Një grup nga OCMC (Qendra Orthodhokse Misionare e Krishterë) organizoi kamp veror për fëmijët e Shtëpisë Shpresa –

 

   Një grup prej 8 personash nga pjesë të ndryshme të Amerikës, erdhën në Shqipëri për një periudhë të shkurtër. Ata organizuan një kamp 7-ditor për fëmijët e Shtëpisë Shpresa, në mjediset e manastirit të Shën Vlashit, afër Durrësit. Kampi kishte për temë: “E bekuar është mbretëria e Atit,e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë”. Veprimtaria u fokusua në Paravolinë e Djalit Plangprishës dhe përfshiu gjithashtu art, muzikë, mësim të gjuhës angleze dhe aktivitete sportive. Me një interes të veçantë ishte edhe dita e vlerësimit të artit, ku portreti i Rembrandit “Kthimin e Djalit Plangprishës” u diskutua dhe u krahasua me stilin ikonografik dhe mesazhin e ikonografit Rublev, tek ikona “Trinia e Shenjtë”. Fëmijët mësuan të vlerësojnë estetikën e artit të bukur dhe kuptimin teologjik të ikonës.

    Pjesëmarrësit në kamp bënë një ekskursion në qytetin historik të Shkodrës, ku morën pjesë në shenjtërimin e kishës “Lindja e Krishtit”. Pas Liturgjisë Hyjnore fëmijët së bashku më miqtë nga SHBA dhe mësuesit u ngjitën në kala ku vizituan muzeun dhe zhvilluan atje një piknik.

    Me sugjerimin dhe bekimin e Hirësi Nikollës, ditën e fundit të kampit, programi i takimit dhe dreka bashkuan me pjesëmarrësit në veprimtari edhe ish-mësues dhe fëmijë që kanë qëndruar e studiuar në Shtëpinë Shpresa. Emocionuese në këtë rast ishin historitë dhe kujtimet e fëmijëve dhe të mësuesve. Ishte një ditë e mbushur me gëzim dhe me shpresën që veprimtari të tilla të zhvillohen çdo vit.

    Një grup nga miqtë nga SHBA u largua më shpejt, ndërsa katër prej tyre, atë Denis Rhodes, prift, Jessica Lee, psikologe, Adeline Coppola, terapiste e artit për edukimin e veçantë dhe Charles Gallagher, punonjës i kujdesit birësues, së bashku me dhjakoneshën Aleksandra Ritsi dhe Anastasia Pamela Barksdale zhvilluan një seminar për rritjen e nivelit të kujdesit dhe mësimdhënies me pjesëtarët e stafit të Shtëpisë Shpresa. Trajnime të tilla shpresohet të zhvillohen edhe në periudhën midis dy kampeve vjetore. Skuadra dhe kampi u drejtuan nga Anastasia Pamela Barksdale, Misionare nga OCMC dhe pedagoge e Edukimit të Krishterë në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”.

 

        Anastasia Pamela Barksdale

    Misionare nga OCMC në Shqipëri