Mbledhja kishte si temë “Misioni i Perëndisë” dhe u hap nga Kryepiskopi Anastas, i cili u kujtoi të pranishmëve se: “Shpirti në mënyrë të vazhdueshme i jep jetë Kishës dhe çdo anëtari të saj, duke i transformuar në qeliza të gjalla të trupit mistik të Krishtit, dhe i bën të aftë të marrin pjesë në misionin e Tij të vazhdueshëm për shpëtimin e tërë gjithësisë”.
Në vazhdim, misiologjisti evangjelist, dr. Darrell Jackson, kujtoi qëllimin e thirrjes së Nismës së Lozanës me Orthodhoksët, që e tërë Kisha të përhapë Ungjillin në të gjithë botën. Ai u ndal në konvergjencat midis mënyrës Orthodhokse dhe Evangjeliste të kuptimit të hierapostullimit, pa neglizhuar ato pika që ndajnë.
Qendrore dhe e vlerësuar në këtë takim, ishte mundësia për të studiuar së bashku Shkrimin e Shenjtë, koha e kaluar në lutje dhe diskutimet e hapura dhe interesante në seancat plenare dhe në grupe të vogla. Pjesëmarrësit e panë veten si në një pelegrinazh në zbulim të njëri-tjetrit, një rrugëtim pa pasur si qëllim institucionet apo komformitetin theologjik, por pjesëmarrjen me shumë besim në misionin e Perëndisë, vullneti i të Cilit, na bashkon në një vend ku “një shumicë që askush nuk mund ta numërojë, nga çdo komb, tribu, popull dhe gjuhë (qëndroi) përpara fronit dhe përpara Qengjit. (Zbulesa 7:9)
Në diskutime të hapura, nëpërmjet dëshmive personale dhe në shpirtin e respektit dhe të mikpritjes, pjesëmarrësit debatuan për çështjet sfiduese të proselitizmit, territoreve kanonike, shpëtimit, theosis dhe shumë çështje të tjera, me përfundimin për të vazhduar këtë rrugëtim së bashku, me një takim të dytë ndërkombëtar, që është planifikuar të mbahet në fillim të vjeshtës të vitit të ardhshëm.
Duke lëvizur së bashku përpara, qëllimi i Nismës të Lozanës me Orthodhoksët, është për të reflektuar në mënyrë konstruktive për historikun e marrëdhënieve midis orthodhoksëve dhe Evangjelistëve, për të punuar së bashku drejt një kuptimi më të mirë dhe shërimin e plagëve që ekzistojnë. Nëpërmjet këtij procesi të dy palët do të pasurohen dhe forcohen në punë e hierapostolisë, me më shumë respekt reciprok, mbështetje dhe bashkëpunim.
Th.Dh