Çështja e Përmetit ka kaluar me kohë kufijtë e vendit dhe për fat të keq ka ekspozuar Shqipërinë si një vend me problem në zbatimin e lirisë fetare. Kjo u duk në deklarimin e deputetëve të djathtë të Partive Popullore (që askush nuk e botoi), të komisionerit Fyle, por edhe në reagimet e organizmave kishtarë.
Kështu, siç u pasqyrua në të gjitha mediat tona, të shkruara dhe televizive, pas pyetjes së një deputeti evropian, komisioneri i BE Stefan Fyle, u përgjigj: “Marrëveshja për rregullimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, dialogu konstruktiv dhe sigurimi i ekzistencës së shtetit ligjor, respektimi i të drejtave të pronës, liria e fesë dhe adhurimit, janë konteksti në të cilin duhet të gjendet një zgjidhje e pranueshme reciprokisht”.
Ai thekson gjithashtu se është e nevojshme që Shqipëria të bëjë përpjekje të mëtejshme për të respektuar të drejtat e njeriut, ndërsa është vërejtur pabarazi në zbatimin e tyre efektiv.
Fyle rithekson se çështjet e respektimit të të drejtave të njeriut janë një pjesë integrale e raporteve të rregullta të progresit, për shtetet që aspirojnë të bashkohen me BE.