Një veprimtari e bukur, emocionuese dhe argëtuese do të mbetet gjatë në kujtesën e të miturve të Institutit të Riedukimit në Kavajë. Në kuadër të periudhës festive  të Pashkës, për t’i dhënë një impuls më shumë jetës në këtë institucion riedukimi, me bekimin dhe mundësitë e krijuara nga Kryepiskopit Anastas, në datat 15 dhe 25 prill, u realizuan në të veprimtari festive dhe argëtuese.

    Të ftuar ishin parodistët e Vlorës, të cilët sollën humor dhe gëzim, ndërkohë që fëmijët u argëtuan edhe me pjesë të tjera të këndshme të veprimtarisë, si këngë, kokteil, takime dhe biseda të ndryshme me të ftuarit.

    Koordinatori i kësaj nisme ishte Atë Jani Tereziu, i cili bashkëpunoi me drejtorin e këtij instituti, z. Xhevat Hylviu dhe znj. Myfarete Laze, Drejtoreshë e punëve sociale në drejtorinë e burgjeve.

    Përfaqësuesit e institucioneve falënderuan Kishën Orthodhokse për këtë nismë kaq të vlefshme dhe të bukur dhe shprehën dëshirën  që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më aktivitete të tjera në të ardhmen.