– Po kryhen ndërhyrje me nivel të lartë dhe me teknika bashkëkohore –

    Së fundmi, në Klinikën Okulistike dhe ORL, të Fondacionit Orthodhoks “Ungjillzimi”, është vënë në funksion shërbimi i kirurgjisë okulistike. Në sallën e kirurgjisë kryhen ndërhyrje me teknika bashkëkohore me vendet e zhvilluara.


   Tashmë mund të trajtohen me sukses një numër sëmundjesh si katarakti (perde), glaukoma, strabizmi, chalazioni, pterigium etj.

    Garanci për mbarëvajtjen e trajtimeve kirurgjikale janë aparaturat moderne të cilësisë së lartë dhe stafi i kualifikuar dhe i përkushtuar.
 

    Shërbimet e reja, për sëmundje dhe probleme që kërkojnë ndërhyrje kirurgjike, janë”:

1.      Dakriocistorhinostomi
2.      Strabizëm
3.      Glaucomë
4.      Pterigion
5.      Halazion
6.      Katarakti (perde) me ultratinguj (fakoemulsifikacion)