Në dt.26 dhjetor 2013 u zhvillua Festivali 15 i Rinisë Orthodhokse të Shqipërisë “Bijtë e Dritës”, nën kujdesin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, në amfiteatrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë.

    Në këtë festival morën pjesë grupe të ndryshme rinore orthodhokse: të Tiranës (Kori dhe Orkestrina e Radios “Ngjallja”), të Durrësit, të Beratit, të Vlorës, të Elbasanit, të Fikasit (Elbasan), të Shën Joan Vladimirit (Elbasan), të Gjinarit (Elbasan), të Gjimnazeve “Kryqi i Nderuar” Gjirokastër dhe Sukth (Durrësit), Akademia Teologjike në Shën Vlash (Durrës), Shkolla “Homeri” dhe “Platoni” të Korçës, fëmijët nga “Shtëpia e Shpresës” Shën Vlash (Durrës).

    Merrnin pjesë Kryepiskopi Anastas, Mitropoliti i Beratit Hirësi Ignati, Episkopët-ndihmës: Nikolla, Andoni, Nathanaili, Asti dhe shumë të rinj, prindër dhe besimtarë.

    I gjithë organizimi dhe mbarëvajtja e Festivalit u përgatit nga të rinjtë orthodhoksë Tiranës (të organizuar në disa grupe pune: të regjisurës, të mikpritjes, të qetësisë, të skenës, të dekorit etj.), nën drejtimin e përgjegjësve të Zyrës Rinore të Kryepiskopatës dhe Këshillit të Rinisë së Tiranës.

    Çmimin e parë të këngës e fitoi grupi rinor i Beratit, çmimin e dytë, grupi rinor i Tiranës, çmimin e tretë grupi rinor i Vlorës, çmimin e valles e fitoi grupi rinor i Gjinarit.

Fotografitë nga

Stephan Ritsi dhe Ilia Koçi