Theofania, ndër të tjera, është edhe gëzim. Gëzojnë besimtarët, por gëzon edhe natyra, që me anë të shenjtërimit të ujit shenjtërohet dhe ajo, pasi Krishti u pagëzua për të gjithë krijesën, që Ai vetë krijoi me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë. Ndaj, në të gjitha kremtimet e kësaj feste të shënuar, në Liturgjinë Hyjnore, Shërbesën e Shenjtërimit të Ujit dhe ritualin tradicional të kapjes së kryqit ndieje kaq shumë hare dhe gëzim tek mijëra e mijëra besimtarët që morën pjesë në to. Ato u kthyen në festa të vërteta popullore dhe jo vetëm për besimtarët e krishterë.

    Në Tiranë, shërbesat u kryen në Katedralen e re “Ngjallja e Krishtit” dhe u drejtuan  nga Kryepiskopi Anastas, i ndihmuar nga Hirësi Nathanaili, Hirësi Asti dhe klerikë të tjerë.

    Në Durrës, pas Liturgjisë dhe shërbesës në kishën e Apostull Pavlit dhe Shën Astit, Hirësi Nikolla bëri hedhjen tradicionale të kryqit në ujërat e detit Adriatik, në portin e qytetit.

    Në Elbasan, siç është bërë traditë këto vitet e fundit, Hirësi Andoni e hodhi kryqin në një pishinë.

    Në Mitropolinë e Korçës, Hirësi Joani i kreu shërbesat në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe më pas e hodhi kryqin në shatërvanin e qytetit të Korçës dhe në ujërat e  Liqenit të Ohrit, në Pogradec.

    Në Berat, Hirësi Ignati e kreu Liturgjinë Hyjnore dhe Shërbesën e Bekimit të ujërave në katedralen e  Shën Dhimitrit, ndërsa në Vlorë kryqi u hodh në det.

    Në Mitropolinë e Gjirokastrës, Hirësi Dhimitri e hodhi kryqin në ujërat e Detit Jon, ndërsa në Gjirokastër u hodh në ujërat e  Drinos.

 

 
TIRANE
 
 
 
DURRES
 
 
 
 
ELBASAN
 
 
Photo
 
 
BERAT
 
 
 
 
 
FIERI
 
 
 
 
KORCE
 
 
 
 
 
Nga kremtimi i së kremtes së Pagëzimit të Krishtit & Bekimit të Ujit në Kishën Orthodhokse në disa rrethe të Shqipërisë, 6.1.2014 – Tv A1 Report