Dje, më 21 gusht, Nunci Apostolik i Selisë së Shenjtë të Vatikanit në vendin tonë, Arqipeshkvi Ramiro Moliner Inglés, i shoqëruar nga ndihmësi i tij, vizitoi Kryepiskopin Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasin, në Selinë e Kryepiskopatës së Shenjtë Orthodhokse, për t’i dorëzuar letrën enciklike “Lumen Fidei”, të Papa Françeskut I.

    Në këtë takim, midis të tjerash, Nuncit iu dha rasti të informohet edhe rreth ngjarjes së fundit të përdhosjes së kishës së Tërëshenjtës Mari, në Përmet.