Në fshatin Zavalinë po ndërtohet edhe kisha e re, me bekimin dhe fondet e siguruara nga Kryepiskopi Anastas. Ndaj, krahas ndërtimit të saj u pa me vend edhe puna për ndërtimin e Kishës si komunitet i gjallë. Mësimet u mbështetën mbi Dhjatën e Vjetër, kryesisht mbi krijimin, rënien e njeriut në mëkat, udhëtimin e popullit të Perëndisë për në tokën e premtuar dhe qëllimin e ardhjes së Jisu Krishtit në tokë si shpëtimtar i botës.
Në katekizëm morën pjesë rreth 120 persona nga Zavalina dhe 60 nga Selta.
Elisabeta Shqau