Kontributi në Arsim.

Për arsimimin kishtar funksionojnë Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës në Kolegji Universitar “Logos”, shkolla e mesme kishtare “Kryqi i Nderuar” dhe “Shkolla e Muzikës Bizantine”, në Tiranë. Të gjitha janë me konvikte me kushte bashkëkohore dhe nxënësit janë të gjithë me bursa nga Kryepiskopi Anastas.

Funksionojnë 18 kopshte: në Tiranë (2), Durrës, Kavajë, Elbasan (2), Cërrik, Shkodër, Berat, Vlorë, Lush­një, Gjirokastër (2), Sarandë, Dervician, Përmet, Korçë, Pogradec.

Gjithashtu funksionojnë: në Tiranë, kompleksi ar­simor shqiptaro-amerikan “Protagonistët” (kopsht, shkollë 9-vjeçare, gjimnaz); në Durrës dhe Gjirokastër, shkollat 9-vjeçare shqiptaro-greke “Frymë Dashurie” (si dhe gjimnaze); në Korçë, gjimnazi “Platon”; në Mesopotam, gjimnazi dhe shkolla e mesme profesionale “Apostull Pavli”; në Bularat, konvikti “Trëndafili i pavyshkur” për vajza të shkollës së mesme; në Shën Vlash, Durrës, shtëpia e fëmijës “Shtëpia Orthodhokse e Shpresës”.

Në kohë të ndryshme u është dhënë mbështetje teknike e materiale shumë shkollave publike. Njëkohësisht u riparuan disa ndërtesa të shkatërruara universitare në Tiranë e Gjirokastër, u rikonstruktuan 10 shkolla, midis tyre edhe konviktin e fëmijëve që nuk flasin e nuk dëgjojnë, dhe 6 përkujdesje ditore (kopshte), sheshi sportiv i Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë etj.

Nga viti 2000 – 2010 funksiononte në Tiranë – me filial edhe në Gjirokastër (në vitin 2002 – 2011) – Instituti i Formimit Profesional “Frymë Dashurie”, i pari i këtij lloji në vend.

Nga Tetori 2010, në Tiranë funksionon Kolegji Universitar “Logos”, ku është i vendosur edhe Departamenti i Theologjisë dhe Kulturës, i cili ofron programe unike në fushën e arsimit të lartë teologjik në Shqipëri.

Më shumë detaje.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
fusion_tb_layout

Institucionet e arsimit.

Shkolla  9vjeçare “Protagonistët”

Shkolla “Fryme Dashurie”

Shkolla e mesme “Platon”

Kolegji “Frymë Dashurie”

Kolegji Universitar “LOGOS”