ZYRË PËR KËTË PROGRAM
Nga fillimi i Marsit 2001, filloi të funksionojë në Tiranë Zyra e Ekoprogramit, e cila kishte për qëllim:
► koordinimin e veprimeve të Programit
►kontaktin, sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin, në veçanti të të rinjve, për mbrojtjen e ambientit, nëpërmjet botimeve të veçanta, simpoziumeve, aktiviteteve, takimeve informuese.
Gjatë Programit, Zyra organizoi konferencat e mëposhtme:
- 15.5.2001 – Prezantimi i ekoprogramit.
- 16.4.2001 – Prezantimi i rezultateve të programit – administrimi i mbetjeve të ngurta në zonat e Durrësit dhe Beratit.
- 15.6.2002 – Prezantimi i rezultateve të programit – edukimi mjedisor – trajnimi i drejtuesve në fushën e administrimit të mbetjeve të ngurta dhe mbrojtja e administrimi i ekosistemeve natyrore në Shqipëri – aktivitete të informimit dhe sensibilizimit.
Ky Program ishte bashkëpunim i Fondacionit “Frymë Dashurie” i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë me Departamentin e Biologjisë së Universiteteve të Tiranës, Athinës dhe Selanikut.
EDUKIMI MJEDISOR I DREJTUESVE
Programi përfshiu formimin e 15 të rinjve shqiptarë të diplomuar për Biologji, Inxhinieri Pyjore dhe Mjedisi
► në administrimin e mbetjeve të ngurta
► në mbrojtjen dhe administrimin të ekosistemeve natyrore.
Programi kishte kohëzgjatje 1000 orë dhe në të dhanë leksione studiues të shquar shqiptarë dhe grekë. Programi ia arriti qëllimit që kishte, duke ndihmuar në krijimin dhe formimin e disa kuadrove drejtues dhe më gjerë:
⇒Specializimin në një nivel të kënaqshëm në çështjet që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, duke zotëruar të dhëna bazë strukturore të funksionimit të ekosistemeve, të cilat do t’u lejojnë të formojnë një politikë rezultative.
⇒Aftësinë për të marrë pjesë konkretisht në implementimin si të studimeve ashtu edhe të veprave të propozuara dhe të veprimeve që paralelisht fillohen në nënprogramet e poshtëpërmendura.
……………………………….…………………….………………………………………..
LUMI VJOSË
Lumi i Vjosës mbasi përshkon 98 km në territorin grek dhe 181 km në territorin shqiptar derdhet në detin Adriatik. Është nga lumenjtë më të mëdhenj të Shqipërisë dhe një nga lumenjtë e paktë të mëdhenj të Evropës që nuk janë ndryshuar shumë nga dora e njeriut.
Duke kaluar nga një reliev shumë i thyer, me male që arrijnë deri në 2485m (Dritës) dhe pellgjeve, derdhet në veri të Lagunës së Nartës në krahinën më të gjerë të Vlorës. Gjatë rrugës së tij ndryshon dhe ndryshohet kaq shumë sa një organizëm njerëzor. Zig-zaget bashkë me ishujt e vegjël që formohen, për shkak të madhësisë së madhe të tyre në kombinim me brigjet e thikta (kur ngushtohet gjerësia e lumit) krijojnë një peizazh me bukuri të veçantë.
Në kuadrin e programit implementohen veprimet përkatëse me ato të Lagunës së Nartës me qëllim sigurimin e kushteve natyrore për funksionimin e sistemit lumor, i cili përbën një rezervë natyrore si në nivel kombëtar ashtu dhe në atë ndërkombëtar.
Rezultatet e këtij studimi treguan se përgjatë gjithë gjatësisë së lumit Vjosë cilësia e habitateve është e shkëlqyer nisur nga këto rezultate shihet:
⇒ Aftësi e lartë vetëpastruese e lumit.
⇒ Gjendje shumë e mirë e florës dhe e faunës së rajonit përreth.
Bota nënujore përbëhet nga 18 lloje, 5 nga të cilat janë të përbashkëta në pjesën greke dhe shqiptare të lumit. Disa lloje të veçanta mbrohen nga legjislacioni i Komunitetit Europian.
Në këtë zonë gjenden rreth 200 lloje zogjsh, shumë prej të cilëve janë të mbrojtur nga Komuniteti Europian, ndërsa të tjerët janë konsideruar tërësisht të rrezikuar, siç është p.sh. pelikani dalmatian, gushkuqi etj.
Lumi Vjosë mund të jetë një model i natyrshmërisë që karakterizon lumenjtë e Ballkanit, si dhe mund të shërbejë si udhërrëfyes për projektet e rehabilitimit mjedisor në rastet e lumenjve që kanë nevojë tërësore për rehabilitim.
LAGUNA E NARTËS
Laguna e Nartës gjendet në veri të Vlorës dhe në jug të deltës së lumit Vjosë dhe ka një sipërfaqe prej 41.8 km2. Është formuar nga ndikimi i ndërsjellë i prurjeve të lumit dhe të detit, por sot Narta nuk komunikon me lumin e Vjosës.
Në pjesën jugore të lagunës ndodhen edhe dy ishuj, të cilët përbëjnë edhe pjesën më të rëndësishme të kompleksit hidrografik. Në ishullin më të madh ndodhet edhe manastiri i famshëm i Zvërnecit, i ndërtuar në shekullin XIV.
Laguna ka një vlerë të rëndësishme ekonomike, shoqërore, historike, fetare dhe ekologjike.
Në kuadrin e programit implementohen:
⇒Regjistrimi i gjendjes ekzistuese me referim tek ambienti natyror dhe njerëzor.
⇒ Krijimi i sistemit të vëzhgimit të cilësisë së ujërave të ekosistemit të liqenit.
⇒Studimi i tendencave të zhvillimit ekonomik dhe demografik.
⇒Hartimi i propozimeve për veprime konkrete administrative dhe vepra me qëllim mbrojtjen, administrimin dhe ngritjen e ekosistemit të liqenit dhe në përgjithësi zhvillimin e pa cënuar të ekologjisë së krahinës.
Laguna është një zonë veçanërisht e mbrojtur për shkak të shumëllojshmërisë së zogjve, vlerës si ambient pushimi dhe mbi të gjitha vlerës si zonë gjeomonumentale e rëndësishme.
Studimi tregoi se ekosistemi i saj përballet intensivisht me problemet e mëposhtme:
⇒ Depozita sedimentare.
⇒Komunikim i vazhdueshëm me detin.
⇒ Fenomeni i eutrofikimit për shkak të ngordhjes masive të peshkut nga mungesa e aciditetit.
Për të mbrojtur këtë zonë duhen marrë masa lidhur me këto probleme. Në studim janë sugjeruar disa masa dhe veprime për trajtimin e këtyre problemeve, të cilat do të ndihmojnë njëkohësisht në zhvillimin turistik të zonës.
PARKU KOMBËTAR I LLOGARASË
Shtrihet rreth 40 km në juglindje të Vlorës, në kufirin midis Adriatikut dhe Jonit. Formimi i tij i dedikohet pellgut ujëmbledhës me një sipërfaqe prej 1010 ha, nga të cilat 800 ha janë pyll, ndërsa sipërfaqja tjetër mbulohet nga livadhe, kullota dhe zona shkëmbore të thikta.
Në Parkun Kombëtar ndeshemi me të gjitha zonat e bimësisë së Shqipërisë, (mesdhetare, ahishtore, alpine, dushkajore), flora dhe fauna jashtëzakonisht të pasura, gjithashtu dhe me shoqërime bimore të një interesi të veçantë.
Në kuadrin e programit hartohet një Projekt Administrues me qëllim mbrojtjen rezultative, vëzhgimin, administrimin, përzgjedhjen dhe shfrytëzimin e shumëllojshëm të burimeve natyrore të krahinës.
Projekti Administrues përmban:
►Regjistrimin e hollësishëm të burimeve të parkut (flora, fauna, bimësia, ekosistemet, dinamika, biomasa etj.)
►Regjistrimin e infrastrukturave (rrjete rrugore, ndërtesa, lehtësira të ndryshme etj.) dhe të kushteve ekonomiko-shoqërore (banorët, aktivitetet, kapitali blektoral, përdorime dhe shfrytëzime të sotme, vendbanimet etj.) të krahinës.
►Analizën dhe vlerësimin e të dhënave, krijimin e propozimeve alternative për zhvillimin dhe vlerësimin e burimeve. Bisedime me institucione, marrje vendimesh të përbashkëta, përzgjedhjen e modelit më të përshtatshëm për ngritjen dhe zhvillimin e krahinës.
►Hartimin përfundimtar. Përshkrimin e veprave dhe të punimeve. Buxhetin.
►Krijimin e një dosjeje të dhënash dhe zhvillimin e një Sistemi Gjeografik Informativ (GIS), i cili do të pasurohet vazhdimisht me qëllim krijimin e një mjeti të fortë e të përdorshëm në duart e administruesve të parkut.
Në strukturën e përgjithshme të përbërjes dhe Projektit Administrues për Parkun Kombëtar të Llogarasë janë përfunduar këto projekte:
⇒Regjistrimi i parametrave abiotik dhe biotik të zonës natyrore si dhe regjistrimi i elementit njerëzor që është i pranishëm në këtë zonë.
⇒Vlerësimi i mundësive dhe kufizimeve në administrimin e zonës si dhe marrja parasysh e tendencave të njeriut mbi ekosistemet e saj.
⇒ Regjistrimi dhe vlerësimi i karakteristikave specifike biotike të parkut.
⇒Vlerësimi i faktorëve që influencojnë në administrimin e parkut dhe që janë të lidhura me legjislacionin ndërkombëtar, me politikën kombëtare për turizmin fushor dhe malor si dhe me qëndrimet rezidenciale në këtë zonë.
Administrimi i parkut është projektuar me qëllim që:
- Të ofrojë mundësi për përdorimin e ambienteve rurale për një seri aktivitetesh që nuk dëmtojnë ambientin e parkut.
- Një përmirësim të bukurive natyrore të zonës.
- Të nxjerrë në dukje vlerat historike dhe kulturore të zonës.
- Të krijojë mundësi të reja për punë studimore dhe kërkimore.
- Të synojë në edukimin mjedisor.
- Të synojë në mbrojtjen dhe përmirësimin e ambientit natyror.
- Të synojë në ofrimin e mundësive të punësimit për banorët e zonës.
Për administrimin në të ardhmen:
⇒Administrimi dhe mbrojtja e zonave të parkut janë të përcaktuara.
⇒Ato janë të vizatuara në harta të shoqëruara me një përshkrim të detajuar të masave dhe kufizimit të aktiviteteve në këto zona.
⇒Janë hartuar disa masa dhe projekte për një organizim dhe shfrytëzim më të plotë të parkut.
Është sugjeruar krijimi i një bordi drejtues që do të merret me funksionimin e planit administrativ si dhe me programin afatgjatë të rishikimit dhe rehabilitimit të zonës.
MBETJET E NGURTA
Programi përfshin administrimin e plotë të mbetjeve të ngurta në qytetet e Durrësit dhe të Beratit dhe përgatitjen për veprat e duhura për mbrojtjen e mjedisit (rehabilitimi i vendeve të hedhjes së mbeturinave dhe i varrosjes higjienike të tyre).
Paralelisht programi synon në sjelljen dhe futjen e parimeve dhe mjeteve të shkencës të administrimit të mbetjeve të ngurta në shoqëritë lokale dhe shërbimet kompetente dhe në avancimin e politikës së administrimit të mbetjeve që është adoptuar nga Bashkimi Evropian.
Qëllimi i këtij studimi është krijimi i një programi tërësisht të kuptueshëm për një administrim të sigurt të mbetjeve të ngurta në qytetet e Durrësit dhe Beratit dhe në zonat përreth.
Kjo do të arrihet përmes:
► Mbrojtjes graduale të zonave me mbetje solide të pakontrolluara për të dyja qytetet.
► Marrjes përsipër të disa masave që lidhen me ish-qendrën kimike të zonës së Durrësit dhe magazinat e braktisura të produkteve kimike.
► Ndërtimit të zonës për groposjen e mbetjeve-ASBG-të tilla për të dy qytetet.
► Programit për riciklimin e materialeve dhe përdorimin e mëtejshëm të mbetjeve organike.
► Përmirësimit të menjëhershëm të qendrës për administrimin e mbetjeve masive dhe të rrezikshme.
►Përmirësimit të menjëhershëm i sistemit të mbledhjes dhe transportimit të mbetjeve.
► Ngritjes së një bordi drejtues për administrimin e mbetjeve si në Durrës edhe në Berat.
► Monitorimit të treguesve mjedisore.
► Marrjes së masave në zonat me karakteristika të veçanta-zonat bregdetare, fushore, turistike etj.