Fondacioni “Klinikat Orthodhokse të Ungjillëzimit” – Klinika Okulistike dhe ORL
Shërbim i ri i Kirurgjisë Okulistike
– Po kryhen ndërhyrje me nivel të lartë dhe me teknika bashkëkohore –
Së fundmi, në Klinikën Okulistike dhe ORL, të Fondacionit “Klinikat Orthodhokse të Ungjillëzimit”, është vënë në funksion shërbimi i kirurgjisë okulistike. Në sallën e kirurgjisë kryhen ndërhyrje me teknika bashkëkohore me vendet e zhvilluara. Tashmë mund të trajtohen me sukses një numër sëmundjesh si katarakti (perde), glaukoma, strabizmi, chalazioni, pterigium etj. Garanci për mbarëvajtjen e trajtimeve kirurgjikale janë aparaturat moderne të cilësisë së lartë dhe stafi i kualifikuar e i përkushtuar. Shërbimet e reja, për sëmundje dhe probleme që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale janë:
1. Dakriocistorhinostomi
2. Strabizmi
3. Glaukoma
4. Pterigioni
5. Halazioni
6. Katarakti (perde)me ultratinguj (fakoemulsifikacion)