Primatët dhe përfaqësuesit e Kishave Lokale Orthodhokse, u mblodhën në Moskë për festimin e 1025 vjetorit të Pagëzimit të Rusisë. Përgjatë kësaj kohe ata diskutuan edhe për situatën e të krishterëve në Lindjen e Mesme. Më 25 korrik 2013, Primatët dhe përfaqësuesit e Kishave Lokale Orthodhokse u takuan në Kremlin me Presidentin e Rusisë z. Vladimir Putin. Kisha Orthodhoke Autoqefale e Shqipërisë përfaqësohej nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij z. Joan.