Mbi dorëheqjen e Papës Benedikti XVI

 Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
+ Anastasi

Lajmi i dorëheqjes dhe i mungesës nga jeta publike i Shenjtërisë së Tij, Papës Benedikt XVI, paralajmëron një prani të re të tijën me dallueshmëri në jetën kishtare. Habinë e madhe që solli ky lajm e pasoi shprehja e respektit mbarëbotëror për një njeri dhe udhëheqës fetar të rrallë. Besimi i patundur në Perëndinë Triadik, mendimi i thellë theologjik, kontributi i tij i shumanshëm në shpalljen e Ungjillit të drejtësisë dhe të paqes në botën moderne, iniciativat e tij për afrimin midis të krishterëve dhe për dialogun ndërfetar, e kanë shfaqur si një personalitet të madh universal.
         Me falënderim të sinqertë kujtojmë takimet e shpeshta, letrat vëllazërore, dashurinë e tij për Kishën Orthodhokse dhe interesimin e tij për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Theolog i spikatur dhe udhëheqës i paqshëm kishtar, duke zgjedhur në këtë fazë të jetës së tij shpirtërore qetësinë – hesikian “si bashkëpunëtore dhe nënë të lartësimit hyjnor”, (siç na thotë shën Grigor Theologu), ka për të ofruar me heshtjen e tij elokuente të një jete përkushtuar ndaj lutjes «a life dedicated to prayer», një mesazh të fortë për energjinë e jashtëzakonshme krijuese të lutjes brenda botës sonë të trazuar.

 

12 Shkurt 2013