Aksionet e të rinjve vijuan me heqjen e mbeturinave të ndryshme, dherave, mbetjeve të dëmshme plastike apo qelqi etj, duke bërë të mundur rikthimin e pastërtisë në këto vende.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është treguar gjithnjë e gatshme për të kontribuar në nisma të tilla në mbrojtje të mjedisit. Me anë të programeve rinore, ky është i disati vit radhazi që shumë të rinj orthodhoksë, nxënës apo studentë, trajnohen dhe më pas financohen më qëllim mbrojtjen e mjedisit me moton “Shtëpia jonë e përbashkët”. Grupet rinore në këtë veprimtari u ndihmuan financiarisht nga Zyra Sociale e Kishës sonë “Diakonia Agapes” me gjithçka që ishte e nevojshme në bazën materiale dhe mjetet e nevojshme të punës, për të konkluduar më pas në qëllimin final: mbledhjen, ambalazhimin në thasë të posaçëm dhe grumbullimin e mbeturinave në vendet e caktuara për t’u transportuar më pas në vendet e tyre të riciklimit.
Kjo nismë mjaft frutdhënëse na rikujton se, si pjesëtarë të përgjegjshëm që jetojmë në komunitet, duhet të jemi gjithmonë kujdestarë të krijesës që na e dhuroi Perëndia, Krijuesi i Gjithësisë. Nuk mjafton vetëm të jetojmë në të dhe ta zotërojmë atë, por edhe të jemi kujdestarë të saj.
Zoti bekoftë përpjekjet e të rinjve dhe urojmë që në të ardhmen të gjithë të marrim pjesë sërish në aksione të tilla, madje edhe më të shpeshta, për të mirën e mjedisit, shtëpisë sonë të përbashkët.
Joan Meni