjin, por duan të rrethpriteni ju, që të mburren në mish tuaj. 14 Por për mua qoftë larg të mburrem, veç për kryqin e Zotit tonë Jisu Krisht, me anë të të cilit bota është kryqëzuar tek unë, edhe unë tek bota. 15 Sepse në Krishtin Jisu as rrethprerja ka fuqi, as parrethprerja, por krijimi i ri. 16 Edhe për të gjithë sa ecin sipas këtij rregulli, paqe e përdëllim qoftë mbi ta, dhe mbi Izraelin e Perëndisë.

17 Tanie tutje askush le të mos më shqetësojë; sepse unë mbaj shenjat e Zotit Jisu në trupin tim.

18 Hiri i Zotit tonë Jisu Krisht qoftë bashkë me frymën tuaj, o vëllezër. Amin. {/tabs}