Në vazhdën e takimeve, bisedat, njohja me vendet e shenjta, të vizituara nga grupi i grave të famullisë së Shën Athanasit, nën drejtimin e klerikëve të saj, me predikime të pasura e me njohje nga mësimdhënia e etërve të Kishës sonë, kanë gjallëruar jetën tonë këtë fillim viti liturgjik, si në përpjekje shpirtërore ashtu edhe me aktivitete. Vizita të tilla kanë bërë në Shën e Premte në Valësh, kishën e Analipsit në Librazhd etj.
Çdo të kremte të gjithë së bashku jemi pjesë e bisedave shpirtërore dhe sociale. Me motivin “Të doni njëri-tjetrin siç ju desha unë ju!”, besimtarët janë aktivë në komunikim, katekizëm, tema sociale ku referojnë klerikët, gratë besimtare si Vasilika, Manda, Liljana etj., që kryhet çdo të enjte pranë famullisë sonë dhe çdo të diel pas Liturgjisë për fëmijët. Këto takime rrisin dhe forcojnë besimin te nënat në mënyrë që ato të kenë çfarë t’u transmetojnë nipërve e mbesave të tyre, për të rrënjosur e transmetuar ndër breza në shpirtin e tyre dashurinë për Zotin Krisht e Kishën e Tij.
Pavlina Dede